pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetsezar casinomariobetroyalbetdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmatbet1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetimajbetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetpusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinosuperbetinpusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişGrandpashabetcasibommatbet girişmatbet girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetzefoy jojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

“MS Estonia”/ Ç’fshihet pas katastrofës që i mori jetën 852 njerëzve në vitin 1994

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Pak minuta pas mesnatës së 28 shtatorit 1994, trageti i pasagjerëve “MS Estonia” mbytet në ujërat e Detit Baltik. Ai po ndiqte linjën e zakonshme nga kryeqyteti estonez Talin, në atë suedez Stokholm. Anija u anua dhe u mbyt në më pak se 1 orë, duke përfunduar në fundin e detit në thellësinë 80 metra.

Moti ishte i keq, por kjo nuk ishte e pazakontë për stinën. Era frynte me shpejtësi 25 metra në sekondë, teksa dallgët kishin një lartësi nga 4-6 metra. Nga 989 pasagjerët dhe ekuipazhi që ndodheshin në bord, 852 prej tyre vdiqën, duke e bërë atë katastrofën më të madhe detare në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

501 nga viktimat e tragjedisë ishin suedezë. Shumica vdiqën nga mbytja dhe hipotermia, pasi temperatura e ujit ishte 10-11 gradë Celsius. Rreth 650 njerëz ishin akoma brenda anijes kur ajo u fundos, dhe besohet se mbetën aty. Vetëm disa orë pas ngjarjes, kryeministri suedez Karl Bild nxitoi të diktojë narrativen e asaj që kishte ndodhur.

Në një prononcim për mediat, ai tha se trageti u fundos pasi pjesa ballore, ishte shkëputur duke rënë në det, për shkak të goditjes nga dallgët. Pak orë më vonë Bild thirri në zyrë ministrin suedez përgjegjës për çështjet detare, duke i thënë të thënë të njëjtën gjë: Nuk ka shpjegim tjetër”. Më pas thirri Hans Laidva, pronarin e “MS Estonia”, të cilit i tha se “aksidenti dukej të ishte shkaktuar nga një gabim në ndërtimin e tragetit”.

Një ditë më vonë, u ngrit Komisioni i Përbashkët i Hetimit të Aksidenteve (JAIC). Hetimi arriti në një përfundim paraprak vetëm 18 ditë më vonë: pjesa ballore e tragetit ra në det për shkak të dallgëve të mëdha, uji përmbyti kuvertën e tragetit, që u bë i paqëndrueshëm dhe u mbyt.

Ky ishte edhe konkluzioni përfundimtar i komisionit tre vjet më vonë. Si prova për këtë përfundim, JAIC tregoi disa gjëra. Pjesa ballore e skafit të tragetit u gjet 1 milje detare nga mbetjet e tjera të tragetit. Ajo u ekzaminua dhe u filmua nga një ekip zhytësish, që gjetën të dhëna që e mbështesnin këtë përfundim.

Ndërkohë u lanë pas dore informacione, që nuk i përshtateshin kësaj hipoteze. Për shkak të shumë pyetjeve të lëna pa përgjigje, lindën shumë teori dhe hipoteza të tjera. Shumë ekspertë dyshojnë pse gjatë hetimit u filmua vetëm pjesa e përparme e anijes. Gjithashtu, u vendos që trageti të mos nxirret në sipërfaqe.

Pozicioni i MS Estonia

Arsyetimi ishte se operacioni i shpëtimit do të ishte shumë i shtrenjtë. Gjatë hetimit, nuk u morën parasysh deklaratat e dëshmitarëve, që binin ndesh me versionin zyrtar. Dy anëtarë të ekuipazhit, thanë se uji kishte hyrë anash dhe jo nga para tragetit. Ndërkohë udhëtarë të mbijetuar, kishin dëgjuar një zhurmë të madhe para fundosjes.

Një ndër hipotezat më intriguese në atë kohë, ishte ajo e kontrabandës së armëve ushtarake. Një nga të mbijetuarit, tha se kishte parë disa ushtarakë afër portit të Talinit, të cilët ngarkuan në traget 2 kamionë, vetëm pak minuta para nisjes. Vitet 1990, ishin një dekadë kaotike për Rusinë dhe shtetet e Baltikut.

Gjithçka ishte në shitje, dhe gjithçka ishte e mundur. Ushtria Sovjetike, ishte duke u tërhequr nga Baltiku, dhe një Rusi e demoralizuar, ishte një rast i artë për agjentët perëndimorë, që synonin të shtinin në dorë teknologji ushtarake. Gjatë Luftës së Ftohtë, Suedia ishte përdorur shpesh si një kanal midis Lindjes dhe Perëndimit.

Edhe pse zyrtarisht asnjanëse, ajo mbështetej shumë tek SHBA-ja. Një ish-punonjës i doganave suedeze, do të dëshmonte se disa kamionë u lanë të futeshin nëpër tragete, pa asnjë lloj kontrolli. Ndërkohë, njerëzit që mund të thoshin diçka më tepër rreth kësaj çështje vdiqën.

Një ish-zyrtar i doganave në Estoni, Igor Kristopoviç, u qëllua për vdekje më 22 tetor 1994, 4 javë pas incidentit. Më vonë, një hetim paralel nga autoritetet estonezë, zbuloi se materiali kontrabandë ishin armë të avancuara sovjetike, ndoshta të lidhura me armët bërthamore ose satelitët që lëshohen në hapësirë.

A kontribuoi direkt në atë tragjedi ngarkesa klandestine? Edhe në këtë rast ka disa hipoteza.

Ndoshta trageti e humbi vërtet pjesën ballore të skafit të tij. Por ngarkesa sekrete, imponoi fshehjen e disa fakteve. Ose ngarkesa përmbante eksploziv që shpërtheu aksidentalisht dhe shkaktoi një të çarë të madhe poshtë.

Gazetari veteran suedez Lars Borgnas flet në librin e tij “Interesi kombëtar”, për një telefonatë që mori një ditë nga një njeri, që pretendoi se punonte për shërbimet inteligjente ushtarake. Ai donte të mbetej anonim, por i tha Borgnas se kishte parë rastësisht një raport të klasifikuar nga MUST, shërbimi i inteligjencës ushtarake suedeze.

Sipas tij, operacioni i kontrabandimit të materialeve ushtarake duhet të pezullohej nga frika e kontrollit në doganën suedeze. Kontrabandistët u përpoqën të hapnin pjesën ballore për të nxjerrë prej andej kamionët, por dështuan. Në këto kushte u mor një vendimi për fundosjen e “MS Estonia” me një silur.

U përdorën zhurmuesit për të penguar regjistrimin e asaj që ndodhi, por marina suedeze kishte regjistruar gjithçka në mikrofonat e saj nënujorë. Nëndetësja që lëshoi silurin, ishte nga një vend i NATO-s. Sot zona ku gjenden mbetjet e tragjedisë është klasifikuar si një “varrezë”, ndaj aty është e paligjshme të zhytesh.

Sidoqoftë, një ekspeditë zhytësish e udhëhequr nga Juta Rabe, mori fshehurazi mostra nga skafi dhe i analizoi ato kimikisht në disa laboratorë. “Rezultatet tregojnë ndryshime në përbërjen e metaleve, çka është e ngjashme me dukurinë që vërehet pas një shpërthimi”- përfundonte raporti.

Televizioni shtetëror suedez (SVT1), transmetoi në vitin 2004 një emision investigativ ku ish-shefi i doganës në Stokholm, Lennart Henrikson, konfirmoi se trageti “MS Estonia”, ishte përdorur në fakt për të transportuar në mënyrë ilegale teknologjinë ushtarake sovjetike drejt Perëndimit.

Henrikson tha se ishte urdhëruar nga lart, të lejonte hyrjen pa inspektim në port të automjeteve të caktuara, që kryenin kontrabandë të mjeteve ushtarake. Ai shtoi se për këtë ekzistonte edhe një marrëveshje sekrete midis Ove Viktorin, asokohe komandanti suprem i ushtrisë suedeze dhe Ulf Larsonit, drejtorit të përgjithshëm të doganave./ TIRANA TODAY

Tags: 852Ç’fshihetkatastrofesmori jetenMS Estonianjerëzvevitin 1994

TË LIDHURA

Bota

Evropa përgatitet për vapën ekstreme: Rrugë dhe trena që i rezistojnë 55°C

15:31 | 15/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

Policia bëhet me Njësi Inteligjente, ngushtohet laku për personat më të rrezikshëm

Oriz në vend të kokainës, nën hetim edhe zyrtarët e portit të Durrësit

Negociatat/ Soreca flet për plotësimin e kushteve, bën apel për bashkëpunim







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Bota

Zjarri katastrofik në Norvegji, mbi 100 shtëpi të shkatërruara dhe 400 banorë të evakuuar

by mirseda
17:01 | 18/07/2026
0

Një zjarr i përmasave të jashtëzakonshme vazhdon të përfshijë zonën rezidenciale të Krokstadelva, në komunën Drammen të...

Sulm masiv i Ukrainës me 400 dronë ndaj Rusisë, 7 viktima dhe 24 të plagosur

16:58 | 18/07/2026

Aksident në unazën e Fierit, BMW-ja përplaset me dy makina të parkuara, plagoset shoferi

16:57 | 18/07/2026

Kaloi kufirin me motor uji dhe u fut “live”, shqiptari arrestohet pas një viti

16:55 | 18/07/2026

“Messi mund të ishte zikaltër”, Laporta rrëfen ofertën marramendëse të Interit 20 vite më parë

16:47 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com