E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

“Mos kaloni vijën e kuqe”/ Greqia kërcënon Turqinë: Do përgjigjemi ushtarakisht

Ministri i Mbrojtjes, Panagiotopoulos ka paralajmëruar Turqinë se nëse vëren se dikush po kalon vijën e kuqe të Greqisë, do ta pësojnë keq.

“Çdo gjë që përbën frikë nuk do të demilitarizohet. Greqia nuk provokon, nuk dhunon dhe nuk cenon të drejtat sovrane të të tjerëve, por nuk i pëlqen të provokohet dhe t’i dhunohen të drejtat e saj.

Nëse ne shohim që vija jonë e kuqe po kalohet, kjo do të thotë se po ekzaminojmë të gjitha skenarët dhe do të duhet të reagojmë, edhe ushtarakisht”, tha ai.

Nga ana tjetër, ministri turk i mbrojtjes, Hulusi tha se 16 ishuj në Egje të Greqisë po armatoseshin ilegalisht duke përbërë një kërcënim për Turqinë. Pavarësisht solidarizimit për tërmetin në provincën Elazig, dhe një paqeje 3- ditore tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rindezur.

Tensionet erdhën pas nënshkrimit të marrëveshjes për kufijtë detarë mes Turqisë dhe Libisë, pasi Greqia nuk e njeh këtë marrëveshje dhe as Bundestagu gjerman.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...