E martë, 23 Shkurt, 2021
11 C
Tirana

Ndjeni ankth pas tërmetit? Ja çfarë këshillon sociologia

Intervistoi: Marsela Sinani

Tërmeti i 26 nëntorit u përjetua nga të gjithë ne, por pasojat mendore duket se kanë lënë gjurmë të thella. Një nga efektet afatgjata pas tërmetit është edhe ndjenja e frikës dhe ankthit, e cila nuk duhet neglizhuar. Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima e qindra të plagosur. Lëkundja e fortë dhe më pas disa pasgoditje me magnitudë relativisht të lartë, kanë shkaktuar stres dhe panik te qytetarët, veçanërisht te fëmijët apo adoleshentët.

Askush në botë nuk ka fuqi të mbinatyrshme për të parandaluar rreziqet nga tërmeti. Pasojat më të zakonshme të një ngjarje traumatike janë ato fiziologjike, emocionale dhe psikologjike.  Fizikisht, personat e tramatizuar mund të vuajnë nga trembja lehtësisht, rritje të shpeshta të rrahjeve të zemrës, lodhje kronike, tension muskulor, etj. Në rrafshin emocional dhe mendor mund të vuajnë nga vështirësi në përqëndrim, pagjumësi dhe makthe, mungesë besimi etj.

Për të gjetur rrugën e drejtë, e për ta kaluar sa më parë këtë situatë kaotike, me rëndësi janë kontaktet sociale. “Tirana Today” ka kontaktuar me sociologen Marsida Simo, e cila ka dhënë disa këshilla mjaft të vlefshme për çdo grupmoshë, për të hedhur pas krahëve të gjithë traumat e pas tërmetit. Tërmeti i fundit na kujton se sa e rëndësishme është të jemi të mirëinformuar me hapat që duhen ndjekur gjatë një tërmeti, si dhe se çfarë mund të bëjmë për t’i parandaluar dëmet në të ardhmen.

Intervista 

Efektet psiko-sociale që lë pas tërmeti. Si të gjejnë qetësinë e humbur? 

Kjo është një çështje ku së fundmi psikologët po e trajtojnë së tepërmi. Fokusi i është vënë më tepër fëmijëve, por edhe grupmoshat e tjera janë prekur. Çdo kush e përjeton në formën më personale, pasi kjo varet nga karakteri i secilit për tu përballur me një situatë të re dhe të frikshme. Tërmeti është i frikshëm, sepse ndihemi të pafuqishëm ndaj mbrojtjes së vetes apo personave qe kemi të dashur. Madje në ato momente imagjinojmë vuajtjen dhe dhimbjen. Po ashtu lidhet më pas edhe me humbjen qoftë të mirave materiale që kemi siguruar gjithë jetën. Faktikisht frika më e madhe e qenies njerëzore nuk është plakja, por vdekja. Ndaj dhe shumë njerëz lidhen ngushtë me fenë, për të qetësuar shpirtin nga çdo e papritur.

Por në tërësi ne si shoqëri nuk kemi qenë të përgatitur për këto situata, sepse humbim në përditshmërinë tonë për të siguruar gjërat bazike, vrapojmë të kapim orarin e punës. Të zgjohemi herët apo të ankohemi për politikën e mos ecurinë e gjërave.

Madje nuk flitet dhe nuk diskutohet për këto çështje, të cilat sipas bestytnive është më mirë t’i lëmë në heshtje, sepse duket sikur i thërrasim. Përkundrazi, mendoj se dija që vjen nga informacioni, do të na e qetësonte ndopak frikën. Thurim çdo ditë plane e ëndrra për të ardhmen, dhe varemi nga e shkuara jonë kur duhet të vlerësojmë më shumë të tashmen. Duke e kthyer vëmendjen pak e nga pak te gjërat e vogla që kemi rreth e qark, do i rikthehemi rutinës tonë të qetësisë.

Çfarë këshillash ke për nënat shtatzënë pas tërmetit?

Nënat shtatzënë edhe pa marrë në konsideratë tërmetin, kanë luhatje të humorit në varësi dhe të hormoneve të tyre. Në situata të tilla është e këshillueshme të konsultohen me një psikolog, nëse kuptojnë se gjendja e tyre nuk po qetësohet. Po ashtu pjesëtarët e familjes duhet t’i qëndrojnë pranë dhe të kenë një përkujdesje më të veçantë për të kapur simptoma shqetësuese. Nënat shtatzënë po ashtu mund të nisin të angazhohen me grupet që japin ndihmë prenatale. Takimet në grupe bëjnë të mundur ndarjen e eksperiencave dhe vetë ndihmim duke zbrazur frikën.

Si kalohet ankthi pas tërmetit? (tek çdo grupmoshë)

Fëmijët nga 0-3 vjeç, tërmetin e kuptojnë si një lojë dhe e harrojnë më shpejt. Gjithsesi nuk do të thotë të mos ja shpjegojmë me fjalë të thjeshta, duke i dhënë siguri.

Nga mosha 3-6 vjeç, prindërit duket të kapin çdo ndryshim në sjelljen e tyre. Nëse fëmija ka disa simptoma të tilla si:

Përgjumje gjatë gjithë kohës, ose mos dëshirë për të fjetur

Të qara të vazhdueshme

Nervozizëm i pa adresuar

Frikë nga errësira

Dhimbje koke ose barku, e cila më së shumti duket e simuluar

Makthe gjatë natës

Trembje herë pa here

Mos dëshirë për të luajtur

Ҫdo lloj sjellje tjetër jo e zakonshme e cila po zgjat edhe në kohë.

Do ishte mirë këshillimi me psikologun, është sërish në epiqendër sepse prindi nuk mund të jetë adapt për këtë gjë. Ndoshta edhe me psikologen e kopshtit dhe edukatoret mund të këshillohen dhe të mbajnë komunikim të vazhdueshëm. Mosha shkollore kryesisht kupton më shumë dhe priren ta mbajnë përbrenda. Nëse prindi kupton që nata është e shoqëruar me pagjumësi apo me makthe, duhet të hapi biseda të thjeshta duke nisur së treguari për veten, duke marrë një feed back nga fëmija në mënyrë indirekte deri sa te kuptojë më shumë. Flisni me fëmijën tuaj për frikën që patët. Ju mund ta pranoni dhe mos e përgënjeshtroni frikën e cila është njerëzore. Fëmija duhet të kuptojë se ndjenjat njerëzore janë të tilla, dhe ndoshta është më mirë të pranohen dhe të nxirren. Në fund mos harroni të shtoni se situata tani është në rregull dhe jemi të sigurt. Është e këshillueshme të organizohen lojëra dhe aktivitete jo vetëm jashtë shtëpisë, por edhe brenda saj. Sa më shumë ta mbani mendjen të shpërqendruar, aq më shpejt mekanizmi i harresës do nisi te funksionojë.

Çrregullimet e gjumit pas tërmetit. Si mund të veprojmë për të mos kaluar tek medikamentet?

Të heqësh vëmendjen nga lajmet, ngjarjet, pamjet dramatike është këshilla e parë. Ju do shihni në ëndërr atë që truri juaj e ka parë si më interesante gjatë ditës. Bëjini mendjes tuaj një lojë para gjumit. Lexoni diçka që ju pëlqen, bëni një lojë, shihni një film humoristik, dëgjoni këngë ritmike dhe imagjinoni momente të bukura. Çdo shqetësim do kalojë me kohën. Ju mbetet të angazhoheni fort me jetën, që ditët drejt qetësisë të vijnë më shpejt dhe të jeni më të fortë për çdo ngjarje jo pozitive në të ardhmen.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Brataj vaksinoi shoferin personal? Urgjenca Kombëtare reagon pas akuzave

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar sot pas lajmit të publikuar në rrjetet sociale për vaksinimin e një shoferi të këtij institucioni. QKUM shprehet...

Detaje të reja për vdekjen e Maradonës, hetuesit përfshijnë dhe dy të dyshuar

Në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonas janë përfshirë edhe dy të dyshuar të tjerë. Ata janë Nensi Forlini, ekzekutive e kompanisë së...

Vrasja e dyfishtë për drogë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir

Pesë muaj nga vrasja e Vilson Çutajt dhe Klemend Pepajt në Malësi të Madhe, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet duke gjetur vetëm një...

Koronavirusi/ Më shumë të shëruar se të infektuar, por kurba mbetet e lartë

Kurba e koronavirusit vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.021 raste të reja, nga 3.258 testime të...

Pse temperaturat ulen shumë gjatë natës në shkretëtira?

Nëse do të ndërmerrni një udhëtim ditor në shkretëtirën e Saharasë në Afrikën e Veriut, do të duhet të keni me vete më shumë...