Protesta e opozitës u shoqërua me disa incidente, jo vetëm mes protestuesve dhe policisë, por edhe mes turmës. Një grup protestuesish kanë ushtruar dhunë ndaj një polici të infiltruar gjatë tubimit para Kuvendit.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas këtij incidenti duke e quajtur si provokator personin që u godit nga protestuesit e opozitës, duke thënë se ai mori përgjigjen e merituar.
“Narko polici i infiltruar provokator merr pergjigjen e merituar! Sb”, shkruan Berisha.