Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona deri në 8 prill

Qeveria ka vendosur të shtyjë deri në datë 8 prill afatin për ndalimin e grumbullimeve në ambjente të mbyllura.

Sipas vendimit të qeverisë, ndalimi i grumbullimeve më shumë se 10 persona do të qëndrojë në fuqi deri më datën 8 prill, dhe atëherë do të merret një vendim i dytë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Më herët ishte vendosur që një masë e tillë të ishte e zbatueshme deri në 25 mara, ndërkohë që është shtyrë edhe për 2 javë të tjera nga kjo datë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve i la në fuqi masat e marra për ndalimin e pandemisë dhe lejoi vetëm kthimin e maturantëve në klasa.