Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, 8 eurodeputetë letër kryeministrit Rama

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Tetë eurodeputetë të Partive Europiane Popullore, i janë drejtuar sot me një letër kryeministrit të Edi Rama, lidhur me ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor që pritet të kalojnë nesër në Kuvend.

Një ditë, pasi për çështjen u shpreh edhe Venecia, e cila kërkoi kohë deri në dhjetor, eurodeputetët shprehen se kryeministri duhet të presë patjetër opinionin e Komisionit të Venecias për këtë çështje.

Michael Gahler, Sandra Kalniete, Andrey Kovatchev, David McAllister, Zeljana Zovko, David Lega, Vladimir Bilcik, Lukas Mandl, shprehen se janë tronditur kur kanë mësuar që Kryeministri Edi Rama ka thyer Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor.

Eurodeputetët i kërkojnë Ramës që të tërhiqet nga votimi i nesërm dhe të vendosë të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane.

Letra e plotë

Shqetësime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në pritje të Opinionit të Komisionit të Venecias

Bruksel, 28 Tetor 2020
I dashur Kryeministër Rama,

Ne, Anëtarët nënshkrues të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, po ju shkruajmë me shqetësimin më të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit legjislative në vendin tuaj.

Ju e dini që Grupi i Partisë Popullore Evropiane gjithmonë ka mbështetur dhe shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që u miratua me mbështetje të madhe ndërpartiake, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE sapo Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në 15 Mars 2020.

Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe zbatimi i saj i duhur në zgjedhjet tuaja të ardhshme duke filluar me 25 Prill 2021.

Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të pëfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni.

Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta.

Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë.

Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias.

Për këtë arsye ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.

Sinqerisht,

Michael Gahler, Gjermani
Sandra Kalniete, Letoni
Andrey Kovatchev, Bullgari
David McAllister, Gjermani
Zeljana Zovko, Kroaci
David Lega, Suedi
Vladimir Bilcik, Sllovaki
Lukas Mandl, Austri

Tags: edi ramaEurodeputetëkoddi zgjedhorLetërndryshimet kushtetuese

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Covid-19 'mund' Francën, Macron: Nga e premtja, në karantinë

Votohet Qeveria e re e Serbisë

Ministri gjerman: Hapim negociatat me Maqedoninë, për Shqipërinë ka kushte







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com