Në një operacion anti-drogë, policia greke arrestoi një shqiptar 29 vjeç, i cili dyshohet se është pjesëtar i grupit që më 24 Nëntor trafikoi 1.6 ton marijuanë me gomone nga Shqipëria në Greqi.
https://tiranatoday.com/1-6-ton-droge-drejt-greqisearrestohen-5-prej-trafikanteve-65-vjecari-grek-ndihmoi-gomonen/
Sipas mediave greke 29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u tha hetuesve se kishte mbërritur në Greqi me porosi të biznesmenit grek Spiro Kardamis, i cili akuzohet se siguronte gomonet për rrjetin shqiptaro-grek të drogës.
https://tiranatoday.com/ndalohet-shqiptari-ne-greqi-pjese-e-rrjetit-qe-trafikoi-1-6-ton-marijuane/
Shqiptari i arrestuar mohoi çdo lidhje me trafikun e lëndëve narkotike dhe sqaroi se për llogari të biznesmenit grek do të çonte të rregullonte një gomone në Itali. Arrestimi i 29-vjeçarit e çon në 12 numrin e të arrestuarve, mes tyre 7 shqiptarë, 2 grekë, 2 italianë e 1 bullgar.