Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Muajt pandemikë të 2020-s, vdekjet në Shqipëri u rritën me 38%

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Muajt pandemikë të 2020-s, vdekjet në Shqipëri u rritën me 38%

Janari dhe shkurti të një viti më parë ishin dy muaj të qetë në gjithë globin dhe askush nuk do të mund ta parashikonte stuhinë që do të vinte më pas.

Pas zbulimit të rastit të parë me Covid-19 në Itali në shkurt, marsi ishte fatal për këtë shtet, i cili pa një rritje të menjëhershme të vdekjeve me 48% me bazë vjetore atë muaj, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Statistikor, pasi ishin tkurrur me 6.1% në janar-shkurt. Shtimi i fataliteteve tronditi Europën, me shtetet që nxituan të vendosnin karantinat më të ashpra që ishin parë ndonjëherë, duke zgjedhur të vuanin pasojat në ekonomi, përballë humbjeve të jetëve të njerëzve.

Pas Italisë, që ishte e para që priti valën fillestare të pandemisë, tendenca e rritjes së fataliteteve u konstatua në të gjithë Europën. “Monitor” ka përpunuar të dhënat për rritjen e vdekshmërisë për mars-dhjetor 2020, periudhën kur filloi e kulmoi pandemia, e krahasuar me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, bazuar në të dhënat e Eurostat, që i publikon me bazë javore dhe instituteve statistikore përkatëse për vendet e rajonit.

Nga të dhënat rezulton se Shqipëria, e cila zgjodhi të zbatojë kufizime të rrepta vetëm në mars-maj ka përjetuar valën më fatale të pandemisë, me një rritje të numrit të vdekjeve me 38% për mars-dhjetor 2020, krahasuar me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, pasi janari dhe shkurti kishin shënuar tendencë rënëse. Sipas INSTAT dhe Eurostat, për periudhën në fjalë (përjashtuar janarin dhe shkurtin) janë regjistruar rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë.

Shqipëria ka një diferencë rreth 30% më të lartë për shtesën e vdekshmërisë në periudhën e pandemisë me të gjithë shtetet e tjera të Europës (vetëm të dhënat për Bosnjë Hercegovinën nuk janë ende të disponueshme).

Shteti i dytë pas nesh, me rritjen më të lartë të fataliteteve për periudhën pandemike është Maqedonia , me +29%, e ndjekur nga Spanja (+27.2), Polonia (27.1%), Sllovenia (+26.4%), Belgjika (24.5%), Italia (24.4%), Çekia (23.8%), Bullgaria (23%), Rumani (21.5%), Zvicër (21.3%), Maltë (20.6%), Kosovë (20.4%, e krahasuar vetëm me vitin 2019). Për shtetet e tjera rritja ka qenë më e ulët se 20%, ndërsa pandeminë pothuajse nuk e kanë vuajtur fare Islanda (1.5%) dhe Norvegjia (2.7%)- shiko grafikun: Rritja e vdekjeve, mars-dhjetor 2020 kundrejt mesatares përkatëse 2016-2019.

Karantina e ashpër, që në pothuajse gjithë Europën zgjati mes marsit dhe majit e frenoi disi valën e parë të pandemisë. Në Itali, psh, pas rritjes së fataliteteve dhe në prill me 40%, maji deri në shtator ishin të qetë, me rritje të ulët mes 3-6%, madje në qershor treguesi ra me 0.75 me bazë vjetore, sipas ISTAT. https://www.istat.it/en/population-and-households

Në Shqipëri, vala e parë nisi nga qershori, disa javë pas lehtësimit të masave të rrepta kufizuese, për të kulmuar në gjysmën e dytë të vitit. I njëjti krahasim për shtetet e Europës, por për 6 mujorin e dytë 2020 në raport me mesataren përkatëse katërvjeçare 2016-2019 tregon se në Shqipëri, rritja e fataliteteve ishte 53.2%, sërish më e larta e Europës. Në përgjithësi, shtetet e rajonit nuk arritën të menaxhonin pandeminë pas daljes nga karantina. Në Maqedoni, fatalitetet u rritën me 51%, ndërsa në Kosovë me 48.5%, në 6 mujorin e dytë 2020. Situata e rënduar ishte dhe në Poloni, Slloveni, Bullgari, Çeki, Rumani, Serbi, Mali i Zi. (shiko grafikun: Rritja e vdekjeve 6 M II 2020/ 6 M II 2016-2019 (%)).

Në tremujorin e katërt 2020, rritja vjetore në raport me mesataren përkatëse katërvjeçare ishte më e larta në Maqedoni (83.7%). Nëntori dhe dhjetori ishin fatalë në shtetin fqinj, me rritje të jetëve të humbura përkatësisht me 103% dhe 143%, sipas të dhënave zyrtare të institutit të statistikave të Maqedonisë.

Sllovenia dhe Polonia ishin dy shtetet e tjera që panë rritje dramatike të pasojave që Covid-19 dha në humbjet e jetëve, me rritje përkatësisht 74.7 dhe 73.6%. Shqipëria është e katërta në tremujorin e katërt, me shtim të fataliteteve me 70.3%. Bullgaria, Çekia, Zvicra, Rumania, Sllovakia shënuar rritje me mbi 50%. (shiko grafikun: Rritja e vdekjeve T IV 2020/ T IV 2016-2019).

Janar- shkurti 2021, pjesa më e madhe e Europës qetësohet, Shqipëria jo

Teksa Shqipëria duket se po eksperimenton me krijimin e imunitetit natyror të tufës, me kufizime minimale, ndryshe nga mbylljet e reja të Europës, vala e tretë e pandemisë ishte e fortë edhe në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Zyra e Gjendjes Civile, e cila raporton vdekjet e ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë, bëjnë të ditur se fatalitetet u rritën përkatësisht me 30.7% në janar dhe 78.6% në shkurt, me bazë vjetore (53% për janar-shkurt), ose rreth 2.2 mijë jetë të humbura më shumë se dy muajt e parë të 2020-s, kur nuk kishte filluar ende pandemia, duke e çuar në mbi 8 mijë bilancin që nga fillimi i pandemisë.

Kjo shifër mbetet deri tani më e lartë, e krahasuar me ato shtete për të cilat Eurostat ka nxjerrë të dhëna për 2 mujorin e parë të vitit. E dyta renditet Portugalia, që po përjeton një kulm të ri të pandemisë, me rritje 51%, por ky shtet në gjysmën e dytë të vitit të kaluar raporti rritje 21% të fataliteteve, kundrejt 53% të Shqipërisë.

Ndërsa shtetet që shënuan valë më fatale në 2020-n, e kanë mbajtur nën kontroll pandeminë në muajt e parë të 2021, psh Bullgaria me rritje 6.7%, me bazë vjetore, Belgjika 1.4%, Çekia 12% (për 7 javët e para 2021), Gjermania 15%, Spanja 21%, Franca 14.5%, Austria 8%. Në Serbi, një shtet që ka ecur shpejt me vaksinimin, në janar rritja e fataliteteve ishte vetëm 2.1%.

Mjeku Ilir Allkja pohoi më herët për Monitor se rritja e lartë e fataliteteve në Shqipëri lidhet me mospasjen e një sistemi solid shëndetësor, numrin e ulët të mjekëve në raport me popullsinë, me mungesa të shumta në mjete e burime njerëzore; lënien pas dore të sëmurëve kardiakë, me tumore apo probleme të tjera. Ai shton se Shqipëria ka pasur dhe humbjet më të larta të jetës në spitalet Covid, në dhomat e terapisë intensive si dhe në intubim, që vërteton se pajisja e këtyre spitaleve me mjete jetë-shpëtuese si dhe trajnimi i stafeve të tyre lë për të dëshiruar.

Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për 10 mijë banorë

Të dhëna të tjera të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se ka një lidhje direkte mes numrit të ulët të mjekëve për 10 mijë banorë dhe rritjes së vdekshmërisë nga Covid-19. Sipas hartës së OBSH-së, në vitin 2019, Shqipëria kishte 16 mjekë për 10 mijë banorë, që ndonëse në rritje nga 12 mjekë në 2016-n, sërish mbetet më e ulëta në Europë.

Në Maqedoni, ky tregues është 28 mjekë, në Serbi 31, në Mal të Zi arrin në 27. Polonia, e cila ka një rritje të lartë të fataliteteve ka një numër relativisht të ulët të mjekëve, me 23 për 10 mijë banorë.

Shtetet perëndimore kanë shumë më tepër mjekë në dispozicion të popullsisë së tyre, ku rekordin e mban Italia, me 80 mjekë për 10 mijë banorë, Franca (65), Greqia (62) Gjermania (43), Mbretëria e Bashkuar (58), Norvegjia (48)./Monitor

Tags: 2020pandemishqiperivdekje

TË LIDHURA

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj
Aktualitet

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
“Plenković uron Ramën dhe konfirmon pjesëmarrjen në samit”
Aktualitet

“Plenković uron Ramën dhe konfirmon pjesëmarrjen në samit”

21:48 | 13/05/2025
Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës
Aktualitet

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

21:37 | 13/05/2025
Next Post
Shqipëria bën detyrën, mund me rezultat minimal Andorrën

Shqipëria bën detyrën, mund me rezultat minimal Andorrën

Mitingu i PS-së/ Kryemadhi: Rama, edhe dekorin e bën si vizat e kokainës

Mitingu i PS-së/ Kryemadhi: Rama, edhe dekorin e bën si vizat e kokainës

Rusishtja do të bëhet gjuhë zyrtare në Nagorno-Karabak

Rusishtja do të bëhet gjuhë zyrtare në Nagorno-Karabak

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin
Showbizz

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin

by mirseda
22:49 | 13/05/2025
0

Pas një pauze prej më shumë se dy vitesh, reperi Fero ka bërë një rikthim surprizë në...

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

22:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

21:49 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com