Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Zigmunt Bauman: Dashuria fluide, dhe frika e sotme nga lidhjet romantike

4 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Zigmunt Bauman: Dashuria fluide, dhe frika e sotme nga lidhjet romantike

Nga: Alice Turiani “Libreriamo.it”

Zigmunt Bauman ishte një nga sociologët më të mëdhenj të kohës sonë. Me teoritë e tij, ai ishte në gjendje të shpjegonte problemet dhe frikërat më të pranishme brenda shoqërisë moderne. Viktimat e këtyre frikërave më së shumti janë të rinjtë, të cilët nuk janë në gjendje t’i përjetojnë lidhjet e tyre romantike në mënyrë të vërtetë dhe të thellë. Në këtë artikull, ne përpiqemi të shpjegojmë pikëpamjen e Bauman mbi marrëdhëniet romantike, përmes konceptit të tij mbi dashurinë fluide.

Marrëdhëniet e sotme

Ndërtimi i një lidhje të fortë me dikë, nuk është gjithmonë e lehtë. Në lojë ka shumë aktorë:angazhimi, ndjenja e përgjegjësisë, por edhe një farë ndjenje frike. Është kjo e fundit ajo që në shumicën e rasteve i frenon marrëdhëniet të jenë më të thella.

Bauman i përcakton raportet e sotme më shumë si “lidhje” sesa si marrëdhënie romantike. Dhe referenca nuk është vetëm për teknologjitë e reja që na japin mundësi të qëndrojmë të lidhur edhe në distancë. Individualizmi synon vetëm që të përmbushë nevojat e përpikta që kanë një fillim dhe një fund.

Nga këtu buron edhe ideja e “dashurisë së lëngshme”, emocione që nuk mund të mbahen dot nga dikush dhe që u ikin vrullshëm nga duart derisa zhduken plotësisht. Një koncept shqetësues që na nxit të kemi marrëdhënie gjithnjë e më të paqëndrueshme me të tjerët.

Dashuri fluide

Nga këtu buron edhe koncepti i Zigmunt Bauman mbi “dashurinë fluide”. Kjo është dashuria e ndarë midis dëshirës për të përjetuar emocione nga njëra anë, dhe nga ana tjetër frikës nga lidhja e vërtetë romantike me dikë. Në këto rrethana, kjo ndjenjë fisnike përfundon thjesht duke u bërë peng i gjendjes aktuale njerëzore, në të cilën ndjenja e sigurisë përplaset me dëshirën për liri.

Nëse marrëdhëniet romantike kërkojnë angazhim, lidhjet janë të thjeshta. Njerëzit kanë aftësinë që të lidhen dhe shkëputen me një klikim, ashtu siç bëjnë në rrjetet e tyre sociale: Facebook, Twitter, Instagram, etj. Të kesh marrëdhënie reale jashtë linje, ose drejtpërdrejt, në ditët e sotme, është vërtet e komplikuar sepse kërkon angazhim.

Vetmia

Rezultati i kësaj dashurie fluide, pra plot kontraste midis sigurisë emocionale të një marrëdhënieje të thellë dhe lirisë së individit, është vetmia. Siguria dhe liria janë dy vlera absolutisht të nevojshme. Por atyre u duhet një pjekuri e caktuar për të gjetur një ekuilibër. Vetmia është pasojë e kërkimit të lirisë, përmes ekzistencës në një shoqëri fluide, ku lidhjet midis individëve shpërbëhen dhe bëhen të paqëndrueshme.

Për të zbutur ndjenjën e vetmisë, individët i përdorin lidhjet më të tjerët për një kohë të shkurtër, të cilave më pas u japin fund. Kjo çon në mundësinë e zëvendësimit të shpejtë të të tjerëve, por ky është vetëm një iluzion i thjeshtë për të neutralizuar realitetin, pra që ju jeni vetëm.

Si ta jetojmë dashurinë e vërtetë sipas Bauman

Dashuria, ajo e vërteta dhe e thella, ajo që pavarësisht gjithçkaje, sipas Bauman u kërkon njerëzve që të heqin dorë nga një pjesë e vogël e lirisë së tyre fluide,për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme të bazuar në themele të forta, të cilat i rezistojnë pengesave të përditshme me të cilat duhet të përballen njerëzit. Pjesa më e vështirë që mund të ndërmarrin njerëzit, përfaqësohet nga të takuarit njëri-tjetrin, duke i kushtuar kohë, besim dhe në disa raste, sakrifica.

Burimi i lajmit: https://libreriamo.it/societa/bauman-amore-liquido-paura-legami/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: dashuria fluideliidhjet romantikeZigmunt Bauman

TË LIDHURA

Akulli i Groenlandës shkrihet 17 herë më shpejt mes valës rekord të të nxehtit
Kuriozitete

Akulli i Groenlandës shkrihet 17 herë më shpejt mes valës rekord të të nxehtit

14:38 | 12/06/2025
Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë
Ekonomi

Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë

09:21 | 12/06/2025
TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve
Kuriozitete

TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:58 | 07/06/2025
Next Post
A duhet të vaksinohen adoleshentët kundër Covid-19? Ja çfarë thotë mjekja Kuli

A duhet të vaksinohen adoleshentët kundër Covid-19? Ja çfarë thotë mjekja Kuli

Takimi Mitsotakis-Erdogan/ Mediat greke: Akulli u thye, lihen pas tensionet

Takimi Mitsotakis-Erdogan/ Mediat greke: Akulli u thye, lihen pas tensionet

Soprano Elbenita Kajtazi recital në BBC, Ermonela Jaho: “Krenare për ty!”

Soprano Elbenita Kajtazi recital në BBC, Ermonela Jaho: “Krenare për ty!”

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Elbasani në qendër të betejës – KAS vendos për fatin e zgjedhjeve
Aktualitet

Elbasani në qendër të betejës – KAS vendos për fatin e zgjedhjeve

by mirseda
16:45 | 12/06/2025
0

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë publike ditën e Premte, datë 13.06.2025, ora 10:00. Në rendin...

Aksident ajror në Indi me mbi 200 viktima – Presidenti Begaj shpreh ngushëllime

Aksident ajror në Indi me mbi 200 viktima – Presidenti Begaj shpreh ngushëllime

16:29 | 12/06/2025
Lia e Majmunit në Shqipëri – transmetimi dhe mbrojtja

Lia e Majmunit në Shqipëri – transmetimi dhe mbrojtja

16:25 | 12/06/2025
Arbër Hoxha në modë, disa skuadra interesohen për lojtarin shqiptar

Arbër Hoxha në modë, disa skuadra interesohen për lojtarin shqiptar

16:11 | 12/06/2025
I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari

I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari

14:59 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com