E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Murrizi pyet kreun e SPAK: Përse nuk hetoni tenderin e uniformave të policisë?

“Kam denoncuar një tender abuziv 27.3 milion euro të uniformës së Policisë, janë vjedhur mbi 10 milion euro. Çfarë faze është hetimi, a ka filluar hetim a jo”. Kjo ka qenë pyetja e nënkrytarit të Kuvendit, Myslym Murrizi, ndaj kreut të SPAK, Arben Kraja, duke kërkuar që hetimet të përfshijnë zyrtarë të lartë dhe jo vetëm “hallexhinj”. Murrizi ka ironizuar Krajën duke i kujtuar se “del për përgjigje vetëm ndaj konferencave të Gaz Bardhit”.  Murrizi i ka kujtuar Krajës edhe çështjen e seksuestrimeve të pasurive ndaj pronarit të dy tëlevizioneve “Ora..”, duke e konsideruear selektive. Sipas Murrizit, janë “Lalëzi” apo “Liqeni i thatë” që duhen hetuar më parë se sa shumë të tjerë.  Ndërkaq, kreu i SPAK, ka deklaruar se do të hetojë çdo denoncim, por, sipas tij, ky institucion “nuk del dot në rrugë e të pyesë se ku e bleu shtëpinë”.  Por , Murrizi është shprehur i trembur nga rezultatet për shkak “të kaluarës si hetues të Krajës në kohën e diktaturës”.

Ndërkaq, përpara pyetje ndaj Krajës, deputeti Murrizi kishte pyetur kryeprokurorin edhe për hetimet që po kryen nga organet lidhur me 28 emrat e kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, denoncimet për Shkollën e Magjistraturës dhe “non gratën” e ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjithashtu Murrizi u shpreh skeptik nga funksionimi i gjykatave, të cilat, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor janë propozuar  që të shkurtohen nga 35 që janë aktualisht në vetëm 15.

Ja debati Murrizi-Kraja

Myslim Murrizi: Zoti Kraja keni pak më shumë se një vit në krye të SPAK. E keni kaluar gjysmën e mandatit dhe nuk keni të drejtë rizgjedhjeje. Barra e rëndë iu ra që të ishit ju drejtues, pa hetues, pa paga, etj. Pritshmëria ka qenë shumë e madhe. Hetimet që ju raportuat sa prej tyre i përkasin shtresës së lartë; banorëve të kësaj sallë, ish-të rreshtuarve pas kurrizit tënd. Pra një vit e gjysmë punë çfarë ka patur në fokus në 30 vite post-komunizëm. Sa prej tyre? Personalisht shoh që sa herë del në deklaratë Gaz Bardhi ju i përgjigjeni, unë jam Myslim Murrizi kam denoncuar një tender abuziv të tenderave të uniformës së Policisë. Kaq i rëndësishëm është për SPAK Gazja? Çfarë faze është hetimi për tenderin, a ka filluar apo ju? Krimet zgjedhore i ka SPAK, 108 kuti u hetuan në Durrës. Kishin vjedhur vota, çfarë pret kjo strukturë, duhet deklarata e Gazit? Nga hetimet tuaja për dosjen 394, nuk e di sa jeni ndjerë mirë, shpallët urdhër-arresti për tre të vdekur. A është hetim sipërfaqësor. Sot një lajm, thotë që SPAK ka kërkuar sekuestrimin e Ylli Ndoqrit. Ai mund të jetë brima e fundit e kavallit. Sa yje të tjera ka ky vend. Me miliona euro pasuri e pajustifikuar tek liqeni i Thatë, Kodra e Diellit, para TEG-ut, pas TEG-ut, Palasë, Lalëz, a ka marrë ndonjë nismë SPAK? Dy çuna t’u shkojnë në shtëpi dhe t’u thonë; mirëmëngjes këtu e ke shtëpinë? Ke 3 muaj kohë që të më thuash burimin e të ardhurave që jeton dhe ke 7 hale për mace. Para se të shkojmë tek Ylli.

Lexo edhe :   Dyshohet se u ble nga trafikantët, apeli i GJKKO nuk i jep makinën prokurorit
Lexo edhe :   KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të lartë të Ministrisë së Brendshme

Arben Kraja: Nuk kam personi që i dënoj, unë jam drejtuesi i Prokurorisë dhe në këtë cilësi unë kam detyrime ligjore për të krijuar kushte të gjithëve që të funksionojmë. Kam bërë përpjekje dhe komunikime të vazhdueshme me të gjitha struktrat. Gjithashtu kam qenë pjesë e strukturës kryesore dhe për zgjedhjen e tyre. Brenda mandatit tim do i mbyll të gjitha. Më ra për hise të jem i pari dhe të kem më shumë të shara. SPAK nuk del dot në rrugë dhe t’i kërkojë llogari dikujt e ti thotë ku e bleve këtë shtëpi. Ato pak raste që kemi nisur të hetojmë nga anti-mafia, shifrat janë shumë më të mëdha. E kemi si përparësi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...