Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

I munguari i madh në ditën e protestës së opozitës

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
I munguari i madh në ditën e protestës së opozitës

Ben Andoni/Ka një perceptim publik që e lidh frikën prej protestës së Opozitës me përballjen e socialistëve para gjendjeve jo të zakonshme. Më flagrantja ka qenë ajo e vitit 1998, kur kryeministri Fatos Nano nuk gjendej ku ishte, teksa Shqipëria po digjej dhe ishte në kaos…

Viti 2017 kurrsesi nuk i ngjan këtij viti të largët, përveç thirrjeve të tepruara ardhur nga e ashtuquajtura “Çadra e lirisë”, ku kreu i Opozitës Basha, njësoj si Berisha, paraardhësi i tij në vitin 1998, po flet me një gjuhë që ka e trandur qetësinë e njerëzve. Kulmin, Basha, e arriti pak orë më parë, kur premtoi se më 13 Maj merr fund republika e vjetër dhe themelohet republika e re, e të drejtave të qytetarëve!!

Pavarësisht se konceptet republikane të kreut të opozitës janë të paqarta, por më shumë konfuze prej vetë tij, të paktën nga artikulimi me shumë ulje-ngritje, duket se mazhoranca socialiste e ka shmangur krejt përballjen me të. Fillimisht duke e denigruar, pastaj duke ruajtur një lloj indiference, që shërben t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit.

Në fakt, ajo që do duhej nga mazhoranca ishte që ajo të ishte më koshiente ndaj kësaj situate, ku gjendet Shqipëria.

Por, e paimagjinueshme në të gjithë këtë tollovi është zgjidhja, që ka bërë kryeministri i vendit Rama, i cili do jetë pjesëmarrës në Bienalen e Venecias. Në fakt, Shqipëria përmes konkursit ka pasur vetëm artistin e ri Leonard Qylafi pjesëmarrës në Venecie, por kryeministri Edi Rama dhe Anri Sala, janë 2 prej 120 artistëve të përzgjedhur nga kuratorja e Bienales, Christine Macel për të prezantuar pavijonin shqiptar. Kështu, në video-prezantimin e artistit Rama, ai jepet me tagrin e Kryeministrit, duke lëvizur në zyrën kryeministrore, komunikimin me stafin, mediat dhe jetën e tij mediatike, kuptohet pa u ndarë nga profesioni i tij, piktura. Veçse është tjetër kënaqësia e ftesës dhe tjetër detyra, që e përball me vendin.

Është e tepërt që të kujtosh se Shqipëria gjendet në një udhëkryq jo të vogël, i cili nuk e justifikon jo vetëm çudinë e sjelljes absurde të opozitës, por edhe atë të mazhorancës së vendit, që me retorikën e saj (vendin më të madh këtu e zë vetë Edi Rama) ka ditur vetëm ta shtyjë krizën larg.

Edhe pse në protestën e së shtunës nuk pritet dhunë e skajshme, të paktën nga mënyra e paqartë sesi administrohet PD-ja, askush nuk mund të llogarisë se çfarë do të ndodhë saktësisht. Kjo e ka bërë OSBE-në të reagojë dhe t’i dalë para të keqes teksa ka postuar një mesazh në Twitter duke thënë se: “E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë. Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë”.

Për turmën shqiptare që sot gjendet në kaos dhe në një mëdyshje të madhe, ku një pjesë rri prej tre muajsh e ndrydhur në Çadër, nuk ka konfirmim tjetër sesa fjalët që thoshte dikur Le Bon se: sjellja e masës, udhëhiqet prej instinktit dhe prej emocioneve, më shumë se sa prej logjikës dhe arsyes. Paçka asaj që pretendon Rama për arsye: turma vepron në bazë të ndjenjave më primitive, ato që nga këndvështrimi i evolucionit përbën hapat e parë të zhvillimit të njerëzimit, ndërkohë që në këto grupime, ajo që humbet është ajo që konsiderohet si arritja më e madhe e njeriut modern, pra racionaliteti dhe përdorimi i aftësive të larta intelektuale, citojmë Le Bon.

Mu pikërisht prej kësaj fryme, mungesës së racionalitetit që po shpërndan prej kohësh PD-ja dhe që një masë e madhe nuk e kupton kurrsesi sepse lëviz me instinkt, Rama duhet të përballet me problematikën e vendit të tij. Jo të plotësojë si në këtë rast hobin, por detyrimet që ka ndërmarrë si kryeministër i vendit. Një të tillë, që e bëri pak kohë më parë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku paçka arsyes që gjeti e tregoi sesa i vetëdijshëm është zyrtari ynë për detyrimet e shtetit shqiptar.

Ndërkohë, më thjesht akoma, prania e Ramës do të qetësonte dhe policinë që nesër gjendet para një detyre të stërmundimshme prej gjuhës së pakuptueshme të Bashës, e më shumë akoma do t’i jepte pak më shumë siguri vajzave dhe djemve të rinj policë, që përballen gjithnjë e më shpesh me zemërimin e turmës pa arsye që ndjek liderët në Shqipëri. (Javanews)

 

Tags: bashaBerishaLe Bonmazhorancaopozitaprotestarama

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Xhaferi: Ivanovin e presim deri më datë 19 maj, nuk kam nevojë që t’i lutem askujt

Xhaferi: Ivanovin e presim deri më datë 19 maj, nuk kam nevojë që t’i lutem askujt

Trump, Putin, Merkel… Për ku janë nisur?

Trump, Putin, Merkel… Për ku janë nisur?

Prezantohen stampa origjinale nga muzeu “Marubi”

Prezantohen stampa origjinale nga muzeu “Marubi”







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

“Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?” – Demokratët: Ku ikin fondet e BE-së?
Politikë

“Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?” – Demokratët: Ku ikin fondet e BE-së?

by mirseda
17:46 | 24/01/2026
0

Ka nisur tashmë zyrtarisht protesta e PD përpara Kryeministrisë. Me pankarta në duar demokratët kanë zgjedhur shprehje...

Berisha del nga selia dhe zbret në shesh! Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë

Berisha del nga selia dhe zbret në shesh! Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë

17:31 | 24/01/2026
Grabiti një institucion mikrofinanciar në Shkodër me çekiç, autori ende i paidentifikuar

Grabiti një institucion mikrofinanciar në Shkodër me çekiç, autori ende i paidentifikuar

17:27 | 24/01/2026
Protesta e PD, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë

Protesta e PD, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë

17:10 | 24/01/2026
PD protestë kombëtare para Kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

PD protestë kombëtare para Kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:03 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com