Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ndërsa Ukraina digjet…

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Haga” pa lidhje e Tiranës me Hagën e Holandës

Nga: Preç Zogaj

Ndërsa në tokën përgjakur e të Ukrainës po luhet me një çmim të tmerrshëm fati i lirisë, i demokracisë dhe i civilizimit të botës mbarë dhe kombet e lira të globit me SHBA në krye janë bashkuar si asnjëherë tjetër ta mbështesin me armë, ushqime, operacione humanitare, drejtësi dhe gjithçka tjetër të mundur përballë agresionit barbar të Rusisë putiniste, në Shqipëri ngjarja politike-mediatike që ka konkurruar, madje edhe eklipsuar këtë luftë, janë zgjedhjet e pjesshme të gjashtë marsit në gjashtë bashki.

Zgjedhje të tilla nuk njihen në disa vende të Europës. Te ne janë bërë e duhen bërë sa kohë që e kërkon ligji. I fiton gjithmonë pala që e ka pushtetin. Siç ndodhi edhe me gjashtë mars, ku pesë bashki që i administronte PS i mori sërish PS. Një që e kishte Grupi i Rithemelimit të PD-së e mori po ky grup. Ky fakt flet vetë për peshën vendimtare që marrin në këto lloj zgjedhjesh sa për të kaluar radhën strukturat e pushtetit, të punësuarit në bashki dhe në institucionet e tjera publike, individët me interesa të drejtpërdrejta në momentin e dhënë, pra, një bashkësi njerëzish që janë më të motivuarit apo më të nxitshmit për të votuar. Ndërkohë që një numër shumë i madh zgjedhësish, sidomos opozitarë, kanë qëndruar në shtëpi.

E tregon pjesëmarrja e ulët, më e ulëta në historinë e demokracisë sonë: 30, 1 për qind. E tregon një e dhënë tjetër domethënëse: në zgjedhjet vendore të vitit 2019 ku mori pjesë vetëm PS dhe ndonjë parti e vogël, pjesëmarrja ishte 22, 6 për qind. Do të thotë se pjesëmarrja e mbarë opozitës në zgjedhjet e gjashtë marsit, edhe pse me impenjimin “për jetë a vdekje” të Shtëpisë së Lirisë, ka shtuar në mesatare më pak se tetë për qind të pjesëmarrësve.

Në këtë tetëpërqindësh është luajtur në tërësi “loja e madhe” se cili prej subjekteve opozitare humbëse është në vendin e dytë dhe cili në vendin e tretë.

Pa hyrë në brendësi të këtyre zgjedhjeve, thjesht duke mbajtur parasysh këtë tablo shifrash, mund të pohojmë se gjashtë marsi nuk qe, nuk u bë e nuk është një ngjarje e mbarë shoqërisë as kur u shpall, as kur u bë, as kur përfundoi dhe zuri papritur hapësirën dominuese mediatike e politike në vend.

Duan ta fryjnë me zor si një tullumbace. Duan t’i japim një rëndësi të shtuar që nuk e ka.

Duan t’i ngarkojnë në kurriz të gjitha fitoret që kishte e ka në mendje Sali Berisha, përfshirë fitoren ndaj SHBA-ve. Është kjo që kanë në majë të gjuhës mbështetësit e tij. E dëgjojmë nëpër emisione, e lexojmë nëpër komente, ku militantët i shkojnë në thelb gjuhës së rrumbullakosur të liderëve kur reklamojnë “humbjen e SHBA-së”, “disfatën e ambasadores” a thua se SHBA dhe ambasadorja Kim kanë marrë pjesë në këto zgjedhje. SHBA, siç e kemi nënvizuar disa herë, mbajnë qëndrime politike në përputhje me përparësitë e politikës së tyre të jashtme dhe me vlerat që mbrojnë.

Por nuk ndërhyjnë në zgjedhje, nuk i mbajnë dorën njeriu. Mbështetja amerikane për parti dhe drejtues politikë është premisë për sukses, por jo vetë suksesi. Është një bonus për ata që e kanë. Varet prej tyre ta shndërrojnë në sukses ose jo. Sakaq ata që janë shpallur të padëshirueshëm nga SHBA nuk kanë asnjë shans të fitojnë shumicën për një arsye të thjeshtë: shumica dërmuese e qytetarëve vijon nga faqja 1 shqiptarë janë proamerikane. Jo vetëm për mirënjohje, por edhe sepse e shohin të lidhur ngushtë me SHBA sigurinë, pavarësinë dhe prosperitetin e tyre.

Nxitimi për të bërë edhe SHBA pjesë të humbjes së zgjedhjeve të gjashtë marsit është një gjë qesharake. Le që nuk është e vërtetë, po të zbatohet kriteri numerik që përdorin. Që për mua nuk thotë asgjë pasi e di se proamerikanët në Shqipëri janë me shumë se shtatëdhjetë për qind dhe antiamerikanët janë shumë më pak se tridhjetë për qind.

Ky nxitim “lexon” dikotominë brenda PD-së që është përpjekur dhe ka arritur të krijojë deri me sot Sali Berisha me foltoret e tij. Ai e ka formuar mendësinë e mbështetësve me narrativën se non grata e ka shpallur Xhorxh Soros, se arsyeja kryesore ka të bëjë me mbrojtjen që ai i ka bërë Kosoëvs, se SHBA nuk do të ndërpresin marrëdhëniet me PD nëse kjo parti zotërohet nga një “non grata” apo nga dikush i caktuar nga “non grata”, sepse “SHBA negociojnë me të fortin” e plot shpjegime të kësaj natyre plot kontradiksione të brendshme që nuk i qëndrojnë as arsyes, as fakteve. Por që kanë gjetur jehonë dhe janë përqafuar nga një numër jo i vogël demokratësh, qoftë falë aftësisë komunikative të Berishës, qoftë falë prirjes së natyrshme të mbështetësve për të besuar versionin e tij, qoftë sepse drejtësia nuk ka folur as në Francë, as në Shqipëri, qoftë sepse Luzim Basha ka qenë shumë asimetrik në përballje me të.

Dhe kështu, siç edhe u planizuan, zgjedhjet e 6 marsit u mbajtën në kushtet e paqartësisë për shkakun dhe thelbin e krizës së brendshme në PD. “E vërteta” e saj nuk ishte ajo që do të duhej të dilte e do të dalë nga transparenca ligjore, por ashtu siç u tregua nga palët, ku Berisha pati mbështetje të madhe nga mediat dhe emisionet me të shikuar. Po të shtojnë këtu fushatën agresive gjashtëmujore të Foltores dhe bastin e jetës politike që vuri Berisha me këto zgjedhje, ndërkohë që Lulzim Basha u përfshi si kalimthi, rezultati nuk mund të ishte ndryshe.

Dëshira për të kënduar kaq shumë fitore dhe sidomos një fitore pa kuptim edhe ndaj SHBA, lexon gjithashtu natyrën e përballjes brenda llojit, ku përveçse për marrjen e lidershipit të partisë dhe zhbërjen e vendimeve që ka marrë PD kundër tij, gara që propozoi Berisha ishte vetvetiu edhe midis vlerësimit dhe zhvlerësimit të instrumentit non grata. Duke “mundur SHBA” në lojën e vogël brenda llojit, Berisha me të tijtë mendojnë se e kanë zhvleresuar. Ky është një iluzion, “ një gol “ i vogël fuqisë së madhe që ndërsa është fokusuar në Ukrainë këtë periudhë, nuk ndryshon asgjë në prioritetet e politikës së saj të jashtme në Shqipëri dhe në rajon. Vetë këto zgjedhje të pjesshme, që i bëri edhe më të parëndësishme pjesëmarrja shumë e ulët, nuk përcaktojnë asgjë për të ardhmen politike të vendit. Përcaktuese do të jetë drejtësia. Kush kalon, vazhdon. Po askush nuk mund të vazhdojë pa kaluar në skanerin e sa. E ka radhën drejtësia. Askush nuk mund t’ia mohojë radhën. Në këtë kontekst, mendoj se Lulzim Basha duhet të shpallë pa humbur kohë zgjedhjet në parti dhe të kandidojë si i dorëhequr nëse vendos të kandidojë. Por nuk ka sens të japë dorëheqjen për rezultatin në gjashtë bashki ku PD ka marrë nga më pastrat vota në historinë e saj, që meritojnë të mbrohen e jo t’i falen dreqit. /Panorama

Tags: Berishalulzim bashaPrec zogajrusiUkrainë

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Mesazhi i Schwarzenegger për rusët: “Më ndihmoni të përhap të vërtetën”

Mesazhi i Schwarzenegger për rusët: "Më ndihmoni të përhap të vërtetën"

Shteti mbyll zyrat për dy ditë, e hëna dhe e marta janë pushim

Shteti mbyll zyrat për dy ditë, e hëna dhe e marta janë pushim

Rama: Të mos lejojmë llogoret partiake të na mbajnë peng (VIDEO)

Rama: Nga muaji Prill përgjysmohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…
Aktualitet

40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…

by mirseda
13:00 | 16/02/2026
0

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg administratorin e një portali, Elio Laze, i cili akuzohet për...

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

12:32 | 16/02/2026
“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

12:26 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median

Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median

11:51 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com