E hënë, 18 Tetor, 2021
13.5 C
Tirana

“Shqipëria duhet të paguajë 140 mln €”/ Becchetti: Kemi qenë të përndjekur nga shteti shqiptar

Çështja e Francesco Becchetti dhe fitorja e tij në gjyq përballë qeverisë shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e medias italiane, “affaritaliani.it”.

Media në fjalë shkruan se një gjykatë ndërkombëtare vendosi njëzëri se qeveria shqiptare është fajtore për përndjekjen politike dhe për sjelljen korruptive e të padrejtë ndaj sipërmarrësit italian.

Becchetti, që aktualisht banon në Londër, është pronar i ‘Agon Channel’, një stacion televiziv që transmeton nga Shqipëria. Agon Channel, i cili punësoi më shumë se 500 persona në Shqipëri, kishte marrë një pozicion kritik ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit aktual, Edi Rama.

Me vendimin e marre, Gjykata ndërkombëtare konkludoi se qeveria Rama lëshoi një urdhër-arresti të motivuar politikisht kundër Becchettit dhe ortakut të tij në biznes, duke i akuzuar ata për shmangie të taksave, falsifikim të dokumenteve, përvetësim dhe pastrim parash, duke kërkuar gjithashtu ekstradimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjykata ndërkombëtare dënoi Shqipërinë me 140 milionë euro për shpronësimin e paligjshëm të stacionit televiziv Agonset.

Ndërkohë, Becchetti, pas marrjes së këtij vendimi, u shpreh se është i kënaqur që persekutimi politik, siç e quan ai, ka përfunduar.

“Familja ime dhe unë jemi të kënaqur që 4 vitet e betejave ligjore kundër arrestimit të paligjshëm dhe persekutimit politik kanë përfunduar. Mendimet tona të para shkojnë për të gjitha familjet e punonjësve të grupit mediatik që u është dashur të vuajnë kaq padrejtësisht për shkak të veprimeve të nxituara të qeverisë së korruptuar shqiptare, shkruan më tej ‘affaritaliani.it’.

Ne jemi të kënaqur që gjykata ndërmori një hap të jashtëzakonshëm për të konfirmuar se ne kemi qenë të përndjekur nga shteti shqiptar. Ne mezi presim që të vazhdojmë me jetën dhe aktivitetet tona.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...