Një vajzë e cila mbante flamurin shqiptar në festën e JO-së greke në Kelcyrë, ka humbur ndjenjat dhe i ka rënë të fikët.
Aty ndodhej edhe ish-deputeti Vangjel Tavo, i cili është me profesion mjek, dhe i ka dhënë ndihmë vajzës.
Frikë dhe panik është krijuar në festimet e Festës Kombëtare Greke në Jug të vendit. Një prej vajzave, e cila mbante flamurin shqiptar në ceremoni, ka humbur ndjenjat duke frikësuar jo pak të pranishmit.