Rama nga Kavaja: Kur futeshe këtu dukej si Palestinë, tashmë ka ndryshuar

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me struktuar e Partisë Socialiste në Kavajë, teksa prezantoi dhe kandidatët për deputetë të cilët do të garojnë në këtë qark më 25 prill.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Kavaja sot është e ngjashme me qytetet e Italisë dhe të Mesdheut.

Sipas tij, në të kaluarën kur qyteti qeverisej nga PD, kishte vetëm papastërti e fare pak ndriçim.

Edi Rama: Të futeshe këtu, ishte si një shteg në Palestinë. Unë pata ardhur një kohë njëherë, e ishte një tmerr, sikur hymë në një zonë lufte, mbledhur të gjithë pa punë, bingo nga të katër anët, një gjysmë errësirë e lukuni e kjo ishte liri demokraci, më shumë më ka bërë përshtypje qyteti i mbushur me plehra. Sot vjen këtu dhe sheh një qytet mesdhetar që mund të ishte shumë mirë në Itali, e vendet e Mesdheut, sepse këta jemi ne”.