Duhet të ishte një nga të parët që do të largohej në merkaton e janarit, por statusi i Elseid Hysaj te Napoli ka ndryshuar krejtësisht.
Kapiteni i kombëtares shqiptare nuk do të lëvizë nga skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso, të paktën deri në fund të sezonit, shkuan “balkanweb”.
“Sky Sport” tregon se vetë trajneri dhe drejtori sportiv i klubit napolitan Guintoli kanë hequr mbrojtësin kuqezi nga merkato.
Shkak është bërë emergjenca në repartin difensiv. Për momentin duket e pamendueshme që Napoli të humbasë një tjetër mbrojtës.
Gjithsesi, surprizat nuk mund të përjashtohen, aq më tepër që Roma prej kohësh kërkon të marrë shërbimet e Hysaj.
Madje, vetëm pak javë më parë mediet italiane folën se marrëveshja ishte shumë pranë.
Po ashtu, vetë futbollisti kërkon të ndryshojë ambient, pasi te Napoli ka humbur ndjeshëm në hierarkinë e skuadrës, ku nga një titullar fiks është kthyer në një lojtar rezervë.