Sot pasdite (e martë, dt. 04) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Nesër (e mërkurë, dt. 05), priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri mesatare.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve. Ato mund të bien në formë breshëri dhe të shoqërohen me erë të fortë.
Reshjet e shiut dhe breshëri të shoqëruara me erë dhe me shtrëngata, do të prekin disa nga zonat e vendit. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, per momente të shkurtra mund të krijojë probleme të ndryshme si edhe vërshime të ujit sidomos në zonat kodrinore ose ato urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve. Shtrëngatat do të jenë të shoqëruara dhe me shkarkesa elektrike në këto zona.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt. 05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 27°C
në vendet e ulëta: 21 / 25°C
në vendet malore: 16 / 29°C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05), era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet.