Shqipëria bën detyrën, mund me rezultat minimal Andorrën

Shqipëria ka fituar me rezultatin 1-0 kundër Andorrës dhe e nis mbarë fushatën eliminatore të Botërorit 2022 që do të luhet në Katar.

Mjaftoi goli i Lenjanit në minutën e 41-të për të vulosur fatet e takimit. Pritej të ishte një ndeshje e komplikuar për kuqezinjtë, por jo kaq sa rezultoi.

Shqipëria e meritoi plotësisht triumfin, por loja dhe nervozizmi i tepruar lanë shumë për të dëshiruar.

Skuadra shpesh ishte konfuze në mënyrën se si e kërkonte golin dhe munguan vertikalizimet e duhura për sulmuesit.