E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Zdrukthtarët po përdorin teknikat mesjetare për restaurimin e Notre Dame

Parisi ka disa vende të famshme që vlerësohen shumë nga turistët dhe qytetarët – Luvri, Harku i Triumfit dhe natyrisht, katedralja e Notre Dame, ndoshta katedralja më e njohur dhe më e dashur në Evropë – për disa në të gjithë botën.

Sigurisht që ajo është më e famshmja. Kur ajo u dëmtua rëndë nga zjarri që e përfshiu në pranverën e vitit 2019, e gjithë bota mbajti zi, dhe shumë menduan nëse ajo mund të rindërtohej në atë mënyrë që të ishte në përputhje me arkitekturën shekullore të kishës.

Si ta rindërtojmë Notre Dame u bë një temë e vazhdueshme bisedash dhe temë diskutimi në mediat sociale, edhe përtej kufijve të Francës. Kjo kishë është një vend shumë i dashur dhe rindërtimi i saj pasi u përfshi nga flakët ishte tema kryesore e diskutimit në qarqet shoqërore franceze, në editorialet e gazetave dhe natyrisht edhe në faqet e internetit të hapura enkas për Notre Dame, të cilat bënin postime të pafundme se si duhej të vazhdonte restaurimi i kishës.

Nuk ishte thjesht çështja se kush do të merrej me këtë punë, por që ndërtesa e vjetër të mund të rindërtohej e gjitha. E gjithë kupola e saj u shkatërrua, përfshirë çatinë në formë spirale, që ishte një pjesë e ndërlikuar e kupolës së kishës.

Në mesin e shtatorit, një ekip zdrukthëtarësh profesionistë vendosën me dorë në të një trung lisi francez 30 ton – për të demonstruar se si Notre Dame u ndërtua shekuj më parë. Ishte një spektakël që emocionoi dhe kënaqi qindra shikues, që ishin mbledhur për të parë ngjarjen e planifikuan për Ditët e Trashëgimisë Evropiane.

Zhan-LuiZhorzhelin, është kreu i projektit të rindërtimit të katedrales. Në një intervistë ditën kur u ngrit struktura gjigante ai tha: ”Kjo tregon … ne bëmë zgjedhjen e duhur në zgjedhjen e rindërtimit të kishës në mënyrë identike, me dru lisi nga Franca”.

Mënyra se si do të duhej të rindërtohej kupola ishte një pikë e diskutueshme debati; disa mendonin se një material kundër zjarrit si çimentoja, mund të ishte një mundësi më e mençur, për të ndihmuar në shmangien e ndonjë fatkeqësie në të ardhmen, si zjarri i vitit të kaluar.

Por tradita fitoi dhe Zhorzhelin është i bindur se ata morën vendimin e duhur. Përfundimisht do të instalohen njëzet e pesë kapriata. Por ekspertët thonë se procesi i montimit të strukturës nuk mund të fillojë para vitit 2022. Një vështirësi kryesore me të cilën po përballen ekipet është se disa prej gurëve antikë në Notre Dame u dëmtuan nga flakët, dhe ato janë thelbësore për mbështetjen e kapriatave.

Lloji i gurit i përdorur për të ndërtuar katedralen, mbi të cilën filloi ndërtimi në 1163, nuk gjendet lehtë në Francë –apo diku tjetër – vuri në dukje Zhorzhelin. Por duke bërë rindërtimin në këtë mënyrë, shtoi ai, i ka treguar ekipit se si ata duhet t`a rindërtojnë strukturën përpara se të zëvendësojnë spiralen.

Edhe spiralja e re u bë objekt debati midis disa ekspertëve; disa mbështetën idenë e rindërtimit me pamje moderne. Por tradita kishte fituar përsëri, dhe përfundimisht spiralja e re do të jetë në përputhje me arkitekturën madhështore, antike të Notre Dame.

Presidenti francez Emanuel Makron është shprehur shpresëplotë se rindërtimi do të përfundojnë në kohën kur Parisi do të organizojë Lojërat Olimpike, në 2024. Por ekspertët e përfshirë në projekt mendojnë se data është tepër optimiste; pjesët e dëmtuara ende po hiqen dhe pastrohen, si mijëra tuba që janë pjesë e organit të mrekullueshëm të tubave të katedrales.

Një çështje për të cilën bien dakord të gjithë të përfshirë në këtë projekt është kjo: Notre Dame është një pjesë aq e rëndësishme e historisë, kulturës dhe fesë Franceze saqë do të ruhet autenticiteti i saj, pa marrë parasysh sa kohë duhet, ose sa para kushton. Kjo kishë është thelbësore për identitetin francez, dhe do të bëhen të gjitha përpjekjet për të ruajtur atë që është e mundur të shpëtohet, dhe për të rindërtuar ato pjesë që u shkatërruan nga zjarri.

Burimi i lajmit: https://www.thevintagenews.com/2020/10/26/notre-dame-2/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...