Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Ndikimi dhe presioni që po ushtron Rusia në Ballkan

9 vjet ago
in Të Gjitha
Ndikimi dhe presioni që po ushtron Rusia në Ballkan

Russian President Vladimir Putin (C) walks prior to a State Council meeting at the Kremlin in Moscow on December 27, 2016. / AFP / POOL / NATALIA KOLESNIKOVA (Photo credit should read NATALIA KOLESNIKOVA/AFP/Getty Images)

Prej disa ditësh prestigjiozia “The Guardian” angleze, ka bërë publike disa të dhëna se si Rusia gjatë viteve të fundit ka shtrirë influencën e saj ne Ballkan, e kryesisht atë perëndimor.

Rusia e ka bërë këtë por duke përdorur një sërë faktorësh duke filluar që nga qendrat e saj diplomatike në këto vende duke kamufluar rënda tyre dhe punonjësit e shërbimeve sekrete ruse ashtu dhe duke përdorur dhe hapjen dhe përhapjen me shpejtësi të Qendrave Kulturore ruse dhe Shoqatave pro ruse në disa vende të Ballkanit duke filluar nga Bosnja, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Gjithashtu, Rusia nëpërmjet prezencës së saj në Ballkan, ka dashur të shtrijë  modelin e saj të qeverisjes së liderëve autokratikë, të cilët në Ballkan për shkak të trashëgimisë ish-komuniste dhe mentalitetit të trashëguar, gjen vend dhe përhapet shpejt në mentalitetin drejtues të liderëve të këtyre vendeve.

Jo vetëm drejtimi autokratik, por dhe korrupsioni në çdo qelizë të institucioneve shtetërore e jetës së shoqërisë është një tjetër “dhuratë” e importuar nga modeli rus. Qëllimi i vetëm është që këto vende për shkak të problemit të korrupsionit, i cili është kushti dhe parakushti kryesor i BE-së për hapjen e negociatave të këtyre vendeve, do të pengonte në kohë ose do të vononte afrimin e këtyre vendeve me BE-në, çka do ti jepte kohë Rusisë të implementonte politikat e saj në këto vende dhe të ishin nën kontrollin e saj.

Nga ana e strategjisë ushtarake, Rusia ka bërë përpjekje maksimale për të ndaluar integrimin dhe anëtarësimin e këtyre vendeve me NATO-n rivalin kryesor prej me shume se gjysmë shekulli të Rusisë dhe të riaktivizuar si përplasje nga ideja e superfuqisë së Putinit i cili kërkonte të risjellë shkëlqimin e forcës së ushtrisë ruse në arenën ndërkombëtare me gjeopolitikën aktuale.

Por, Ballkani i cili që në fillim të viteve 1990 duket se kishte një orientim te qartë drejt integrimit Euro-Atlantik binte në kundërshtim me planet apo interesat e Rusisë me këtë rajon.

Në këtë këndvështrim, Rusia dhe Shërbimet Sekrete Ruse janë investuar shumë me qëllim mbajtjen sa më larg të NATO-s nga ky rajon, i cili megjithëse perspektivën e ka në këtë Aleancë Politiko Ushtarake po has pengesa ne finalizimin e këtij qëllimi.

Është pikërisht Rusia e cila nuk e dëshiron një gjë të tillë. Shërbimet Sekrete Ruse në bashkëpunim me drejtues dhe politikanë pro-rusë në rajon kanë bërë gjithçka që këto vende të mos anëtarësohen në NATO.

Përmendim këtu që nga përdorimi i mediave pro ruse për të bërë fushata lajmesh negative apo dekurajuese për mos futjen në këtë Aleancë të këtyre vendeve ashtu dhe përhapjen e lajmeve të rreme se kjo Aleancë ka kosto për këto vende.

Konkretisht një gjë e tillë është parë në Shqipëri, kur para futjes së vendit tonë në NATO ka pasur një fushatë të mirëorkestruar lajmesh dizinformuese mbi “detyrime” të shtetit shqiptar dhe ushtrisë shqiptare ndaj NATO-s duke shkuar deri aty sa thoshin se, nuk mund të përballohen detyrimet financiare nga ana e Shqipërisë duke mbajtur qëllimisht të fshehtë apo duke anashkaluar faktin se futja e Shqipërisë në NATO do të rriste kapacitetet ushtarake si në fushën profesionale ashtu dhe të mjeteve apo teknologjisë ushtarake të ushtrisë shqiptare duke e radhitur atë kryelartë përkrah shteteve që janë kontribuues të NATO-s të kryesuar nga SHBA.

Gjithashtu, në atë kohë dhe më pas ka pasur dhe akuza politike ndaj drejtuesve të vendit. Qëllimi i vetëm, ishte mos futja e Shqipërisë në NATO, pasi bërja pjesë në këtë Aleancë jo vetëm që binte ndesh me interesat e Rusisë por largonte këtë të fundit dhe dëshirat e saj të kontrollit “të butë” nga Shqipëria.

E njëjta situatë u përsërit dhe në Mal te Zi, ku tashmë e vërtetuar se Rusia, nëpërmjet ndihmës të partnerit të saj kryesor e më të besuar në Ballkan, Serbisë, (të cilat kësaj radhe kanë shkuar deri aty sa tashmë është faktuar dhe dështimi i një grushti shteti aty), qëllimi i vetëm i të cilit ishte shtyrja e anëtarësimit te Republikës së Malit të Zi në NATO.

Rusia nëpërmjet njerëzve të saj, herë atyre të Shërbimeve Sekrete e here biznesmenëve të ndryshëm, kishte investuar shumë në Republikën e vogël të Malit të Zi, për ta kthyer atë në një domen të vetin me qëllimin final – atë të daljes në Adriatik, dëshirë shekullore e saj, por edhe, pse jo, për ta pasur një “bazë” të saj në Ballkan. Hyrja e Malit të Zi në NATO e prishi këtë “investim” disavjeçar rus e bashkë me të edhe punën e shtetit rus e shërbimeve të tij sekrete; prandaj dhe kundërpërgjigja ishte e tillë e vrazhdë, tentativë për grusht shteti.

Sidoqoftë, Mali i Zi ishte tashmë i orientuar qartë për të ardhmen e tij Euro Atlantike, ndaj i sigurtë në këtë rrugë e me lidership të fortë ndërmori me sukses reformat e nevojshme që ia lejuan  anëtarësimin në këtë Aleancë.

Maqedonia, mbetet shteti më i brishte ne Ballkan, arsyet dihen tashme nga te gjithë konfliktet e brendshme dhe te jashtme, megjithëse në pamje të parë, më pak të rëndësishme se konflikti etnik ne Maqedoni, megjithëse dikush nuk do ta pranojë, ka ndikuar dhe ndikon në kryerjen apo realizimin e reformave të ndryshme rrënjësore dhe jetësore në këtë vend.

E si te mos mjaftonte kjo, konflikti me fqinjin e tij jugor Greqinë i cili jo vetëm që është problem që trashëgohet prej vitesh në kancelaritë Evropiane dhe ato të Sh.B.A, por dhe ka ndikuar shumë në mos integrimin e këtij vendi në institucionet Evropiane dhe në NATO. Pa përmendur këtu keqqeverisjen apo korrupsionin e bërë prezente në këtë vend edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Të gjithë këto faktorë kanë ndikuar që Maqedonia të jetë lehtësisht e arritshme për interesat ruse dhe modelin e saj.

Këtë mund ta vërejmë në Qeverisjen e vendit i cili imitoi atë të oligarkisë ruse si në emërimet nepotike e lidhje familjare çka sjellin kapjen e shteti nga një numër i vogël personash, ashtu dhe pasurimin nëpërmjet shfrytëzimit të resurseve ekonominë duke përdorur instrumentet shtetërore të kapura që më parë nga një elite politike që nuk prodhon asgjë më shumë se sa nepotizën, korrupsion dhe e përkthyer në shërbime shumë më pak cilësore për popullin e vet. Lufta ndaj opozitës është një tjetër tipar i influencës ruse në Maqedoni, dhe kjo është vënë re vitet e fundit ku opozita ne këtë vend është denigruar, sulmuar dhe akuzuar deri bashkëpunëtore e shteteve te ndryshme, apo shërbimeve sekrete perëndimore kundra interesave te vete popullit maqedonas. Por imitimi i modelit te ndikimit rus nuk u ndal me kaq, por shkoi deri në dhunë fizike dhe tentativa për të eliminuar liderët e opozitës.

Faktor tjetër jo më pak i rëndësishëm ishte dhe mbetet fryma nacionaliste e futur dhe promovuar gjatë drejtimit te shtetit nga ish Kryeministri Gruevski. Të gjithë këta komponentë po ti bashkosh, i shërbejnë vetëm një qëllimi krijimit të kushteve për mbajtjen e Maqedonisë larg rrugës së reformave të kërkuara nga partnerët evropianë dhe amerikanë me qëllim që kjo e fundit të mbetej një enklavë pro ruse në Ballkan.

Ndikimi dhe ndihma ndaj lidershipit maqedonas ishte e gjithanshme deri në mbështetje politike në arenën ndërkombëtare dhe asnjë akuzë  ndaj sjelljeve të lidershipit drejtues maqedonas.

Ndryshimi i situatës politike ne Maqedoni ndryshimi qeverisë dhe elitës politike pas shumë vitesh solli dhe një herë humbjen e ndikimit rus në Maqedoni, frika e humbjes së këtij ndikimi solli humbje “te kontrollit” rus çka u përkthye në krijimin e një situate dhune të pa precedentë që solli dhunë në tempullin e demokracisë të Maqedonisë, ku dhuna përfundoi dhe degradoi deri në dhunë fizike dhe deri në tentativa për vrasjen e liderëve të opozitës maqedonase./Sejfullah Maloku

Tags: Ballkanikosovamali i ziMaqedoniaNATOrusiashqiperia

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Ja sa kushton timoni që Çani i dhuroi Ramës

Ja sa kushton timoni që Çani i dhuroi Ramës

Kapiteni i Kombëtares feston 31 vjetorin

Kapiteni i Kombëtares feston 31 vjetorin

Çani, Ramës: Je kriminel, më takson 23 për qind të rrogës

Çani, Ramës: Je kriminel, më takson 23 për qind të rrogës







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Raketa e lëshuar nga Irani në Turqi, NATO mbledh sot Këshillin e Atlantikut të Veriut
Bota

Raketa e lëshuar nga Irani në Turqi, NATO mbledh sot Këshillin e Atlantikut të Veriut

by mirseda
15:16 | 05/03/2026
0

Një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës politik i Aleancës Atlantike, është duke...

Akuzohet se përfitoi 330 mijë lekë nga pagesat që kryen në postë përmes kredencialeve të koleges

Akuzohet se përfitoi 330 mijë lekë nga pagesat që kryen në postë përmes kredencialeve të koleges

15:03 | 05/03/2026
Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK kërkon gjobë 700 mijë lekë për Bardh Spahinë

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK kërkon gjobë 700 mijë lekë për Bardh Spahinë

14:12 | 05/03/2026
Plagosje me thikë në Librazhd, dy të arrestuar

Plagosje me thikë në Librazhd, dy të arrestuar

13:52 | 05/03/2026
“Qëllim, dorëheqja e Ramës”, Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 mars të mblidhemi para Kuvendit

“Qëllim, dorëheqja e Ramës”, Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 mars të mblidhemi para Kuvendit

13:41 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com