E premte, 26 Shkurt, 2021
15 C
Tirana

Napoli ndryshon mendje për Hysajn, kapiteni kuqezi largohet nga merkato

Duhet të ishte një nga të parët që do të largohej në merkaton e janarit, por statusi i Elseid Hysaj te Napoli ka ndryshuar krejtësisht.

Kapiteni i kombëtares shqiptare nuk do të lëvizë nga skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso, të paktën deri në fund të sezonit, shkuan “balkanweb”.

“Sky Sport” tregon se vetë trajneri dhe drejtori sportiv i klubit napolitan Guintoli kanë hequr mbrojtësin kuqezi nga merkato.

Shkak është bërë emergjenca në repartin difensiv. Për momentin duket e pamendueshme që Napoli të humbasë një tjetër mbrojtës.

Gjithsesi, surprizat nuk mund të përjashtohen, aq më tepër që Roma prej kohësh kërkon të marrë shërbimet e Hysaj.

Madje, vetëm pak javë më parë mediet italiane folën se marrëveshja ishte shumë pranë.

Po ashtu, vetë futbollisti kërkon të ndryshojë ambient, pasi te Napoli ka humbur ndjeshëm në hierarkinë e skuadrës, ku nga një titullar fiks është kthyer në një lojtar rezervë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A është Donald Trump një fashist?

Nga: John Broich“The Converstion” Që para se Donald Trump të zgjidhej president, historianët kanë debatuar nëse ai është apo jo një fashist. Si mësues i...

Zgjedhjet/ Boiken Abazi i Vetëvendosjes mbledh firmat si kandidat e pavarur

Drejtuesi i Levizjes Vetëvendosje me qendër në Tiranë, Boiken Abaazi ka mbledhur firmat e nevojshme që i duhen një kandidati të pavarur për të...

Ndryshimi nuk do të vijë asnjëherë prej “ushtarëve” të partive

Nga: Astrit Patozi Ndryshimi në Shqipëri nuk mund të vijë vetëm prej militantëve politikë, sado të përkushtuar dhe të angazhuar që të jenë. Në radhë të...

Komisioni Rregullator miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar sot fletën e votimit të propozuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Zgjedhësi do të votojë me...

Ku të gjejmë një popull që do të zezën e vet?

Qysh mbrëmë e tash e mbrapa, nuk ka mbet gja tjetër, veç të gjejmë atë popull që do të zezën e vet!,- do të...