Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i bën thirrje Serbisë të ndalë armatosjen me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj deklaron se kjo armatosje është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën dhe jo vetëm. Sipas tij, kjo çmenduri duhet të ndalojë para se të jetë shumë vonë.
Postimi plotë:
Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!