Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mos u qani, Edi Ramën e ngriti PD dhe jo PS

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Triumfi i të këqijve dhe tollovia e politikës

Nga: Ben Andoni

Në ditët e sotme Edi Rama ka mbledhur të gjithë anatemat e opozitës por edhe të anëtarëve të shumë të pakënaqur e pa poste të mazhorancës, që mërmërisin nën zë. Në fakt, halli është gjetkë dhe lidhet me të ardhmen, me zgjedhjet e pranverës së 2021. Në pak vende ka kaq interes të drejtpërdrejte për zgjedhjet sesa tek ne, ku rezultatet e zgjedhjeve parashikojnë ndryshime radikale në superstrukturën e shoqërisë, si në Shqipëri. Madje, shkojnë deri në grotesk pasi prekin edhe punonjësin e thjeshtë krahut në disa vende.

Por le të kthehemi te paradokset e kësaj kohe, ku shumë palë i janë përveshur ndryshimeve kushtetuese të miratuara në parim në Komisionin e Ligjeve, që shkelin marrëveshjen e 5 qershorit, sipas Opozitës.

Në fakt vetë marrëveshja është një paradoks në vetvete, sepse përfshin palë që nuk janë në parlament, teksa shqetësimi më i madh është për Listat e Hapura dhe Koalicionet parazgjedhore bashkë me pragun. Është e kuptueshme që kryeministri Rama po luan pastër me kaosin e opozitës dhe uljen e saj të detyruar në tryezën e bisedimeve.

Të kujtojmë deklamimet e opozitës dhe ato se çfarë thanë për Damian Gjiknurin, kokën logjistike të bisedimeve nga PS-ja, pastaj duke e anatemuar dhe vetë kryeministrin Rama, si kreun e të gjitha të këqijave, që të bënin të mendoje se nuk do ishin ndonjëherë kurrë përballë. Por në politikë kurrë nuk thuhet kurrë. U ulën si të barabartë me Gjiknurin, folën me Ramën, kurse presidenti Meta, që ka marrë përsipër të ekuilibrojë pushtetin e kryeministrit, jep e merr normalisht me parlamentin, herë duke e njohur përciptas dhe herë plotësisht!! Kë duhet besuar? Këtu është çoroditur publiku. A nuk duhet parë disi edhe nga opozita.

Edi Rama e filloi ngritjen e tij politike më 2005 kur PS i dha timonin e një anije të shkatërruar dhe pa asnjë besim. Dhe, ai bëri atë që dinte të bënte më mirë. Fillimisht i ndërroi ngjyrën, flamurin, sloganet dhe pastaj thjesht priti erën e mbarë që e përcolli në pushtet.

Kjo ishte e vetmja ndihmë e madhe e PS, po të mos llogarisim kalkulimin e Fatos Nanos për ta futur në hullitë dhe ingranazhet e pushtetit. Gjithsesi, Nano e mësoi dhe e kuptoi para të gjithëve se me Ramën nuk do ishte e lehtë dhe parandjenja e tij duhet parë tek debatet dhe ngacmimet e tij për ta fundosur ose më saktë për ta ulur si figurë. Në fakt, nuk ndodhën sepse Rama e mori PS, kur ishte gati pa identitet dhe notoi i lirë me formacionin për dy mandate, duke kërkuar tani dhe mandatin e tretë.

Të vetmit që e kanë ndihur deri më tani ka qenë opozita e jashtë parlamentit. Bojkotuan parlamentin atëherë kur nuk duhej, bojkotuan zgjedhjet, kur kishin mundësi të ktheheni ekuilibrat e pushtetit në qytetet kryesore. Pak më parë, Berisha e faktorizoi si askënd tjetër dhe e betonoi në krye të PS me marrëveshjen e vitit 2008. 5 Vjet më vonë, me rrjedhën normale të pushtetit, Rama filloi ngritjen me një mandat të parë të suksesshëm, që vinte pas një konsumimi total të PD-së, që e la krejt të lirë pothuaj në katër vjet në artikulimet e tij kilometrike, që më sumë dukeshin si ushtrime retorike. Një marrëveshje e dytë me Bashën, teksa e forcoi më shumë dhe e qetësoi, e bëri kryetarin demokrat qesharak ashtu si edhe PD-në që preku sërish pushtet, edhe në opozitë. Ky moment e lartësoi Ramën si liderin e dytë pas Berishës me atë fuqi.

Tërmeti dhe administrimi i marrjes së donacioneve, por edhe pandemia e lehtësuan në pushtet.

Dhe, kulmi ndodhi edhe pak jave më parë, kur opozita pas një bojkoti të pafundmë dhe dëshmime reale të vjedhjes së votave nga njerëzit e Ramës, u kthye në hulli, duke pranuar tryezën e përbashkët, qoftë dhe me njerëzit më të përfolur. Nuk po flasim për LSI, votat e të cilës e ndihën fillimisht në ardhjen në pushtet.

Tashmë Fatos Nano është thjesht vegim dhe një ish i harruar, kurse Rama po jeton dhe drejton edhe me një ekonomi të rrënuar dhe me një shpurë ministrash, pa asnjë lloj identiteti qeverisës, fare i qetë. Madje, duke kërkuar pa u trembur dhe një mandat të tretë. Por, kur sheh fragmentarizimin e opozitës dhe ndihmën që i kanë dhënë kryeministrit, ke siklet se për të kërkuar ndërrimin real të Ramës, duhet goditur PD dhe jo PS-ja, që fut ujë nga të gjitha anët. (Javanews)

Tags: ben andoniBerisharama

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri

Çfarë po ndodh? Nga nesër ndryshon orari i përditësimit për pandeminë

E shoqëronte në ditëlindjen e Arilenës, zbulohet kush është ish-missi krahë Flori Mumajesit (FOTO)

E shoqëronte në ditëlindjen e Arilenës, zbulohet kush është ish-missi krahë Flori Mumajesit (FOTO)

Opozita e Bashkuar konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik

Opozita e Bashkuar konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

09:41 | 26/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta
Politikë

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

by mirseda
13:48 | 02/02/2026
0

Partia Demokratike zhvillon sot, 2 shkurt, mbledhjen e grupit parlamentar. Kreu i selisë blu, Sali Berisha, vlerësoi...

Balla paralajmëron opozitën për ‘Territorialen’: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë …

Balla paralajmëron opozitën për ‘Territorialen’: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë …

12:54 | 02/02/2026
Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

12:33 | 02/02/2026
Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon

11:26 | 02/02/2026
Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

10:50 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com