jojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

MS-13/ Brenda bandës hispanike në SHBA, që ka tmerruar dhe Donald Trump

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
MS-13/ Brenda bandës hispanike në SHBA, që ka tmerruar dhe Donald Trump

“Vrisni, përdhunoni, kontrolloni!”. Është kjo motoja e Mara Salvatrucha ose shkurt MS-13, një organizatë kriminale transnacionale, që cilësohet si “banda më e rrezikshme në botë”. Ajo u formua në vitet 1980, dhe i ka rrënjët në Los Anxhelos. MS-13 përbëhet kryesisht nga emigrantët salvadorianë që kërkuan strehim në Shtetet e Bashkuara, gjatë Luftës Civile në Salvador.

Ajo është e njohur për krimet e rënda në mbarë Amerikën Qendrore dhe Veriore. Anëtarët e saj, preferojnë më tepër përdorimin e thikave dhe jo armëve të zjarrit, pasi armë të tilla e bëjnë më torturuese një vrasje. Anëtarët e “Mara Salvatrucha”, identifikohen lehtë për shkak të tatuazheve që kanë nëpër fytyra.

Midis viteve 1980-1990, popullata e emigrantëve salvadorianë në SHBA u rrit nga 94.000 në 465.000. Ata u vendosën kryesisht në zonën periferike të Los Anxhelosit. Kur mbërritën në këtë qytet, u përballën me një sistem bandash të konsoliduar hispanike (kryesisht meksikane), ku nuk ishin të mirëpritur.

Fjala “mara” është një term që në Amerikën Qendrore, nënkupton termin “bandë”. “Salva” është një referencë për El Salvadorin, dhe “trucha” është një fjalë zhargon për “i zgjuar”. Termi “salvatrucha”, është përdorur historikisht për të përshkruar një grup fshatarësh të stërvitur si luftëtarë guerrilas.

MS-13 nuk është një grup homogjen, por i bashkuar nën një identitet transnacional. Banda besohet se e ka fillesat në Pico-Union, një zonë pranë qendrës së Los Anxhelosit në vitin 1991. Nofka e udhëheqësit të parë të saj ishte Satanai. Ai luftoi për kontrollin e zonës kundër më shumë se 75 bandave të tjera.

Në fund, ata lidhën një aleancë me mafien meksikane, dhe fama e tyre e keqe u përhap në të gjithë qytetin. Në vitin 1996, Kongresi Amerikan, miratoi një ligj që lejonte dëbimin e çdo emigranti kriminel, që ishte dënuar 1 vit ose më shumë me burg. Kjo çoi në dhjetëra mijëra dëbime, përfshirë shumë anëtarë të MS-13.

Anëtarët e bandave nisën të vënë tërësisht nën kontroll Amerikën Qendrore, teksa qeveria amerikane nisi ta kuptonte se MS-13 ishte një problem serioz. Rreth 20.000 amerikan-qendrorë u depërtuan nga vendi midis viteve 2000- 2004. Shumë prej të dëbuarve ishin fëmijë, kur mbërritën për herë të parë në SHBA.

Ata e kishin të vështirë të flisnin spanjisht. Kësisoj, e patën të vështirë të përshtateshin me jetën në komunitetet e tyre, duke qëndruar më pranë të dëbuarve. Si për ironi, praktika e dëbimeve kontribuoi shumë në forcimin e “Mara Salvatrucha”. Aktualisht mendohet se MS-13 ka shtirje në 46 shtete, dhe rreth 50.000 anëtarë në të gjithë botën.

Jashtë bazave të saj tradicionale në SHBA dhe Amerikën Qendrore, MS-13 u zgjerua edhe në Meksikë. Banda u zgjerua shumë në shtetin jugor meksikan të Çiapas, dhe u përfshi në trafikimin e qenieve njerëzore drejt SHBA-së. Përfshirja e MS-13 në trafikun e qenieve njerëzore, solli partneritete me organizata si Los Zetas, karteli më famëkeq i drogës në Meksikë.

Trafikimi i qenieve njerëzore, është një nga bizneset kryesore të MS-13. Anëtarët e bandës rekrutojnë emigrante të reja të Amerikës Qendrore, dhe i detyrojnë ato të ushtrojnë prostitucion. Midis viteve 2009- 2015, autoritetet zbuluan 9 rrjete prostitucioni të të miturve në Merilend, Virxhinia dhe Kolumbia, shumica të drejtuara nga MS-13.

Prostitucioni është shumë fitimprurës për bandën, pasi ajo ndan rrallë fitimet me viktimat. Banda harxhon para vetëm për drogë dhe alkoolin, për t’i mbajtur viktimat të nënshtruar. MS-13 është famëkeqe edhe për brutalitetin  që ushtron. Motoja e bandës është “vrisni, përdhunoni, kontrolloni”.

Anëtarët e saj nuk përfshihen në përleshje me armë nga automjetet. Ata përdorin shpesh  thikat, pasi ato janë më të lira sesa armët e zjarrit. Bashkë me bandën rivale Barrio 18, MS-13 e kanë bërë El Salvadorin “Kryeqytetin e Vrasjes së Botë”. Shkalla e vrasjeve në vend, është 22 herë më e madhe se ajo në SHBA.

Në muajt e parë të vitit 2016, aty kishte 1 vrasje në çdo orë. Në vitin 2015, në El-Salvador pati 6.656 vrasje, shkalla më e lartë e vrasjeve në botë për një komb në kohë paqeje. Banda rivale Barrio 18, u themelua në fund të viteve 1960 si një fraksion i bandës Clanton 14.

Në fillim ishte një bandë meksiko-amerikane në Los Anxhelos, por më vonë ajo pranoi edhe anëtarë të kombësive të tjera të Amerikës Latine. MS-13 pati një armëpushim të shkurtër me Barrio 18 në vitin 2013, por ajo u prish pas një viti.

Kjo çoi në muajin më vdekjeprurës, që kishte përjetuar El Salvadori në më shumë se një dekadë. Rreth 16 njerëz vriteshin çdo ditë, dhe disa besojnë se armëpushimi ishte një justifikim që bandat të zgjeroheshin. Besohet se MS-13 ka lidhje me organizatën terroriste Al-Kaeda.

Në vitin 2004, udhëheqësi i lartë i Al Kaedës Adnan Gulshair El Shukrijumah, u fotografua në Honduras duke u takuar me anëtarët e nivelit të lartë të MS-13. Ai raportohet se kërkoi ndihmë që të depërtonte në SHBA përmes Meksikës.  Në vitin 2015, qeveria e Salvadorit e cilësoi MS-13 një grupim terrorist.

Që të bëhesh një anëtar i MS-13 nuk është e lehtë. Për t’u bërë një “mik i shtëpisë”, anëtarët e ardhshëm të bandës, duhet të vrasin një anëtar të një bande rivale. Pas kësaj, anëtarët e vjetër votojnë nëse kandidati është i denjë për t’iu bashkuar grupit apo jo.

Nëse kandidati merr votat e mjaftueshme, ai i nënshtrohet një rrahjeje brutale, gjatë së cilës goditet nga anëtarët, derisa ata numërojnë ngadalë deri në 13. Pasi bëhesh një anëtar i M-13, shkeljet e vogla të rregullave (si dehja në publik apo të shtënat me armë), mund të çojnë në rrahje serioze. Ndërkaq, shkeljet më të rënda dënohen me vdekje.

Pjesë e bandës janë edhe gratë. Ato shihen si objekt seksi dhe abuzohen fizikisht dhe emocionalisht. Edhe për to ka disa prova, që duhet të kalojnë para se të bëhen pjesë e bandës. Në disa raste, në vend se t’i nënshtrohen rrahjes nga drejtuesit, ato detyrohen të flenë me të gjithë anëtarët meshkuj.

MS-13 i përdor gratë si transportuese të drogës, pasi ato ngjallin më pak dyshime tek autoritetet. Pavarësisht keqtrajtimit, ka një numër të habitshëm grash që zgjedhin këtë stil jetese. Një studim i vitit 2012 në Honduras, zbuloi se 20 për qind e anëtarëve të MS-13 ishin gra. Nëse një anëtare femër largohet nga banda, ajo vuan për një kohë të gjatë kërcënimet e anëtarëve të MS-13.

Krimet e M-13, kanë tmerruar edhe presidentin amerikan Donald Trump. Ai është bazuar tek to për një qasje tepër të ashpër ndaj emigrantëve hispanikë, që hyjnë në SHBA nga kufiri jugor me Meksikën./ TIRANA TODAY

Tags: banda hispanikeDonald TrumpMara SalvatruchaMS-13SHBAtmerruar

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
“Më hoqën nga politika”/ Nderohet me çmim Topalli: As në ëndërr s’e kam imagjinuar

“Më hoqën nga politika”/ Nderohet me çmim Topalli: As në ëndërr s’e kam imagjinuar

“2 nxënës nuk do vijnë më, ikën në Gjermani”/ Postimi prekës i mësuesit: U lëndova!

"2 nxënës nuk do vijnë më, ikën në Gjermani”/ Postimi prekës i mësuesit: U lëndova!

Soreca: BE dhe Shqipëria janë më pranë se kurrë, duhet dialog

Pas tryezës politike nga OSBE, reagon Soreca: Duhet dialog për të kapërcyer krizën







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com