E martë, 19 Janar, 2021
-2 C
Tirana

Pasuria/ Gent Cakaj nuk i justifikon shpenzimet me të ardhurat e deklaruara

Gent Cekaj u emërua ministër për Europën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Edi Rama në dhjetor 2018, por ai e ushtroi funksionin si i komanduar, pasi nuk u dekretua nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Cakaj shërbeu në kabinetin e Ramës për dy vjet dhe u largua me dorëheqje në dhjetor 2020.

Gent Cakaj ka lindur në Prishtinë më 6 korrik 1990 dhe është shkolluar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari. Cakaj mban pesë diplomime në fushat e filozofisë, drejtësisë dhe shkencave politike. Gjatë viteve të shkollimit, Gent Cakaj është angazhuar si konsulent dhe analist për çështje politike, si dhe është autor e bashkë-autor i disa punimeve në këto fusha. Ai iu bashkua kabinetit të kryeministrit Edi Rama në janar 2018 si këshilltar politik dhe në të njëjtën kohë, ka shërbyer edhe si Koordinator Kombëtar i Republikës së Shqipërisë për Zonën Rajonale Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Në qershor 2018, Gent Cakaj u emërua zv.ministër në Ministrinë për Evropën dhe Punë të Jashtme, ndërsa në janar 2019 u komandua si ministër. Cakaj e motivoi dorëheqjen nga kabineti i Ramës me zgjedhjet në prag, ku ai nuk synon të kandidojë si deputet.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtmë që prej fillimit të detyrës publike dhe deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e dorëzuar para fillimit të detyrës në vitin 2018, Cakaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 48.7 milionë lekë, e cila i përket prindërve të tij, me përjashtim të një llogarie personale prej 157 mijë lekësh. Në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 49.6 milionë lekëve.

Lexo edhe :   Pasuria e Ditmir Bushatit/ Ish-ministri nuk justifikon huan prej 20 mijë eurosh

Pasuritë e patundshme të familjes Cakaj kapin vlerën e 43 milionë lekëve, e ndjekur nga likujditetet bankare prej rreth 5.4 milionë lekësh dhe automjeteve me vlerë 1.1 milion lekë.

Lexo edhe :   Pasuria e Ditmir Bushatit/ Ish-ministri nuk justifikon huan prej 20 mijë eurosh

Të ardhurat e Z. Cakaj gjatë vitit 2018 kanë qenë 1.2 milionë lekë me burim 100% nga funksioni i tij.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 1 vit të deklarimit, i cili rezultoi me probleme.

Në deklaratën vjetore për vitin 2018, Z. Cakaj deklaron shtesa në llogari bankare në vlerën e 240 mijë lekëve, blerjen e një makine me vlerë 5 mijë euro dhe shpenzime qiraje prej 5170 euro. Të ardhurat vjetore të deklaruara rezultojnë të pamjaftueshme për të mbuluar këto shpenzime në shumën e rreth 240 mijë lekëve. Marrë nga BIRN

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëgjohen dy shpërthime të fuqishme në Lezhë

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Lezhën dhe Shëngjinin mbrëmjen e sotme, me një diferencë kohore prej 1 minuti nga njëra-tjetra. Shpërthimi i parë është...

Aleksei Navalni, një rival serioz apo opozitar i “kontrolluar” nga Putin

Aleksei Navalni është opozitari më guximtar në Rusi, që i kundërvihet regjimit autokratik të Vladimir Putinit. Juristi 44-vjeçar ka mbi 4 milion ndjekës në...

Trondisin mjekët në Wuhan: Na kërkuan të gënjejmë për vdekjet nga Covid (Video)

Wuhani është në qendër të vëmendjes pas spekulimeve se koronavirusi ka dalë fillimisht nga një laborator në qytetin kinez. Daily Mail shkruan se një dokumentar...

Vaksinimi kundër Covid-19/ Vuçiç: Të gatshëm të ndihmojmë edhe shqiptarët

Presideni i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se janë të gatshëm që të ndihmojnë shqiptarët me vaksina. I pyetur nga gazetarët, ai tha se serbët...

Kryemadhi: Unë dhe Iliri dikur shkruanim letra, tani dashuria është me telefon

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë takimit që ka pasur në Fier me qytetarët ka thënë se të rinjtë sot janë bërë asocialë për...