Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Zaev bën bilancin: 2017-a, viti i çlirimit në Maqedoni

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Viti 2017 për kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, ishte vit i sfidave të mëdha, vit i çlirimit të vendit, siç ka thënë ai, nga robërimi i pushtetit të kaluar, të cilin e ka fajësuar për të gjitha ngjarjet që e kanë përcjellë Maqedoninë gjatë këtij viti. Ngjarjet e mëdha si kriza politike, tensionet ndëretnike, varfërimi i vendit dhe bllokimi i procesit integrues kanë ndikuar shumë në sfidën tonë për të çuar përpara Maqedoninë.

Ndryshimin, Zaev ua dedikoi të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, të cilët pa dallim përkatësie etnike u ngritën për ndryshimin e gjendjes dhe kthimin vendit në binarët e një shteti normal-shruan REL.

“Qytetarët liridashës çliruan shtetin e robëruar. U ballafaquam me sfidat dhe ndodhi kthesa e madhe. Ndodhi ndryshimi. Maqedonia u stabilizua dhe nisi të lëvizë drejt rritjes dhe zhvillimit. Me ndërrimin e pushtetit, qytetarët qartë dërguan mesazhin se duan praktikë të re dhe politika të reja në drejtimin me shtetin”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Sipas tij, funksionimi i shtetit ligjor, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe luftimi i dukurive negative janë një nga kushtet kryesore për prosperitet në shtet. Kjo, sipas tij, rrit besimin e qytetarëve në institucione, të cilat periudhën e fundit ishin në gjendje të rëndë për shkak të partizimit dhe politizimit të skajshëm.

“Kundërshtoj fuqishëm ambientet, në të cilat elita të caktuara politike tentojnë të ndihen të privilegjuara. Tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe tolerancë zero për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut… do të angazhohemi për zbatimin e tërësishëm të reformave, me përfshirjen e të gjithë faktorëve në vend. Lufta me varfërinë dhe siguria janë gjithashtu kushte të rëndësishme për ecjen para…Politikanë të caktuar gjatë viteve të kaluara ishin përcaktuar për politika të ndarjeve dhe nxitjes së konflikteve, të cilat çuan në ndarjen e njerëzve”.

“Ne nuk kemi nevojë për ndarje, por për unitet dhe rritjen të mirëbesimin. Vetëm një Maqedoni e integruar, e respektuar me të gjitha llojllojshmëritë që ka, mund të ketë të ardhme”, ka thënë Zaev duke premtuar masa të shumta për zhvillimin ekonomik të vendit dhe me këtë, luftimin e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Zaev më pas u ndal edhe në proceset integruese dhe pritjet e tij në këtë plan për vitin 2018.

“Presim të marrim rekomandim të pastër për nisjen e bisedimeve paraaderuese me Bashkimin Evropian. Brukseli e di se kemi argumente të mjaftueshme për këtë pritjen tonën. Presim që Maqedonia të bëhet shteti i 30 anëtar i NATO-s. Jemi në rrugë të mbarë që të rrumbullakojmë vizionin tonë për shtet modern, të respektueshëm dhe ekonomikisht të qëndrueshëm”,-është shprehur Zaev duke theksuar përkushtimin e kabinetit të tij për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me të gjitha pesë shtetet fqinje të Maqedonisë.

Tags: clirimimaqedonisfidat

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

Pas Kinës, edhe Rusia shkel sanksionet e OKB, furnizon me naftë Korenë e Veriut

Mbyllja e ”Sheraton”/Gërxhani: Kambanë alarmi për turizmin, ekonominë dhe investimet

Vasili për mbylljen e "Sheraton": E përzuri Rama, tjetër dhuratë e zezë ndaj vendit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com