Teksa fjalën e ka marrë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, protestuesit e kanë ndezur situatën para Kuvendit. Ata u kanë vendosur flakën gomave tek hyrja e Parlamentit. Protestuesit i kanë vënë zjarrin dy gomave, dhe zona është mbuluar nga tymi.
Vlen të theksohet se nuk pasur konfrontime, e ndërsa protestuesit kanë hedhur shashka e tymuese në oborrin e Parlamentit, duke prishur disa herë radhët e kordonit të policisë.