Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Francë/ UEFA cakton detyrat e fundit për “Air Albania Stadium”


               Publikuar në : 14:28 - 12/11/19 M P

Uefa ka konfirmuar që ndeshja Shqipëri-Francë do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania Stadium”.

Nga ana tjetër, edhe pse stadium ka kaluar me suksesin testin, mësohet se nga inspektimet e bëra UEFA ka lënë një numër detyrash përpara ndeshjes.

Kryesisht, ato kanë të bëjnë me anën logjistike të përgatitjes së ndeshjes, si orientimi i tifozëve, menaxhimi dhe kontrolli i tyre në impiant.

Mësohet se përveç këtyre, është kërkuar largimi i makinerive në gjithë perimetrin e stadiumit.

Sinjalistika në stadium dhe ambientet e jashtme duhet të jenë gati deri të mërkurën. Po ashtu, është kërkuar pajisja me ndriçim e hyrje-daljeve të stadiumit si dhe ambientet përrreth tij.

Mësohet se për ndeshjen debutuese janë shitur të 22 000 biletat dhe “Air Albania Stadium” do të jetë në kapacitetin e plotë, literalisht një “test” i vërtetë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT