Analisti Fatos Lubonja e konsideroi skandal tw rwndw politik ndalimin i Llallës në SHBA. I ftuar në emisionin në “Studio e Hapur” në News24, Lubonja sqaroi se vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që një ambasador të akuzojë një prokuror të Republikës.
“Ka pasur një anomali që po e thanë amerikanët është e padiskutueshme. Në qoftë se një njeri ka bërë korrupsion pse na nevojitet vettingu për të zbuluar korrupsionin. Ne s’qenkemi të zot të arrestojmë ca njerëz për korrupsion dhe vjen ambasadori amerikan thotë të bëhet vetting. Lidhur me Llallën, këtu ka një çështje konkretisht. Lidhur me Llallën ka një çështje, po ta marrim konkretisht. Amerikanët ose kanë prova nga shërbimet e tyre, dhe po patën atëherë duhet të ketë tjetër listë. Sepse nuk qenka Llalla vetëm peshku i madh. Në qoftë se shërbimet amerikanë qenkan përqendruar vetëm tek Llalla, ka diçka që nuk shkon. Se kemi kryeministra, ish-kryeministra, presidentë e ku di unë.
Ose është ajo tjetra një arsye politike. Pra se ka penguar reformën në drejtësi. Po pse more do më heqë njeri mua vizën se nuk besoj tek reforma në drejtësi.
Kemi të bëjmë me një skandal politik. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që një ambasador të akuzojë një prokuror të Republikës. Nxirr provat. Është skandal sepse nuk ke provë. Ose nëse e ke nga shërbimet nxirr provat ose mbetet personale. Nuk shkon por ne jemi të obsesionuar se po e tha Amerika e tha Zoti. Është një gjë që mban erë të keqe për mua. Është fyese për Shqipërinë, për dinjitetin e të gjithëve, cilido qoftë ai,” deklaroi Lubonja.
Gjithashtu, drejtor i MAPO-s, Ervis Iljazaj tha se reforma në drejtësi po përdoret si instrument nga SHBA për mbrojtjen e interesave në Ballkan dhe se mohimi i vizës së Llallës nuk është çështje personale. Ndërsa gazetari Artan Hoxha u shpreh se është një mesazh i qartë që SHBA i kanë dhënë të gjithë politikanëve që kanë sabotuar reformën në drejtësi.
“Mohimi i vizës për Adriatik Llallën është poshtëruese për Shqipërinë për këto akuza. Mohimin e vizës e shoh që politika e Donald Lu nuk qenka dhe aq personale se e ka firmosur Tillerson. Projekti amerikan në Ballkan po luhet nëpërmjet drejtësisë. Ata kanë interesa këtu dhe në Ballkan këtë se mohon kush. Si mbrohen këto interesa? Sigurisht një klase politike të korruptuar nuk ia lënë dot. Në Maqedoni e njëjta gjë, në Kosovë me Gjykatën Speciale. Reforma në drejtësi po përdoret si instrument nga SHBA. Mohimin e vizës së Llallës nuk e shoh si personale,” deklaroi Iljazi.