Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Ndaje mendjen o jurist”, Patozi: “O fol e mba, o dh.. e ha”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ndaje mendjen o jurist”, Patozi: “O fol e mba, o dh.. e ha”

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar vendimin e Gjykatave për të mos legjitimuar emrin e Valbona Sakos si kryebashkiake të Durrësit. Ai ka hedhur akuza të forta mbi Lulzim Bashën, ku shprehet se kryedemokrati po shtyn ditët e tij, derisa të dalë një gjë tjetër, e njerëzit të harrojnë faktin që i fali kundërshtarit 61 bashkitë pa betejë. Po kështu, Patozi me ironi thotë se ka me dhjetëra vendime të tjera gjykatash, të cilat Basha nuk i pranon, pasi nuk i interesojnë.

Sot Gjykata e Durrësit nuk i dha mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos, e cila u shpall fituese me PS-në në votimet e 30 qershorit. Gjykata ka renditur tre arsye përse nuk e pranon Sakon si kryebashkiaken e re të Durrësit. Në vendim konsiderohen të pavlefshme: 1-Regjistrimi i Bindjes Demokratike për zgjedhjet e 30 qershorit; 2-Përmbajtja e fletës së votimit për kandidatët për kryetarë Bashkie; 3- Vendimi i KQZ-së për rezultatet e votimit në Durrës.

Më 30 qershor, Bindja Demokratike kandidoi në Durrës me Valbona Sakollarin. Por sipas vendimit të Gjykatës, kjo parti është regjistruar jashtë afatit zyrtar, dhe për këtë arsye zgjedhjet lokale janë nul.

Statusi

NDAJE MENDJEN, O JURIST!

Eh, mor jurist, që nuk e tregon diplomën, megjithëse ta kanë bërë çështje prej shumë kohësh shkollimin tënd në Holandë! Qenke gëzuar për një vendim gjykate në Durrës, ndërkohë që po të kishe formimim elementar për atë, që pretendon se je arsimuar, duhet t’i njohësh të gjitha vendimet e institucioneve, jo vetëm ato që të pëlqejnë ty.

Ka një anekdotë me qershitë, për dikë që i ndante në të bëra pis ose jo. Dhe në fund i hëngri të gjitha, ngaqë i dukeshin të pastra edhe ato që kishin ngelur të fundit.

Sepse ka dhjetëra vendime të tjera gjykatash të cilat ti nuk i pranon, se nuk të interesojnë.

Por unë ta njoh hallin dhe nuk të vë shumë faj. Ti thjesht po shtyn ditët e tua, derisa të dalë një gjë tjetër e të harrohet fakti që i fale kundërshtarit 61 bashkitë pa betejë, kur u the njerëzve që zgjedhje vendore pa ty në Shqipëri nuk do të ketë.

E nise këtë punë me gënjeshtrën që BINDJA DEMOKRATIKE mori pjesë në procesin e 30 qershorit për të legjitimuar fitoren e Edi Ramës. Tani e paske ndërruar pllakën e gramafonit dhe po thua që ne ishim në këto zgjedhje për të deligjitimuar procesin.

Ka një shprehje të Shqipërisë së Mesme, që të shkon shumë në këtë rast: “O fol e mba, o dh.. e ha”.

Kaq për sot…Sepse unë nuk kam ndërmend të komentoj një vendim gjykate, sado i çmendur apo i porositur nga ndonjë kamikaz i dëshpëruar si ty që të më duket.

Tags: bashaMetapatozi

TË LIDHURA

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat
Politikë

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

19:54 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!
Politikë

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

18:36 | 18/03/2026
Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump
Aktualitet

Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump

17:27 | 18/03/2026
Next Post
PS kërkon shkarkimin, Malaj: Reagimi i BSH-së është jashtë hapave ligjorë

PS kërkon shkarkimin, Malaj: Reagimi i BSH-së është jashtë hapave ligjorë

Zgjedhje e mirë në kohë të vështira

Zgjedhje e mirë në kohë të vështira

Lul, a je ti apo duhet të presim një tjetër?

Lul, a je ti apo duhet të presim një tjetër?







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

“Mirë se vini!”/ Si po i rekruton Mossad informatorët iranianë kundër regjimit
Bota

“Mirë se vini!”/ Si po i rekruton Mossad informatorët iranianë kundër regjimit

by mirseda
20:51 | 18/03/2026
0

Mes luftës me Iranin, Mossadi po shton përpjekjet në mediat sociale për të rekrutuar njerëz kundër regjimit....

Katari: Sulmi ndaj impiantit të gazit, kërcënim kombëtar; do përgjigjemi sulmit

Katari: Sulmi ndaj impiantit të gazit, kërcënim kombëtar; do përgjigjemi sulmit

20:49 | 18/03/2026
Irani sulmon Katarin, goditet uzina e gazit; paralajmërohet kundërpërgjigje

Irani sulmon Katarin, goditet uzina e gazit; paralajmërohet kundërpërgjigje

20:43 | 18/03/2026
Krim në familje në Itali, burri vret gruan me thikë, më pas tenton t’i japë fund jetës

Krim në familje në Itali, burri vret gruan me thikë, më pas tenton t’i japë fund jetës

20:24 | 18/03/2026
“Radarë dhe kamera”/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

“Radarë dhe kamera”/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

20:10 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com