Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Mos na zhgënje”/ Meta zbut tonet, letër kryeministrit: I dashur Edi!

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
FAKSIMILE/ Zbardhet strategjia e PS, do lërë Metën të “çmendet” (që pastaj ta shkarkojë)

Presidenti Meta i ka dërguar këtë mbrëmje një letër publike kryeministrit Rama, ku i bën thirrje që të tregohet vizionar dhe të reflektojë.

Në letrën e tij, Kreu i Shtetit sqaron më tej pse vendosi13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve. Sipas tij, kjo është data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

“Ti thua se data e dekretuar nga unë është dhuratë me rastin e ditëlindjes së Doktorit më 15 tetor. Ti e di që unë nuk ta kam fshehur asnjëherë, as ty dhe as publikut, dobësinë që kam për Doktorin. Njerëz jemi, kemi edhe pika të dobëta. Por edhe ti nuk është se e “urren” aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve të tu”, shkruan ndër të tjera Meta.

Letra e plotë:

I dashur Edi,

Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, nga mundësia për t’u takuar bashkë.

Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës.

Doja ta vendosnim bashkë datën e zgjedhjeve dhe kam që nga data 8 qershor 2019 që të pres e të pres, me shpresë.

Por unë, siç me të drejtë ti ankoheshe, nuk mund ta lija Shqipërinë pa një datë të zgjedhjeve vendore dhe t’u mohoja shqiptarëve të drejtën për të votuar në mënyrë të qetë, në paqe dhe me alternativa.

Data 13 tetor 2019 e dekretuar nga unë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, u vendos sepse kjo është data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Ne të dy e dimë mirë, nga ata që vendosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka çelje të negociatave me Bashkimin Europian me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t’i bësh ti, përkundrazi.

Po të kujtoj se në 17-18 tetor 2019 ne presim mbledhjen e Këshillit Europian, që do të mund të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ti thua se data e dekretuar nga unë është dhuratë me rastin e ditëlindjes së Doktorit më 15 tetor.
Ti e di që unë nuk ta kam fshehur asnjëherë, as ty dhe as publikut, dobësinë që kam për Doktorin.

Njerëz jemi, kemi edhe pika të dobëta.

Por edhe ti nuk është se e “urren” aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve të tu.

Aq më tepër që marrëveshjet më të mëdha në këtë vend i keni bërë ti dhe Doktori, siç ishte edhe ajo brenda natës që ndryshoi themelet e Kushtetutës, që ishte votuar me referendum nga i gjithë populli, dhe pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot.

Natyrisht që nuk ka lidhje as me 18 tetorin, ditën e lindjes së udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alia, i cili, pavarësisht formimit të tij komunist, nuk besoj se e ke harruar, tregoi përgjegjshmëri të lartë me shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 1991, duke i krijuar hapësirat e duhura opozitës për të marrë pjesë në to, për të mirën e vendit.

Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje!

Tags: 13 tetoredi ramailir metaLetërZgjedhjet

TË LIDHURA

IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.
Aktualitet

IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.

15:50 | 11/10/2025
Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari çohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari çohet me urgjencë në spital

14:56 | 11/10/2025
Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona
Aktualitet

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona

11:30 | 11/10/2025
Next Post
“Materialet do të vijnë me avion nga Sllovenia”, flet Tom Doshi nga Bushati

“Materialet do të vijnë me avion nga Sllovenia”, flet Tom Doshi nga Bushati

Arrestohet kushëriri i Ministres së Arsimit, kërkohej nga FBI-ja

"Votoj për herë të parë", ministrja Shahini e zhgënjyer nga Meta

“Më të mirët janë ata që pendohen”, Kryemadhi uron Fiter Bajramin

Molotov KZAZ-së në Bushat, Kryemadhi: Do t’i tregojmë me emra autorët e këtij provokimi







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Serbët me paranoja: Shqiptarët po blejnë bileta
Sport

Serbët me paranoja: Shqiptarët po blejnë bileta

by mirseda
16:31 | 11/10/2025
0

Shqipëria ka mbërritur ditën e djeshme në Nish, teksa sot do të luajë ndeshjen ndaj Serbisë në...

Kurti emëron Vukmiroviçin ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim

Kurti emëron Vukmiroviçin ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim

16:28 | 11/10/2025
Egjipti organizon samitin për Gazën, do të bashkë udhëhiqet nga Trump dhe al-Sisi

Egjipti organizon samitin për Gazën, do të bashkë udhëhiqet nga Trump dhe al-Sisi

16:20 | 11/10/2025
Tubime në Serbi para ndeshjes me Shqipërinë, edhe në Leskovac

Tubime në Serbi para ndeshjes me Shqipërinë, edhe në Leskovac

16:18 | 11/10/2025
IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.

IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.

15:50 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com