Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Nazarko: Serbi po na shet grurë që hanë kuajt, Albini dhe Edi dy parazitë të vegjël ballkanikë

3 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nazarko: Serbi po na shet grurë që hanë kuajt, Albini dhe Edi dy parazitë të vegjël ballkanikë

Krerët e politikës sonë, analisti Shpëtim Nazarko, i cilëson me matrioshkat ruse, që dalin gjithnjë e më përmasa më të vogla dhe se sjellja e tyre është afërsisht si e Putinit. Ai hoqi paralele mes sjelljes së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Enver Hoxhën, por për këtë të fundit tha se ka patur kulturë historike.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos”, Nazarko deklaroi se të dy janë në të njëjtën sjellje, dhe se Enveri mallkonte natë e ditë Jugosllavinë, por edhe e kishte frikë.

“Në vitin 1945 njeriu i letrave, Mitrush Kuteli, hëngri burg dhe desh e varrosën të gjallë në kënetën e Maliqit se tha po të barazojmë dinarin me lekun, jemi të vdekur brenda ditës. Megjithëse e kishte frikë, 50-60% të tregtisë e bënte me Jugosllavinë e dikurshme.

Albini po t’i thoshte Shqipërisë se që nga momenti që kam marrë drejtimin e Prishtinës nuk ka më import 50% nga Serbia por 20%, po nëse Albinit i rezulton se ka shtuar importet nga Serbia, cilin quan pushtim, tjerat janë propagandë. Nëse të pushtoj me ekonomi, të ka pushtuar. Nëse mallrat serbe hyjnë më shumë se në kohën e Thaçit, je i pushtuar. Edhe Albini edhe Edi nuk kanë të qartë një gjë.

Është e vërtetë që Europa nuk është ajo e dasmës! Thotë po unë do ju shfrytëzoj, dua që para se të futeni te gardhi im të keni gjykata të mira, rrugë të mira, punonjës të kualifikuar. Do ju pushtoj po do ju bëj të aftë. Europa kujdeset për Shqipërinë në një plan tjetër. Procesi i Berlinit thotë se do e fus Shqipërinë në lojë sepse më intereson si treg, por dua tregun e njerëzve të kualifikuar.

Kurse “Ballkani i Hapur” e percepton si lehtësim procedurash. Po për ato procedura është më e interesuar Serbia, sa më shumë t’i lehtësojë, aq më shumë hyn malli serb. Me çfarë do e mundë Rama me bujqësinë?

Kur jemi i vetmi vend që s’ka bërë reformën agrare. Me një vend i cili ka zhdukur përfundimisht hekurudhën kur gjithë eksportet i ka të rënda. Hoqi portin e Durrësit. Është një vend pa porte. Me një vend që do të bëj turizëm pa bërë bujqësi.

Të shet grurë të kalbur nga ato që hanë kuajt. Gruri serb nga 33 elementë që duhet të ketë, 32 nuk i ka. Dhe na e shet miell për biskota. Gjermani do një punëtor të kualifikuar, kurse serbi do të shesë atë grurin. Se po ju mbush mendja mund të vijë dhe për turizëm”.

Nazarko shtoi se për nismën “Ballkani i Hapur”, Rama ka të drejtë për vonimin në dogana, por shtoi se nuk mendon se duhet të ngrihen tambura, që po bëhet “Ballkani i Hapur”, duke e cilësuar si histori nëpunësash të vegjël, jo për të ngritur furtunë dhe për të bërë sherr.

“Qoftë Albini, qoftë Edi janë dy parazitë të vegjël ballkanikë me traditën hoxhiste, që do pushtojnë botën me mënyrën e tyre të menduarit, në mënyrë të gabuar.

Nëse do uleshin me njeri tjetrin, ti ke hidrocentralet në veri, nëse do bënin hekurudhën që Kosova të sillte turistët e vetë në Durrës shpejt, nëse do merreshin me ekonominë, të forcoheshin, të uleshin e të mos bënin çdo vit paraqitje te Lidhja e Prizrenit, me broçkullat tona, këta dy njerëz do i dënojë historia.

Kemi 20 vjet që s’kemi asnjë gjë, vërtetë Kosova është një provincë shqiptare, por në pozicionin e vetë gjeografik është në kokë të Shqipërisë, s’ka interes të vijë në Durrës. futet më shpejt në Europë me mjete të tjera, se dhe ekonomi të vogël ka.

Nëse Rama do të hyjë në histori bashkë me Albninin, ka vetëm një mundësi të ulen aty, të marrin stafe ustallarësh, dhe të shohin a mund të bëjnë vërtetë një hekurudhë që të lidhin vendit dhe të sjellin mallrat, të organizojnë bujqësinë, apo turizmin.

Të shohim për lidhje të një lloji tjetër. Ne pretendojmë të bëjmë turizëm, kur s’kemi tokë, e përfytyron një bujqësi moderne, kur je i copëzuar dhe s’ke bërë reformë agrare.

I quaj parazitë tipik ballkanik, viktima të shprehjes gjeniale të Bismarkut, që në Ballkan prodhojnë më shumë histori nga sa konsumojnë dhe vijnë vërdallë. Populli real ka kohë që i kupton dhe i shikon me nënvleftësinë”.

Lidhur me mbledhjen e radhës së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, Nazarko ironizoi duke thënë se do marrin prapë angazhime për angazhimet e marra.

Sipas tij, të paktën duhet të ishte një hekurudhë që do sillte qymyret e Kosovës, për të sjellë shqiptarët e Kosovës si turistë, dhe për të rregulluar bilancet e bujqësisë se ne prodhojmë një muaj para tyre dhe mund të krijohen kështu diferenca.

“Në momentin që Shqipëria do të bënte lidhjen me korridorin e tetë, mund të dilte në Qafë Thanë ose Gostivar dhe lidhej me Kosovën dhe lidhnim tërë pjesët e kombit.

Po Rama po shkon në tjetër drejtim, siç ka bërë Berisha dhe Nano dikur. Besoj se këta njerëz, me që të dy janë njerëz letrash duhet ti binden një shprehje të Havelit: Këto vende drejtohen vetëm me një mënyrë, me trishtim. Ta shikojë me trishtim.

Rama duhet të merret me gjëra konkrete, nuk mundet që 150 milionë euro të IPARD të kthehen në bujtina. Por të planëzohet që tokat e copëtuara të kthehen në avantazh”. /mcntv

Tags: Albin Kurtiballkani i hapuredi ramashpetim nazarko

TË LIDHURA

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë
Aktualitet

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

20:50 | 28/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara
Aktualitet

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Next Post
Rezultate apo thjesht ecejake

Rezultate apo thjesht ecejake

Bieber e thotë publikisht: Vuaj nga paraliza e fytyrës

Bieber e thotë publikisht: Vuaj nga paraliza e fytyrës

Mitsotakis: BE-ja të integrojë Ballkanin brenda vitit 2033

Mitsotakis: BE-ja të integrojë Ballkanin brenda vitit 2033

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë
Aktualitet

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

by mirseda
20:50 | 28/09/2025
0

Burgut 203 në Tiranë, i njohur si burgu ‘Mine Peza’, ditët e fundit, i është shtuar një...

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com