Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Mos ta kthejmë vendin në spital Infektiv, larg o Zot në morg”, thirrja e fortë e Dom Gjergj Metës

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Mos ta kthejmë vendin në spital Infektiv, larg o Zot në morg”, thirrja e fortë e Dom Gjergj Metës

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka përcjellë një mesazh mjaft domethënës në këto ditë të vështira në të cilat po jetojmë, ku pandemia ka mbërthyer botën.

Që në krye të statusit, ai bën thirrje ndaj të gjithë qytetarëve që të heqin dorë nga normaliteti, pasi koronavirusi po njeh shtrirje të gjerë në të gjithë vendin.

Dom Gjergj Meta apelon që të kemi kujdes për veten e për të tjerët, për të mos e kthyer Shqipërinë në një spital të madh Infektiv.

Duke ripërsëritur thirrjet e mjekëve për distancim fizik, mbajtjen e maskave dhe përgjegjësi ndaj simptomave, Dom Gjergj Meta thotë se ky rast na dëshmon se sa e duam jetën.

Statusi

TE HEQIM DORE NGA NORMALITETI…

Të dashur miq,

Në Shqipëri e në Ballkan numrat e të prekurve me Covid-19 po rriten.

Ndjej për detyrë qytetare që t’ju ftoj të kujdesemi për veten dhe për të tjerët. Është koha e përkujdesjes e cila duhet të na zhvillojë përmasën e solidaritetit me njëri-tjetrin dhe ndaj të mirës së përbashkët.

Nuk vlen ajo shprehja mors tua vita mea (vdekja jote është jeta ime), pasi vdekja apo sëmundja e një njeriu është edhe vdekja apo sëmundja e të gjithëve. Jeta është një e mirë që na është dhënë. Kjo pandemi po na tregon se jeta jonë është në dorën e të tjerëve dhe jeta e të tjerëve në dorën tonë.

Mjekët po na thonë të kemi kujdes. T’u besojmë atyre e t’ua dëgjojmë e zbatojmë këshillën. Mos ta kthejmë Shqipërinë në një spital të madh infektiv, a larg o Zot në një morg.

Prandaj:

distancim fizik;
përdorim i maskave në ambjente të mbyllura;
përgjegjësi ndaj simptomave.

Është një rast i volitshëm për t’u rritur në përgjegjshmëri e të tregojmë se sa e duam jetën dhe se sa e vlerësojmë njëri-tjetrin.

Jemi një vend i vogël dhe i varfër, me shumë probleme edhe pa pandeminë e tërmetin. Nuk mund të lejojmë që kjo pandemi të na varfërojë e izoloi më shumë. Na kanë mbyllur kufijtë, jemi të detyruar të rrimë në karantinë nëse kalojmë kufirin në ndonjë shtet. Rritja e rasteve po na penalizon.

Prandaj është detyrë e të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël, që të heqim dorë nga normaliteti i jetës së deritanishme e të strukturojmë një normalitet të ri që ndoshta do të na kushtëzojë për shumë kohë.

Sa më parë të mësohemi aq më mirë është për ne të gjithë.

Ditë të mirë

Tags: Dom Gjergj Metakoronavirusshqiperi

TË LIDHURA

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni
Politikë

Çlirimi hapësirave publike, Rama: Çdo prokuror territori që tradhton interesin e shtetit dhe qytetarëve, do të referohet në …

13:43 | 07/07/2025
Tentoi që të “kapte” një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari
Aktualitet

Tentoi që të “kapte” një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari

13:08 | 07/07/2025
Jamarbër Malltezin lirohet nga arresti i shtëpisë
Aktualitet

Jamarbër Malltezin lirohet nga arresti i shtëpisë

12:58 | 07/07/2025
Next Post
“Po shkojmë drejt një grope të madhe”/ Elton Deda mesazh Ramës

"Po shkojmë drejt një grope të madhe"/ Elton Deda mesazh Ramës

Përse Kanye dhe Kim nuk mund të kandidojnë në Shqipëri

Përse Kanye dhe Kim nuk mund të kandidojnë në Shqipëri

Lejet e qëndrimit për në Greqi/ Berisha zbardh skandalin, ja si gjobiten emigrantët

Berisha plas skandalin/ 70% e spitalit në Korçë janë infektuar, Ministria gënjen me shifrat

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Polonia fillon kontrollet antimigracion në kufirin gjerman
Bota

Polonia fillon kontrollet antimigracion në kufirin gjerman

by mirseda
13:56 | 07/07/2025
0

Polonia filloi sot kontrolle të rastësishme në kufirin e saj të përbashkët me Gjermaninë, në një total...

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

Çlirimi hapësirave publike, Rama: Çdo prokuror territori që tradhton interesin e shtetit dhe qytetarëve, do të referohet në …

13:43 | 07/07/2025
Tentoi që të “kapte” një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari

Tentoi që të “kapte” një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari

13:08 | 07/07/2025
Jamarbër Malltezin lirohet nga arresti i shtëpisë

Jamarbër Malltezin lirohet nga arresti i shtëpisë

12:58 | 07/07/2025
Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona

Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona

12:29 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com