Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

NATO po përballet me një sfidë të paprecedentë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
NATO po përballet me një sfidë të paprecedentë

Nga: Linda S.Heard “Gulf News”

Gjatë një interviste dhënë për revistën e mirënjohur “The Economist”, presidenti i Francës Emanuel Makron akuzoi Shtëpinë e Bardhë se i ka shkaktuar “një vdekje celebrale” Organizatës së Atlantikut të Veriut (NATO). Gjithashtu, ai akuzoi Uashingtonin “se i ka kthyer shpinës Evropës”, duke përmendur tërheqjen e trupave amerikane nga Siria Veriore, për t’i hapur rrugën një inkursioni ushtarak turk, pa u konsultuar me aleatët.

Evropa është “buzë greminës” tha ai, dhe duhet të ketë një strategji të qartë për t’u bërë një forcë gjeopolitike me rëndësi, ose “nuk do të kemi më nën kontroll fatin tonë”. Kur u pyetën nëse Neni 5 i mbrojtjes së përbashkët mund të zbatohet ende, ai tha se nuk e di këtë, teksa bëri paralajmërimin ogurzi: Ç’domethënie do të ketë nesër ky nen?”.

Këndvështrimi i tij, e përshkruar nga kancelarja gjermane Angela Merkel si “drastik”, i kapi në befasi vendet anëtare, dhe shkaktoi shumë kundërshtime. Gjithsesi, Makron, që ka shqetësime reale në lidhje me mbrojtjen e Evropës, ka të drejtë. Dhe mbetet të pyetet nëse kritikat nga homologët e tij evropianë, mes tyre Merkel, janë pasqyrim i ndjenjave të tyre të vërteta. Apo kritikat u bënë vetëm që të shmangin zemërimin e administratës Trump, që mund të përkthehej në ndonjë lloj ndëshkimi?

Nëse udhëheqësit evropianë duan të kenë këtë qasje, ata nuk e kanë studiuar fare karakterin e njeriut që drejton sot Zyrën Ovale, një person që admiron të fortët, dhe që “kalëron” mbi të dobëtit. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e bombardoi me fyerje presidentin amerikan Donald Trump.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, që kohët e fundit e hodhi letrën e Trumpit në koshin e plehrave, është duke flirtuar aktualisht me presidentin rus Vladimir Putin. Dhe nuk e vret aspak mendjen se me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes S-400, po shkel rregullat e NATO-s, dhe kjo edhe përballë kërcënimeve të SHBA-së.

E megjithatë, ata bashkë me Putinin, janë ndër udhëheqësit që duket se admirohen më shumë nga presidenti. Nga ana tjetër, raportet Trump-Merkel kanë mbetur të ftohta, ndërsa takimet vizualisht të ngrohta mes tij dhe Makron, nuk janë përkthyer në raporte vërtetë të mira bashkëpunuese.

Në fakt, Trump ka qenë i revoltuar me padobinë e NATO-s për politikat e tij të “Amerika e Para”. Nganjëherë, ai i ka trajtuar krerët e shteteve anëtare si fëmijë që meritojnë të kritikohen publikisht për dështimin e përmbushjes së detyrimeve financiare të vendeve të tyre në aleancë, sikurse e përcakton Traktati.

Për më tepër, sipas burimeve të gazetës “The New York Times”, Trump ngriti privatisht vitin e kaluar, mundësinë e largimit të vendit të tij nga NATO, që u themelua nga kombet perëndimore në vitin 1949 për të penguar agresionin Sovjetik. Ai vendosi ndërkohë në pikëpyetje të madhe Nenin 5, i evokuar vetëm një herë në historinë e aleancës, duke hedhur dyshime nëse SHBA-ja do t’i përmbahej atij, nëse një vend i vogël anëtar, si përshembull Mali i Zi, do të sulmohej.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Rasmusen i cilësoi “të rrezikshme” akuzat e  Trump ndaj aleancës, dhe që sipas tij synojnë ta “dobësojnë politikisht” atë. Ai theksoi se komentet e tij zhgënjyese, e nxisin Putinin të testojë unitetin e NATO-s.

Këtë po e bën edhe anëtarja e NATO-s Turqia, dhe jo vetëm për shkak të lidhjeve të saj të ngrohta me Rusinë, qëllimi i të cilës është ta shohë NATO-n të përçarë. Mercenarët sirianë të financuar nga Turqia, po hyjnë në territorin sirian, për të spastruar Forcat Demokratike Siriane (SDF) të dominuara nga kurdët, nga e ashtuquajtura “zonë e sigurisë”. Dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer shefave të NATO-s.

Por sërish kritikat e NATO-s janë të moderuara. Kjo pasi Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe brenda bllokut, dhe në bazat e saj ndodhen avionët e NATO-s, si dhe armët bërthamore të SHBA-së. Përveç kësaj, Ankaraja mbrohet nga Trump në këtë aspekt.

Presidenti Erdogan, ndihet mjaftueshëm i fuqishëm për t’u mbyllur gojën fuqive evropiane, përmes kërcënimeve për lejimin e miliona refugjatëve të mbërrijnë në brigjet evropiane. Presidenti turk zotohet tashmë të riatdhesojë në vendet e tyre terroristët e ISIS të arrestuar në Siri, një plan që e mbështet edhe Trump.

Me “mama” Merkelin që do të largohet nga detyra me mbarimin e mandatit në vitin 2021, Makron po pozicionohet si mbrojtësi i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian. Ai ka kohë që po ushtron presion për një “Ushtri të vërtetë Evropiane”, që do të jetë e aftë të mbrojë Evropën nga Rusia dhe SHBA-ja.

Një apel që shkaktoi zemërim në Shtëpinë e Bardhë, dhe një reagim të zbehtë nga homologët e tij të BE. Trump është shumë larg nga të qenit eurofil. Në fakt, ai ka qenë një mbështetës i qëndrueshëm i Brexit, dhe e ka kritikuar marrëveshjen e minutës së fundit që arriti Boris Xhonson me Brukselin.

Trump shprehu preferencën e tij të hapur, për skenarin e ‘daljes pa marrëveshje’ të Najxhëll Fareixh. Ai e tregoi më së miri qasjen e vet, kur vendosi tarifa mbi 7.5 miliardë dollarë mallra evropiane, të cilat hynë në fuqi muajin e kaluar. Megjithatë, ndryshe nga Makron që është i zëshëm në qëndrimet e tij, krerët e tjerë evropianë po adoptojnë një qasje më të butë.

Ata kanë zgjedhur më gjasë të durojnë deri në zgjedhjet e reja presidenciale amerikane, që do të mbahen më 3 nëntor të vitit të ardhshëm. Duke pasur parasysh që aleanca transatlantike, ka qenë një histori suksesi për 70 vjet me radhë, qëndrimi i tyre i kujdesshëm është ndoshta një veprim i mençur. Sidoqoftë, në rastin e administrate Trump II, gjithçka mund të ndodhë.

TIRANA TODAY

 

 

Tags: NATOrusiaTrumpTurqia

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Ndërron jetë regjisorja shqiptare

Ndërron jetë regjisorja shqiptare

KLGJ-ja cakton 4 relatorë për kandidatët jashtë sistemit gjyqësor

KLGJ-ja cakton 4 relatorë për kandidatët jashtë sistemit gjyqësor

Përmbytet Venecia, situata përkeqësohet dhe ndërrojnë jetë dy persona

Përmbytet Venecia, situata përkeqësohet dhe ndërrojnë jetë dy persona

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Lejuan shkelje në trajtimin e mbetjeve spitalore,13 persona dërgohen në gjyq
Aktualitet

Lejuan shkelje në trajtimin e mbetjeve spitalore,13 persona dërgohen në gjyq

by mirseda
10:50 | 31/05/2025
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe...

AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër

AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër

10:14 | 31/05/2025
Detaje nga plagosja në Durrës, çfarë deklaroi 36-vjeçari

Detaje nga plagosja në Durrës, çfarë deklaroi 36-vjeçari

09:51 | 31/05/2025
Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

09:40 | 31/05/2025
Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Tiranë 43 vjeçari

Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Tiranë 43 vjeçari

09:23 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com