Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia nga Kavajë, pasi mori pa autorizimin e institucionit mjekësor 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte.
Më pas, ai i shpërndante ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm.
”Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm.’’, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre”.