Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Moszbatimi i urdhrit të karantinës vepër penale”, Balla ka një apel për grupet parlamentare

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Moszbatimi i urdhrit të karantinës vepër penale”, Balla ka një apel për grupet parlamentare

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar së fundmi lidhur me ndryshimet e propozuara sot në Kuvend, për Kodin Penal.

Sipas Ballës, propozimet e depozituara në Kuvendin e Shqipërisë janë një bazë e mirë për të shkuar në një variant final nga ana e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratën dhe të Drejtat e Njeriut.

Balla u ka bërë apel grupeve parlamentare që të kontribuojnë dhe të mbështesin nevojën për këto ndryshime urgjente në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në deklaratë, Balla thekson se moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe duhet të dënohet penalisht.

Deklarata e plotë: “Propozimet e depozituara në Kuvendin e Shqipërisë janë një bazë e mirë për të shkuar në një variant final nga ana e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratën dhe të Drejtat e Njeriut deri në seancën më të parë të Kuvendit të Shqipërisë.

Shpresoj, besoj dhe i drejtohem edhe grupeve të tjera parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë që të kontribuojnë dhe të mbështesin nevojën për këto ndryshime urgjente në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në shumë vende europiane masat shtërnguese të karantinës dhe distancimit social, po shoqërohen me aktualizim të parashikimeve të Kodit Penal me nevojat dhe domosdoshmëritë që ka sjellë lufta me Covid-19. Hetimi epidemiologjik i disa rasteve në Shqipëri, rastet më të fundit në Elbasan, ka zbuluar se persona të caktuar mbartës ose jo të koronavirusit kanë shkelur me dashje masat shtërnguese të karantinimit, distancimit, të ushtrimit të aktiviteteve të ndaluara gjatë periudhës së fatkeqësisë, duke shkaktuar për shkak të veprimeve të tyrë të papërgjegjshme përhapje të epidemisë së Covid-19.

Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe duhet të dënohet penalisht.

Me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19, përveç sanksioneve administrative për të gjithë ata persona që do të shkelnin masat e marra, të vendosura nga organet shtetërore, është e nevojshme që të parashikohen dhe sanksione në Kodin Penal, për disa veprime dhe mosveprime të caktuara, duke marrë në konsideratë rrezikun që kanoset për jetën dhe shëndetin nga përhapja e epidemive të sëmundjeve ngjitëse, apo në situata në tjera në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Nisur nga kjo nevojë e menjëhershme për aktualizimin e Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë, edhe të atij Rrugor gjithashtu, me situatën e krijuar, Kuvendi i Shqipërisë është institucioni i vetëm që ka përgjegjësinë që me procedura urgjente të garantojë mbrojtjen e jetës së njerëzve nga çdo person që kryen veprime që bien ndesh me masat mbrojtëse”.

Tags: apelballakarantinëkoronavirus

TË LIDHURA

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova
Aktualitet

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

16:41 | 08/07/2025
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë
Kryesore

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

16:38 | 08/07/2025
Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni
Politikë

Rama: Mungesa e ujit në Vlorë e papranueshme, shkak paaftësia dhe paturpësia

14:44 | 08/07/2025
Next Post
Në Itali përgatiten për duelin Ronaldo-Messi, negociatat mes Interit dhe Messi konfirmohen nga…

Në Itali përgatiten për duelin Ronaldo-Messi, negociatat mes Interit dhe Messi konfirmohen nga...

E akuzuan për ndërhyrje estetike, Orinda Huta: S’më ka ardhur ora akoma

E akuzuan për ndërhyrje estetike, Orinda Huta: S’më ka ardhur ora akoma

Dëmtime në rrjet/ Këto zona në Tiranë mbesin pa energji elektrike

Dëmtime në rrjet/ Këto zona në Tiranë mbesin pa energji elektrike

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit
Bota

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

by mirseda
16:48 | 08/07/2025
0

Aksident dramatik këtë të martë në aeroportin Orio al Serio (Bergamo), ku një burrë vdiq pasi u...

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

16:41 | 08/07/2025
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

16:38 | 08/07/2025
Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

Rama: Mungesa e ujit në Vlorë e papranueshme, shkak paaftësia dhe paturpësia

14:44 | 08/07/2025
Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

14:41 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com