Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ndryshimet në kodin e ri rrugor, Lleshaj paralajmëron masa të forta

5 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ndryshimet në kodin e ri rrugor, Lleshaj paralajmëron masa të forta

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se në ndryshimet e reja në kodin e ri rrugor do të parashikohen masa të forta, ndaj përdorimit të mjeteve që shkaktojnë shpërqendrim në timon.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Nivelit të Lartë “Siguria Rrugore 2020”, Lleshaj tha se ndryshime të rëndësishme parashikohet të propozohen, edhe për rritjen e kërkesave për cilësinë e lejeve të drejtimit.

Po ashtu shtoi ai do bëhen ndryshime edhe në proceset e rimarrjes së lejeve të drejtimit dhe futjen e testeve psikologjike për shkelësit përsëritës.

Fjala e plotë:

Gjatë një takimi para disa kohësh, zoti Jean Todt, Presidenti i Federatës Botërore të Automobilave dhe i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për sigurinë rrugore, na e prezantoi videon që sapo pamë, e cila flet shumë.

Raporti Global për Sigurinë Rrugore i OBSH, i dhjetorit 2018, thekson se numri i viktimave të qarkullimit rrugor në nivel botëror ka arritur në shifrën e 1,35 milionë njerëzve në vit dhe se vrasësi më i rrezikshëm i njerëzve mes moshës 5 – 29 vjeç janë aksidentet në rrugë.

I njëjti raport kërkon marrjen e masave drastike për sigurinë rrugore, duke theksuar se çmimi i paguar për lëvizshmërinë është shumë i lartë.

Bashkimi Europian konsiderohet si një ndër zonat më të sigurta në botë në këtë fushë. Për periudhën 2010-2018 numri i fataliteteve në rrugët e BE u ul me 21 %.

Për të njëjtën periudhë, në Shqipëri numri i fataliteteve prej aksidenteve rrugore ka njohur një trajektore me ulje të theksuar.

Në vitin 2019 Shqipëria regjistroi 227 të vrarë në aksidente, nga 378 në 2009, me një ulje prej 40 %. Ky është një lajm jashtëzakonisht inkurajues.

Por përsëri shqetësimi mbetet i lartë. Aksidentet janë vrasësi kryesor, pas sëmundjeve të rënda. Aksidentet vrasin shumë herë më tepër se sa krimi.

Pjesëmarrja shumë e lartë e publikut në sondazhet e zhvilluara nga MB në interes të kësaj konference, në të cilat morën pjesë më shumë se 65 mijë qytetarë, tregon rëndësinë e jashtëzakonshme që ka tema për të cilën jemi mbledhur.

Bashkimi Evropian po punon për realizimin e ambicies të quajtur “Vizioni Zero”, që synon afrimin tek shifra zero e viktimave në qarkullimin rrugor në vitin 2050.

Edhe tek ne, nëse do trajektorja e numrit të viktimave në aksidente do të ndjekë tendencën e viteve të fundit, ky objektiv mund të arrihet.

Sigurisht që sot një objektiv i tillë mund të duket si një ëndërr e bukur, por unë mendoj se kjo gjë është e mundur.

Në funksion të këtij objektivi kërkohet një program kombëtar i cili do të parashikojë një qasje të fortë dhe gjithëpërfshirëse për rritjen e sigurisë rrugore.

Dhe në fakt ky është qëllimi i konferencës së sotme; kërkimi i rrugëve dhe praktikave më të mira që na çojnë drejt këtij objektivi të rëndësishëm kombëtar.

Vizioni Zero kërkon së pari më shumë hapësirë për temën e sigurisë rrugore në politikë dhe më tej në shoqëri, më shumë ndjeshmëri publike.

Aksidentet në rrugë janë një vrasës i heshtur dhe pasojat e tyre kalojnë pa u vënë re shumë. Rënia e një avioni të madh me pasagjerë është një ngjarje shumë e rrallë dhe, nëse fatkeqësisht ndodh, merr vëmendjen e gjithë botës, ndërkohë që aksidentet në rrugë vrasin pa rënë shumë në sy.

Në rrugët e botës vetëm në një javë vriten dhjetra mijëra njerëz, pothuajse një numër i barabartë me atë që mund të rezultonte nga rrëzimi i 56 avionëve të mëdhenj (jumbo jet) të mbushur me pasagjerë, por ato nuk arrijnë të gjejnë vëmendjen e duhur.

Ndaj kërkohet vërtet ndjeshmëri e lartë publike dhe masa të forta e të gjithanshme për të mos e pranuar vdekjen në aksidente si një çmim i pashmangshëm për mobilitetin.

Ajo që kërkohet në fakt është ndërtimi i një sistemi të sigurtë që përmbledh në vetvete:

– Automjete të sigurta,

– Infrastrukturë të sigurtë,

– Sjellje të sigurtë në rrugë (përgjegjshmëri e lartë, shpejtësi normale, kthjelltësi dhe udhëtim jashtë ndikimit, pajisje të sigurisë), si dhe

– Sjellje dhe përkujdesje më të mirë pas aksidenteve.

Automjetet

Automjetet e sigurta konsiderohen si një faktorët që kanë sjellë përmirësimin e treguesve të sigurisë rrugore në kontekstin europian.

Infrastruktura

Në BE llogaritet që infrastruktura rrugore është faktori që kontribuon në më shumë se 30 % të aksidenteve.

Të dy këto çështje janë përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe do të trajtohen nga ministrja Balluku dhe ekspertët.

Sjellja

Sjellja e sigurt në rrugë konsiderohet si një ndër faktorët me më shumë potencial përmirësimi.

Përgjegjshmëria në qarkullim, shpejtësia normale, drejtimi i mjetit jashtë ndikimit të alkoolit, drogës apo substancave të tjera psikotrope, mos përdorimi i pajisjeve shpërqendruese si telefonat dhe mjete e tjera mobile, vendosja e rripit të sigurisë, përdorimi i ulëseve të posaçme për fëmijët, përdorimi i helmetës etj., janë elementë të faktorit human me rëndësi thelbësore në sigurinë rrugore.

Adresimi i faktorit human kërkon rigorozitet ekstrem në dhënien e lejeve të drejtimit, edukim specifik, ndërgjegjësim masiv dhe rreptësi e qëndrueshmëri në kuadër të detyrimit ligjor.

Ndryshime të rëndësishme parashikohet të propozohen për rritjen e kërkesave për cilësinë e lejeve të drejtimit, sidomos për rimarrjen e tyre, për futjen e testeve psikologjike për shkelësit përsëritës etj..

Po ashtu, në këtë fushë parashikohen programe të rëndësishme për edukimin dhe ndërgjegjësimin qytetar.

Shpërqendrimi

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është përballimi i burimeve të reja të rrezikut në rrugë që më së shumti sot lidhen me shpërqendrimin që sjell përdorimi i pajisjeve të komunikimit mobil si telefoni, etj..

Shpërqendrimi konsiderohet burimi për 10-30 % të aksidenteve.

Përdorimi i telefonave celularë, por edhe i sistemeve elektronike të integruara në makinë është një faktor i rëndësishëm për aksidente rrugore.

Studimet serioze provojnë se kërkimi dhe thirrja e një numri telefoni nga celulari e rrit rreth 12 herë riskun e një aksidenti, ndërkohë që formulimi i teksteve për mesazhe e rrit këtë risk me rreth 6 herë.

Në ndryshimet e reja në kodin e ri rrugor do të parashikohen masa të forta kundër përdorimit të mjeteve që shkaktojnë shpërqendrim, sidomos të celularëve.

Turbullimi

Qarkullimi në kushte të turbullimit mendor për shkak të alkoolit apo drogës është një tjetër burim i konsiderueshëm rreziku. Rreth 25 % e aksidenteve vdekjeprurëse në BE vijnë për shkak të alkoolit, ndërkohë që përdorimi i drogës e shumëfishon rriskun e aksidentit me disa herë.

Në këtë fushë parashikohet të bëhen investime të rëndësishme për pajisjen e policisë rrugore me aparate të nevojshëm për matjen e nivelit të përdorimit të alkoolit dhe të drogës.

Shpejtësia

Shpejtësia është një tjetër element shumë i rëndësishëm që lidhet me faktorin human.

Rreth 1/3 e aksidenteve me pasoja fatale në BE vjen për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Kryerja e investimeve të rëndësishme për monitorimin inteligjent të akseve rrugore dhe për evidentimin automatik të shkeljeve të rregullave të qarkullimit konsiderohet si një ndër rrugët më të sigurta.

Ndihma e shpejtë

Ndihma e shpejtë dhe efektive në raste aksidentesh është një tjetër faktor madhor për reduktimin e pasojave të aksidenteve.

Rreth 50 % e vdekjeve në aksidente ndodhin në harkun e disa minutave në vendngjarje, ose gjatë transportit për në spital.

Është kjo arsyeja që asistenca e shpejtë dhe efektive në vendngjarje është një fushë ku kërkohet progres i shpejtë. Në këtë fushë parashikohet që të bëhen investim të rëndësishme për modernizimin dhe pajisjen e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin.

Kapacitetet ligjzbatuese dhe edukuese

Rritja dhe forcimi i kapaciteteve ligjzbatuese konsiderohet si një ndër faktorët me rëndësi të dorës së parë me ndikim mbi sjelljen e përdoruesve të rrugës.

 

Modernizmi, pajisja dhe profesionalizimi i thellë i policisë rrugore dhe i strukturave të tjera të rendit dhe sigurisë publike është një parakusht i rëndësishëm.

Të njëjtat kërkesa shtrohen edhe për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin.

Të dy këto shërbime kanë një rol të pazëvendësueshëm për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ashtu sikundër kanë nevoja për investime themelore dhe modernizim të thellë.

Për financimin e investimeve në këta sektorë ka ardhur koha që të zbatohen modele dhe përvoja të suksesshme europiane. Për këtë qëllim duhet të përdoren dy burime kryesore:

– Të ardhurat që sigurohen prej gjobave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit;

– Një pjesë e fondeve që mblidhen nga kompanitë e sigurimeve si prim sigurimi.

– Ngritja e një instrumenti që do të mundësonte shndërrimin e këtyre burimeve financiare në investime në funksion të modernizimit të shërbimit të policisë rrugore dhe shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, do të jetë edhe hapi i radhës që do të merret për të garantuar plotësimin e dy funksioneve jetike për siguri në rrugët tona.

Në vijim të konferencës në kuadër të një grupi ndërinstitucional, me përfshirje të gjerë dhe nga aktorë të tjerë dhe ekspertë, do të hartohet një plan për hapat e mëtejshëm, i cili do të përqendrohet në këto çështje:

– Draftimi i Programit Kombëtar për Sigurinë Rrugore

– Përfundimi i draftimit të akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse

– Hartimi i projekteve teknike që do të mbështesin realizmin e programit.

Faleminderit!

 

 

Tags: masandryshimesander lleshajsigurine rrugore

TË LIDHURA

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari
Aktualitet

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

11:29 | 23/05/2025
U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë
Aktualitet

U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë

10:35 | 23/05/2025
U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku
Aktualitet

U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku

10:29 | 23/05/2025
Next Post
FOTO/ Ja cilat janë ndryshimet e reja në kodin rrugor

FOTO/ Ja cilat janë ndryshimet e reja në kodin rrugor

“Nuk jemi detyruar”/ Yuri Kim publikon korrigjimin që Rama i bëri ministrit rus

“Nuk jemi detyruar”/ Yuri Kim publikon korrigjimin që Rama i bëri ministrit rus

Koronavirusi/ Tomini thirrje qytetarëve që kanë ardhur nga Italia

Koronavirusi/ Tomini thirrje qytetarëve që kanë ardhur nga Italia

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta
Showbizz

Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta

by mirseda
11:36 | 23/05/2025
0

Një video në rrjete sociale po merr vëmendje shumë të madhe pasiqë duket të jetë një thumb...

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

11:29 | 23/05/2025
Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

11:01 | 23/05/2025
‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

10:46 | 23/05/2025
U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë

U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë

10:35 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com