Publikohet dokumumenti arkivor me notën e protëstës të datës 11 korrik 1978 ku Tirana zyrtare akuzonte qeverinë kineze se ajo në mënyrë të njëanëshme kishte ndërmarrë një veprim armiqësor duke ndërprerë të gjitha ndihmat ekonomike dhe ushtarake e duke tërhequr të gjithë specialistët e saj nga Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Cilat ishin disa nga akuzat kryesore që Tirana zyrtare kishte artikuluar ndaj Pekinit dhe si e argumentonte ajo se Republika Popullore e Kinës nga viti 1954 deri në 1975-ën nuk i kishte akorduar Shqipërisë 10 miliardë juan sa pretendonte pala kineze nëpërmjet faturave bankare, por vetëm 3.5 miliard juan…?!
Nga Dashnor Kaloçi, TemA
Plot 41 vjet më parë, më 28 korrikun e nxehtë të vitit 1978, Republika Popullore e Kinës i dha fund viteve të gjata të ”mjaltit” me Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, duke ndërprerë menjëherë ndihmat e kreditë për qeverinë komuniste të Tiranës, e duke tërhequr përfundimisht nga vëndi më i varfër i Europës edhe të gjithë specialistët, teknikët dhe inxhinierët e saj, civilë dhe ushtarakë, të cilët me nga një valixhe të vogël në dorë, dhe me këmishat e bardha nën kostumet uniformë të dokut, u vunë në rresht për një, përpara hyrjes kryesore të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Rinasit. Ndërprerja e mënjeherëshme e ndihmave dhe kredive, e tërheqja e specialistëve kinezë, nuk ishte e papritur për regjimin komunist të Enver Hoxhës. Ajo erdhi pas një note proteste që Ministria e Jashtëme e Kinës, i kishte dorzuar rreth 20 ditë më parë, ambasadës shqiptare në Pekin, me anë të së cilës i bënte të ditur vendimin e marrë nga udhëheqja e lartë e Kinës.
Në fakt, marrëdhëniet në mes Tiranës zyrtare dhe Pekinit kishin filluar të ftoheshin dhe morën plasaritjet e para që nga fillimi i viteve ’70-të, kur udhëheqja e lartë kineze dhe Mao Ce Duni, vendosën dhe filluan përgatitjet për të pritur në shtëpinë e tyre, presidentin amerikan, Riçard Nikson. Ai vendim i udhëheqjes së lartë kineze, u ra si rrufe në qiell të kaltër, udhëheqjes shqiptare, të cilët e konsideruan atë gjë si një akt të paprecedent për mbarë lëvizjen komuniste botërore dhe parimet e marksizëm-leninizmit. Në këtë frymë, si kundërpërgjigjie ndaj ”devijatorëve” kinezë, Tirana zyrtare, që nuk lëshonte pe, dhe nuk bënte ”tregti” me parimet e marksizëm-leninizmit”, doli me një artikull në gazetën ”Zëri i Popullit”, i cili titullohej: ”Miku i armikut tim, është dhe armiku im”. Në vitet që pasuan, propaganda dhe fryma antikineze e Tiranës erdhi duke u shtuar, deri sa shënoi dhe epilogun e saj më 28 korrik 1978. Po atë ditë, teksa specialistët kinezë merrnin rrugën drejt Rinasit, shqiptarët lexonin në ”Zëri i Popullit”, letrën e Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe Këshillit të Ministrave, udhëheqjes së lartë të Pekinit
Jam plotësisht dakort me këtë përgjegjie të skalitur dhe të merituar që u jepet armiqëve të pabesë dhe të ndyrë Kinezë.
Haki Toska. 28 Korrik 1978
KOMITETIT QËNDROR TË PARTISË KOMUNISTE TË KINËS. KËSHILLIT TË SHTETIT TË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS
Më 7 korrik 1978 Ministria e Punëve të Jashtëme e Republikës Popullore të Kinës i dorzoi Ambasadës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Pekin një notë zyrtare, me anën e së cilës njoftohet se Qeveria Kineze ka vendosur “të ndërpresë ndihmën ekonomike dhe ushtarake për Shqipërinë dhe të tërheqë specialistët ekonomikë dhe ushtarakë” që punonin në Shqipëri deri në atë datë.
Me këtë veprim të pabesë dhe armiqësor ndaj Shqipërisë Socialiste, ju çorët pa skrupull marrëveshjet e përfunduara zyrtarisht midis dy vëndeve, shkelët në mënyrë brutale dhe arbitrare rregullat dhe normat më elementare ndërkombëtare, dhe mosmarrëveshjet ideologjike i shtritë edhe në marrëdhëniet shtertërore me Shqipërinë. Duke hedhur këtë hap armiqësor ndaj Shqipërisë Socialiste, ju kërkoni të goditni dhe të dëmtoni ekonominë dhe aftësinë mbrojtëse të vëndit tonë, të sabotoni çështjen e revolucionit dhe të socializmit në Shqipëri. Njëkohësisht ju minoni rëndë miqësinë vëllazërore midis popujve shqiptar dhe kinez.
Duke i dashur të keqen një vëndi socialist, siç është Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, ju kënaqëni armiqtë e socializmit dhe të revolucionit. Përgjegjësia për këtë akt reaksionar e antishqiptar, si dhe për pasojat e tij, bie plotësisht mbi palën kineze. Komiteti qëndror i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe Qeveria Shqiptare prerjen brutale të ndihmave e kredive për Shqipërinë Socialiste nga ana juaj e denoncojmë përpara gjithë opinionit publik botëror si një veprim reaksionar e nga pozita e fuqisë së madhe, si veprim që përsërit si në përmbajtje, ashtu dhe në formë, metodat e egra shoviniste të Titos, Hrushovit dhe Brezhnjevit, të cilat dikur edhe Kina i ka pas dënuar.
Komiteti Qëndror i Partisë së Punës së shqipërisë dhe Qeveria Shqiptare hedhin poshtë përpjekjet që bëhen në notën kineze për të bërë fajtore Shqipërinë, për të akuzuar pa asnjë bazë udhëheqjen shqiptare se gjoja ajo është msomirënjohëse për ndihmën e Kinës dhe se gjoja është përpjekur të sabotojë bashkëpunimin ekonomik e ushtarak midis dy vëndeve.
Për çdo njeri normal është e pabesueshme dhe jashtë logjike që Shqipëria, një vënd i vogël, që lufton kundër rrethimit imperialisto-revizionist e bllokadës së tij, që është i përveshur një pune të gjerë për zhvillimin e shpejtë ekonomik e kulturor të vëndit, që punon pa u lodhur për forcimin e mbrojtjes së Atdheut të vet socialist, të nxitë e të kërkojë vetë prishjen e bashkëpunimit ekonomik me Kinën, të refuzojë kreditë dhe ndihmat e saj, civile dhe ushtarake. Populli shqiptar, Partia dhe qeveria e tij, të frymëzuar nga mësimet e marksizëm-leninizmit e nga parimet e internacionalizmit proletar, kanë luftuar sinqerisht e me konsekuencë për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit vëllazëror e të ndihëms reciproke midis Shqipërisë dhe Kinës:
Ata e kanë çmuar kurdoherë lart ndihmën që Kina i ka dhënë Shqipërisë, duke e konsideruar atë si një ndihmë internacionaliste të popullit kinez, si një ndihmë që i shërbente çështjes së përgjithëshme të revolucionit e të socializmit. Populli shqiptar, Partia dhe Qeveria e tij, ashtu si më parë dhe tani, u përmbahen vlerësimeve që i kanë bërë kësaj ndihme dhe rolit të saj, midis faktorëve të tjerë të jashtëm, për zhvillimin e vëndit tonë. Shqipëria Socialiste, miqsinë e saj me popujt e vëndeve të tjera, kurrë nuk e ka parë si një mjet për të nxjerrë përfitime ekonomike. Në të njtën kohë, ajo nuk i ka lejuar askujt që ndihmën e bashkëpunimit ekonomik, ta llogaritë si një investim për t’i diktuar dhe imponuar vendit pikpamje politike e ideologjike që janë në kundërshtim me marksizëm-leninizmin dhe me interesat e socializmit. R.P.S.SH-së nuk i ka shitur kurë parimet, ajo kurrë nuk ka bërë dhe nuk bën tregti me to.
Kur Partia e Punës e Shqipërisë e mbrojti Partinë Komuniste të Kinës nga sulmi i revizionistëve hrushovianë në mbledhjen e Bukureshtit dhe në atë të Moskës të partive komuniste e punëtore të vitit 1960, ajo këtë e bëri me vetëdije për të mbrojtur parimet e marksizëm-leninizmit dhe jo për të marrë nga Kina disa fabrika dhe disa traktorë. Kur Shqipëria Socialiste për vite me rradhë mbronte të drejtat e Kinës Popullore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kundër komplotit amerikan, ajo nuk e bënte për interesa materiale, por për të mbrojtur një çështje të drejtë dhe parimore. Kur Partia e Punës së Shqipërisë dhe klasa jonë punëtore mbështetën qëllimet strategjike të revolucionit Kulturor të Kinës, këtë nuk e bënë për të marrë ndonjë kompesim, por për të ndihmuar klasën punëtore kineze, komunistët dhe popullin kinez për ta shpëtuar vëndin nga elementët kapitalistë që kishin uzurpuar pushtetin në Kinë.
Qeveria kineze për të justifikuar prerjen e ndihmave për Shqipërinë, në pamundësi që ta bëjë ndryshe, është kufizuar në “argumente” ekonomike dhe teknikë të praktikës së thjeshtë e të zakonëshme në marrëdhëniet midis dy shteteve. Këtë ju e bëni me qëllim që të fshihni arsyet e vërteta që ju shtynë të ndërrmernit këtë akt armiqësor kundër Shqipërisë Socialiste. Prerja e ndihmave dhe kredive për Shqipërinë nuk mund të arsyetohet me 8 “faktet” që ju paraqitën në notën kineze, se gjoja “zëvëndësministri i Industrisë dhe i Minierave të Shqipërisë…refuzoi konsultimet e mëtejshme…dhe në mnëyrë arrogante u dha fund bisedimeve”: se nga specialistët shqiptarë “nuk u respektuan udhëzimet teknike të specialistëve kinezë” në rafinerinë e përpunimit të thellë të naftës; se projekti kinez në një objekt ushtarak nuk doli me sukses “për shkak të zbulimit të vonuar të zgavrave që rridhnin ujë si rezultat i studimeve gjeologjike të dobta nga ana shqiptare” dhe se pala shqiptare “ndryshoi mendim duke e marrë vetë përsipër punën dhe i dha fund ndihmës kineze për këtë objekt”;se pala shqiptare “krijoi pretekste të ndryshme dhe, në kundërshtim me marrëveshjen, refuzoi të nënshkruante proces-verbalet e vënies në shfrytëzim të objekteve”, se pala shqiptare “papritur, refuzoi të pranonte 25 faturat me një shumë totale afro 100 milionë juanë Renminbi”, se “për arsye të mospërfilljes nga pala shqiptare të këshillave teknike të specialistëve kinezë , në Kombinatin Metalurgjik u formua një ngjitje në furrnaltë” dhe këtë difekt specialistët shqiptarë e zhdukën vetë pa pritur që të vinin specialistë të posaçëm nga Kina; se “ambasadori shqiptar në Kinë refuzoi të pranonte notën kineze të 7 qershorit 1978”.
Këto “argumente dhe fakte” që sjell Qeveria Kineze, jo vetëm janë të sajura e të shtrembëruara, por edhe sikur të mos ishin të tilla, ato nuk mund të shërbejnë kurrsesi si një bazë morale dhe juridike ku mund të mbështetet një shtet për të justifikuar prerjen e një anëshme e brutale të ndihmës ekonomike e ushtarake ndaj një shteti tjetër, me të cilin ka qenë në aleancë të ngushtë për një kohë të gjatë.
Arsyet e vërteta të prerjes së ndihmave dhe kredive për Shqipërinë nuk kanë thjesht teknik, siç paraqiten në notën e Qeverisë Kineze, por kanë karakter të thellë politik e ideologjik. Në këtë letër, K.Q i PPSH-së dhe Qeveria Shqiptare do të hedhin dritë të plotë mbi këto shkaqe politike dhe ideologjike. Por më parë le të ndalemi dhe të vërtetojmë se edhe “argumentet” që përdor pala kineze në notën e vet nuk i përgjigjen fare realitetit. Qeveria e RPS të Shqipërisë do të njohë opinionin botëror me të vërtetën mbi marrëdheniet ekonomike midis Kinës dhe Shqipërisë, e në mënyrë të veçantë për ato çështje që ngrihen në notën kineze, duke botuar notat e plota që janë shkëmbyer për këtë qëllim midis qeverive të dy vëndeve.
Këtu do të sqarojmë disa “fakte” që përmenden në notën kineze. Në notën kineze të 7 korrikut, duke rradhitur në mënyrë tendencioze një varg shifrash mbi ndihmat që Kina i ka dhënë Shqipërisë, pasqyrohet dëshira e udhëheqjes kineze për t’u mburrur përpara botës. Ajo vepron njësoj siç ka vepruar dhe vepron udheheqja revizioniste sovjetike që propagandon vazhdimisht me mburrje prej shteti të madh “ndihmën” që i ka dhënë dikur Shqipërisë. Detyrohemi t’i kujtojmë udhëheqësve kinezë se mburrjet e tyre janë krejt në kundërshtim me deklaratat zyrtare të bëra dikur nga vetë qeveria kineze. Në deklaratën solemne mbi 8 parimet e ndihmës së Qeverisë Kineze për shtetet e tjera thuhet: “Qeveria Kineze bazohet gjithmonë në parimin ebarazisë dhe të dobisë reciproke në dhënien e ndihmave vëndeve të tjera. Ajo nuk e konsideron kurrë një ndihmë të tillë si një lëmoshë të njëanëshme, por si diçka reciproke”.
Kurse Çu En Lai, gjatë vizitës së tij në 14 shtator të vitit 1964, theksonte:”…Në rast se ne do të mburreshim për ndihmën tonë ndaj të tjerëve, do të sishte një shovinizëm i shtetit të madh”. Populli, Partia dhe Qeveria Shqiptare nuk e kanë mohuar asnjëherë ndihmën e RP të Kinës dhe rolin e saj në zhvillimin ekonomik të vëndit tonë. Ata e kanë njohur dhe vlerësuar këtë ndihmë, duke u udhëhequr nga ndjenjat e sinqerta dhe duke menduar se asjo vinte nga një shtet mik dhe jepej në frymën e parimeve të socializmit. Për notën kineze të 7 korrikut, ndërsa paraqitet me përmasa të ekzagjeruara dhe zbukurohet ndihma ekonomike dhe ushtarake që Kina i ka dhënë Shqipërisë, nuk gjendet asnjë fjalë për ta përmëndur faktin se edhe Shqipëria e ka ndihmuar Kinën, siç e kanë deklaruar shumë herë kohë më parë, edhe vetë udhëheqësit kinezë.
Duke vlerësuar ndihmën që Shqipëria i ka dhënë Kinës, Mao Ce Duni ka thënë: “Ne duhet t’ju falenderojmë në rradhë të parë juve, sepse qëndroni në vijë të parë të frontit, sepse ju ndodheni në rrethana shumë të vështira dhe luftoni me këmbëngulje për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit. Kjo është një gjë shumë e vlefëshme, kjo është më se e çmushme se çdo gjë”. (Nxjerrë nga proces-verbali i bisedimeve me një delegacion shqiptar më 29 qershor 1962). Ndërsa Çu En Lai, nga ana e tij ka deklaruar: “Shokët shqiptarë përmëndnin shpesh përkrahjen dhe ndihmën nga ana e Kinës për Shqipërinë. Unë do të dëshiroja të thoja këtu, se në rradhë të parë Shqipëria na ka dhënë neve një ndihmë e përkrahje të madhe”. “…populli kinez nuk do të harrojë kurrë se në kohën kur revizionistët modernë shpifnin dhe sulmonin në mënyrë të tërbuar PK të Kinës, PPSH-ja duke mbajtur një qëndrim të drejtë, pa marrë parasysh të gjitha presionet, vështirësitë dhe rreziqet, doli me guxim për të përballuar këtë rrymë të kundërt, demaskoi dhe goditio pa mëshirë kopmlotet antikineze të revizionizmit modern”.
(“Zëri i Popullit”, 9 janar 1964, fjala në mitingun e Tiranës). Përsëri Çu En Lai ka thënë;”Ne bëjmë detyrën tonë internacionaliste dhe do të sihste tradhëti, po të mos ju ndihonim…Ju si një kshtjellë e socializmit në Evropë po luftoni kundër imperializmit, revizionizmit dhe gjithë reaksionit. Po të mos ju ndihmojmë, ne nuk do të jemi komunistë internacionalistë, por tradhëtarë. Përkrahja dhe ndihma midis nesh, midis Kinës dhe Shqipërisë është reciproke. Ju në Evropë po qëndroni si një fener ndriçues dhe po luftoni pa u përkulur dhe sypatrembur. Kjo është një ndihmë dhe përkrahje e madhe për ne dhe për gjithë popujt e botës”. (Nxjerrë nga proces-verbali i bisedës me një delagaciin shqiptar, Pekin. 29 Gusht 1971). Një deklaratë të tillë ka bërë edhe Kan Sheni: “Unë u kam thënë shpesh shokëve, dhe përsëri këtë rradhë e theksova dhe një herë, që shokët shqiptarë neve na japin një ndihmë më të madhe kolosale. Le të mos shohim veç Azotikun, TEC-in, uzinat dhe fabrikat e ndryshme që u japim ne, ato nuk janë gjë, po të llogarismim përkrahjen e madhe që na japin neve me lëvizjen komuniste në botë shokët shqiptarë”. (Nga fjala në darkën për nder të delegacionit kinez në 13 nëntor 1966, në Tiranë).
Neve na vjen rëndë të flasim për ndihmën që Shqipëria i ka dhënë Kinës, sepse ato çfarë kanë bërë Partia dhe populli shqiptar për Kinën e popullin kinez, i kanë bërë me ndërgjegjëe komuniste e të frymëzuar nga ndjenja vëllazërore dhe internacionaliste. Por na detyruat të flasim për të, sepse ju, duke ndjekur, shembullin e Hrushovit dhe të Brezhnjevit, filluat të na numëroni juanët e fenët që i keni dhënë Shqipërisë! Në notën e saj, Qeveria Kineze orvatet të krijojë përshtypjen në opinionin publik se gjoja Shqipëria, në qoftë se ka pasur ndonjë sukses në zhvillimin ekonomik, këtë e ka vetëm në saj të ndihmës së Kinës. Për këtë qëllim dhe për të impresionuar opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, shifrat që përmënden në notën kineze janë fryrë e manipuluar me kujdes.
Aty thuhet se “qeveria kineze, për zbatimin e marrëveshjeve të përfunduara midis Kinës dhe Shqipërisë, ka harxhuar më shumë se 10 miliard juanë Renminbi”. Kjo është një shifër arbitrare dhe nuk i përgjigjet së vërtetës, në rradhë të parë duhet thënë se ato që Qeveria kineze i quan ndihma në të vërtetë janë kredi, janë obligime që rrjedhin nga marrëveshjet e përfunduara midis dy qeverive në përputhje me dëshirat dhe interesat e të dy palëve dhe me praktikën e njohur ndërkombëtare të marrëdhëineve midis shtetesh sovrane dhe që përmbajnë detyrimet të dyanëshme. Pra këtu, nuk kemi të bëjmë me lëmosha ose me mëshirat kristiane. Nga ana tjetër në bazë të dokumenteve që disponon pala shqiptare rezulton se: që nga dhjetori i vitit 1954 dhe deri në korrik të vitit 1975, midis Kinës Popullor dhe Shqipërisë janë nënshkruar 17 marrëveshje qeveritare për dhënie kredia Shqipërisë nga Kina Popullore, përveç marrëveshjeve për ndihmën ushtarake.
Ndër këto 17 marrëveshje, ka prej tyre ku ndihma në kredi llogaritet në rubla të vjetar, më pas në rubla të reja, pastaj në lira angleze, më vonë në juanë të brendshmë dhe në juanë tregtarë, ose në diollarë amerikanë. Duke i kthyer monedhat e ndryshme të përmënderua në këto marrëveshje në juan tregtarë me kursin zyrtar kinez, të caktuar nga Banka Kineze në periudha përkatëse, rezulton se vlera e përgjithëshme e ndihmës ekonomike kineze në kredi, akorduar Shqipërisë që nga viti 1954, dhe deri në vitin 1975, kur u nëshkrua marrëveshja e fundit, nuk është “më shumë se 10 miliard juanë”.
Siç përmëndet në notën kineze, por vetëm 3 miliard e 53 milion juanë tregtar. Nga kjo shumë, duke llogaritur vlerën e veprave të plota dhe të materialeve të përgjithëshme me çmimet e njëanëshme të caktuara nga pala kineze, deri në korrik të vitit 1978 është përdorur nga Shqipëria rreth 75% e saj. Por këtu duhet theksuar se vlerat që përmbajnë faturat e Bankës Kineze për veprat e plota dhe për materialet e përgjithëshme, nuk janë llogaritur mbi bazën e çmimeve të caktuara “në konsultim të përbashkët”, por janë të caktuara në mënyrë arbitare, vetëm nga pala kineze, pa e pyetur fare palën shqiptare në bazë të marrëveshjes, Prandaj kthimi nga Banka e Shtetit Shqiptar, Bankës Kineze, i faturave të objekteve të ndërtuara në Shqipëri, nuk është “shkelje e marrëveshjeve”, siç pretendon nota kineze.