Protestuesit e opozitës, me në krye Bashën dhe Kryemadhin, janë zhvendosur tek Ministria e Brendshme, ku kërkojnë lirimin e protestuesve të ndaluar nga policia.
Pas fjalës së mbajtur nga kreu i Partisë Demokratike, protestuesit janë përplasur sërish me policinë, duke tentuar të çajnë kordonin policor për të tretën herë.
Ish-deputeti Flamur Noka pasi i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm të mos ushtrojë dhunë ndaj protestuesve, i ka ftuar këta të fundit ta ndjekin në një marshim protestë.
Kujtojmë se situata është tensionuar herë pas here, ku kanë mbetur të lënduar një efektiv policie dhe dy protestues.