E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
16 C
Tirana

Mustafa Nano: Dy arsye pse jemi me fat që negociatat shqiptaro-serbe u anuluan

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Gazetari i njohur, Mustafa Nano thotë se duhet ta quajmë veten me fat pse negociatat me Serbinë u anuluan.

Në monologun e kësaj të premteje, Nano komentoi aktakuzat e bëra nga Haga kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Nano jep 2 arsye kryesore që sipas tij tregojnë se ky nuk është momenti më i mirë për të bërë negociata serbo-shqiptare e për ta finalizuar me marrëveshje. Së pari, sipas tij, sepse kauza kosovare është më e dobët se kurrë dhe së dyti sepse presidenti Thaçi, nuk ka autoritetin që ka përfaqësuesi i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Monologu i plotë:

Prokurori special ka ngritur një padi në ngarkim të Hashim Thaçit. Ky i fundit akuzohet për krime kundër njerëzimit e për krime lufte. Dhe kjo akuzë u bë publike para dy ditësh, tek sa Hashim Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës kishte marrë rrugën për në Ëashington, ku do të mbaheshin negociata serbo-shqiptare në Shtëpinë e Bardhë në prani të Grenellit, e ndoshta edhe të Pompeos apo të Trumpit, në varësi të rezultateve që do arriheshin.

Pse u zgjodh ky moment? U zgjodh nga amerikanët, ngaqë Trumpi është në fushatë presidenciale dhe i duhet një arritje e sukses diplomatik. Kaq e thjeshtë ka qenë puna dhe ai ka zgjedhur për të bërë bingo në një negociatë që mund ta zgjidhte kollaj. Shumë më kollaj se sa një negociatë me despotin koreano-verior. Por që iu sabotua që në vezë.

Kush ia sabotoi? Kjo nuk merret vesh hë për hë. Përkimi në kohë është nga ati që të frymëzojnë lexim konspirativ të gjësë, por neve na duhet të presim.

Por duket se është më mirë që ndodhi kështu. Akuza që iu bë Thaçit e dëmton imazhin e shqiptarëve nëpër botë, por anulimi i negociatave në Ëashington ishte një lajm i mirë. Kam frikë se, për shqiptarët, ky nuk ka qenë momenti më i mirë për të bërë një negociatë serbo-shqiptare e për ta finalizuar atë me një marrëveshje. Përkundrazi, ka qenë momenti më i keq i mundshëm. Për dy arsye kryesore:

Kauza kosovare sot është më e dobët se kurrë. Nuk ka më atraksionin që ka pasur më herët. Nuk ka më atë “sex appeal” që ka pasur. Nuk ka më mbështetje ndërkombëtare. Dhe kjo lidhet së pari me faktin që në krye të Shtëpisë së Bardhë është Trumpi, një nga njerëzit më pragmatikë që është futur ndonjëherë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, së dyti me faktin që klasa politike kosovare është veçuar si një nga më të dobëtat e të papërgjegjshmet në Ballkan, dhe së treti me faktin që në Kosovë janë shfaqur politikanë e parti që mendohen si anti-amerikane, të cilat janë edhe të fuqishme. Klasa politike kosovare është në pikën më të ulët të imazhit e reputacionit të vet.

Lexo edhe :   Ajo që s’ka kuptuar Lulzim Basha e të vetët
Lexo edhe :   Ajo që s’ka kuptuar Lulzim Basha e të vetët

Përfaqësuesi i Kosovës, Hashim Thaçi, në negociata nuk ka autoritetin që ka përfaqësuesi i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili sot për sot është babai i kombit serb dhe si i tillë ka një mandat të fuqishëm, absolut, për të negociuar. Vuçiçi sapo ka dalë nga një palë zgjedhje, nga të cilat mori 2/3 e anëtarëve të parlamentit serb. Këtë pushtet nuk e ka pasur asnjëri para tij në Serbi gjatë 30 viteve të fundit. Por edhe pa këto zgjedhje ai ka qenë gjithsesi i fortë. Është një nga udhëheqësit më të fortë në Ballkan. Dhe së fundi, Vuçiçi ka prore një fuqi negociuese më të madhe sesa alter egoja kosovare, gjë që buron nga natyra e “kauzës serbe” në këtë moment. Serbët e quajnë të humbur Kosovën dhe në çdo negociatë serbo-shqiptare ata luajnë me qarin. Nuk kanë se ç’të humbin, pasi ç’kanë pasur për të humbur e kanë humbur. Kështu, do të ishin të lumtur po të fitonin sadopak, e në këtë rast meritat do t’i merrte Vuçiçi. Në të kundërt, shqiptarët e Kosovës e quajnë të fituar Kosovën dhe ata nuk kanë se ç’të fitojnë në një negociatë serbo-shqiptare. Veç në humbshin. Dhe sadopak që të humbin, e quajnë katastrofë. E në këtë rast fajin do ta kishte Thaçi, apo kushdo tjetër në vend të Thaçit.

Shpresa e vetme në këto negociata ka qenë që të zotët e shtëpisë, amerikanët, të bënin lojën e zakonshme pro shqiptare. Por edhe këtë nuk mund ta bënin më shumë sesa duhet, pasi do komprometonin statusin e të zotit të shtëpisë. Nga ana tjetër, Presidenti e ka emrin Donald Trump, e jo Bill Clinton apo George Bush. Trumpi nuk ka asnjë emocion lidhur me Kosovën. Kosova atij nuk i thotë asgjë.

Kështu që qëlloi shumë mirë që kjo negociatë u anulua. Duhet ta quajmë ende veten me fat.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH-ja në alarm për Italinë: E para në Europë për rastet e reja me Covid

Organizata Botërore e Shëndetit, (OBSH) ka bërë me dije se Italia mban rekordin europian të rasteve të reja pozitive me Covid, të regjistruara gjatë...

Xi Jinping uron Biden-in: Kina dhe SHBA-ja të shmangin përplasjet

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, të mërkurën e përgëzoi presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhje. Në telegramin e tij,...

Komuna e Prishtinës do të ndihmojë financiarisht të infektuarit me koron*virus

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin për të ndihmuar financiarisht të infektuarit me koronavirus. Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Ja pse dështojnë ligjet kundër duhanit në Ballkanin Perëndimor

Nga Nikola Gjorgjevic “Emerging Europe” Për shumicën e evropianëve perëndimorë, ditët dhe netët e shpenzuara restoranteve, bareve dhe klubeve të mbushura plot me tym, kanë...