Rama sulmon opozitën: Ata nuk do marrin pushtetin, por Noc Rrokun

Kryeministri Edi Rama vazhdon sulmet ndaj opozitës. Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste, Rama përdori ironi teksa tha se kundërshtarët politikë nuk do merrnin pushtetin, por Noc Rrokun.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se opozita nuk ka program, por menu dhe po mundohen që t’i bëjnë shqiptarët për budallenj.

Edi Rama: ”Këta nuk do marrin pushtetin, do marrin Noc Rrokun. Do e marrin nga shqiptarët, nga veriu në jug. Kush i bën për budallenj, e paguan shumë të kripur faturën. Flasin për program. Ai nuk është program, është menu që kush ta hajë, ta hajë.”