E diel, 28 Nëntor, 2021
15.5 C
Tirana

Portali i transparencës, Rama: Çfarë do bëhet me konviktet dhe kartën e studentit

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur sot në prezantimin e portalit të transparencë universitare, është shprehur se në universitet do të kryhen investime të vazhdueshme.

Rama shprehet se po punohet per infrastrukturën e konvikteve dhe siguron se brenda kësaj periudhe do të rindërtohen të gjitha godinat.

“Kjo i takon një proçesi ku ne do të kryejmë investimin me të madh se ç’është investuar në 30 vjet të marra së bashku, duke filluar nga ana e infrastrukturës, mjeteve didaktike, laboratorë.

Për infrastrukturën në konvikte është e sigurte që brenda kësaj peridhe do të rindërtojmë të gjitha konviktet, në një standard më të mirë”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, Rama theksoi se po përgatitet një thirrje e dytë për punësimin e studentëve ekselentë në administratë, ndërsa tha se vendin e punës nuk e përcakton ministri, por rezultatet e studentëve.

Përsa i përket kartës së studentit, sipas kryeministrit përgatitjet kanë filluar, por faza e parë e implementimit do të nisë në Bashkinë e Tiranës.

Ndër të tjera, Rama pohoi se ky portal do të jetë një pasqyrë ku do të publikohen të dhënat buxhetore dhe financiare e universiteteve.

“Të gjitha informacionet e portalit kanë një vlerë tjetër, sepse nuk janë statistika të vdekura, por janë të dhëna që lidhen me jetën aktive të universitetit dhe të studentëve. Portali ka informacione të hollësishme mbi  programet e shkëmbimit studentor së bashku me procedurat, mbi programet apo edhe bursat, kuotat e parashikuara. Universitet të krijojnë subjekte fitimprurëse”, tha Rama.

Lexo edhe :   “Të flasim si diplomat, të veprojmë si patriotë”, Kurti: Fati ynë është në BE

Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...