Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin e ish-deputetëve dhe Kryesinë e Partisë Demokratike.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Basha ka kërkuar angazhim në zona të caktuara dhe funksionim të grupeve të gatshme.
Po ashtu, ish-deputeti ka kërkuar që të zhvillohen mbledhje javore të të gjitha degëve dhe përgatitje për protestat.
Këto të fundit do të zhvillohen sa herë që të mblidhet Kuvendi, ndërsa PD po mendon për zhvillimin e protestave edhe në rrethe.
“Duhet të jeni në ballë të protestës. Mos rrini në kafe por zbrisni në terren dhe takoni qytetarët”,– mësohet të ketë thënë Basha ndër të tjera para ish-deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë së PD.