Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Modeli Merkel/ Si fitohet dhe mbahet pushteti në botën e burrave 

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Modeli Merkel/ Si fitohet dhe mbahet pushteti në botën e burrave 

Nga: Kati Marton “The Atlantic”

Gjashtë kandidatëve, që kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën për garën presidenciale amerikane të vitit 2020, unë iu ofroj këtë këshillë: Studioni kancelaren gjermane Angela Merkel, politikanen më të suksesshme në botë, bazuar tek arritjet dhe jetëgjatësia e saj në pushtet. Tanimë në vitin e 14-të si kancelarja e vendit që është motori ekonomik i Evropës, Merkel ka rritur standartet e kulturës politike gjermane të mbizotëruar nga meshkujt, dhe e ka transformuar rrënjësisht vendin e saj.

Pa shumë bujë, Merkel e bëri shoqërinë gjermane më miqësore ndaj ambicieve të grave. Pasardhësja e përzgjedhur e Merkelit për të udhëhequr Unonin Kristian Demokrat është 1 grua, në kabinetin e saj ka 6 gra të tjera, dhe po shumë gra janë në rrethin e këshilltarëve të saj. Aleksandër Gauland, udhëheqësi i partisë gjermane të ekstremit të djathtë, AfD, pyeti kohët e fundit:”A ka më burra në CDU-ja?”. Partia ka ende mjaft burra; por ata thjesht nuk po drejtojnë më.

Po si ia doli vajza e një pastori gjermano-lindor, të mposhtë rezistencën e trefishtë:si një grua, si shkencëtare, dhe si një gjermano-lindore? Sigurisht, jo duke pritur me mirësjellje radhën e saj. Merkel dominoi në një botë të dizenjuar kundër saj, përmes kombinimit të këmbënguljes, përgatitjes, llogaritjes dhe një egoje në nivelin e duhur. Dhe është një model, që mund ta kopjojnë si burrat ashtu edhe gratë.

Nëse ka një model Merkel, kriteri i parë për një post të lartë është përllogaritja e fortë, dhe kur është e nevojshme, të qënit i pamëshirshëm. E diplomuar si fizikante në Republikën Demokratike Gjermane, Merkel kapi shansin e saj në moshën 35 vjeçare, kur u rrëzua Muri i Berlinit në vitin 1989.

Ajo kaloi nga Lindja në Berlinin Perëndimor, dhe filloi ngjitjen e saj politike. Në vitet 1990, kancelari Helmut Kol e emëroi si ministre për gratë, dhe pastaj për mjedisin. Kur kolegët e saj, e quajtën me ironi “Zonja e Vogël“ e kancelarit Kol, ajo buzëqeshi, priti momentin e saj, dhe goditi kur askush nuk e priste.

Në një akt të rrezikshëm politik, Merkel botoi një artikull në një gazetë, ku deklaronte se partia e saj ishte më e rëndësishme sesa mentori i saj, kancelari Kol. Në këtë mënyrë, ajo hodhi poshtë tutelën e Kolit, dhe i hapi rrugë Epokës Merkel. E motivuar nga ambicia personale, dhe një përpjekje e vërtetë për ta shpëtuar CDU-në, ajo pati sukses në të dyja frontet.

Asnjë nga demagogët shumë të rëndësishëm në skenën botërore – Donald Trump, Vladimir Putin, Rexhep Taip Erdogan – nuk ka arritur të lëkundë vetë-kontrollin që ka zakonisht Merkeli. Ajo e sheh zemërimin si një emocion të humbur, që thjesht nuk ka luksin ta shfaqë.

Një mësim tjetër nga “manuali” i Merkel, është përpunimi i atij që ke përballë në tryezën e negociatave. Ajo u lejon njerëzve (zakonisht burra) të flasin pa ndërprerë, derisa të ezaurohen nga nervat. Kur vjen radha e saj, renditja e qetë e fakteve, e redukton madhështinë e tyre në përbërësit e tij më të thjeshtë.

Një tjetër rregull në “manualin” e Merkelit, është trajtimi i postit të lartë si një punë, dhe jo si një identitet personal. Ajo vazhdon të bisedojë me Putinin dhe Trumpin dhe të tjerët, pasi e sheh këtë si punën e saj. Kësisoj fyerjet dhe sulmet, sado personale dhe të ulëta qofshin, nuk kanë të bëjnë me të.

Ndonjëherë edhe Merkeli ka reaguar ashpër, si në rastin kur një politikan gjerman e quajti atë “një zog të moshuar nga Lindja”. “Nuk mund t’ju ndihmoj prej andej nga unë vij”- reagoi ajo e lënduar. Por në përgjithësi, ajo i injoron fyerje të tilla. Merkel i trajton sulmet në mediat sociale, si në raport me postin që mban, dhe jo me të personalisht.

Për më tepër, ajo nuk u ka dhënë asnjë lëndë të parë mediave tabloideve. Ajo nuk përdor Twitter-in. Merkel nuk duket se ka nevojë për luksin që ofron pushteti. Ajo nuk ka avionë, jahte apo pallate private. Ajo dhe bashkëshorti i saj shkencëtar, jetojnë në të njëjtin apartament, ku kanë jetuar për dekada të tëra.

Edhe shtëpia e saj modeste në vendlindjen e saj, nuk josh asnjë paparac. Dhe këtu është një tjetër veti e shquar e saj:Ajo ka luftuar fort, dhe ia ka dalë përgjithësisht të sigurojë të drejtën e privatësisë. Stafi i saj, nuk e dinte se ku i kaloi pushimet e saj verore gushtin e vitit të kaluar.

Pra, një formulë tjetër për të pasur jetëgjatësi në politikë:Nëse nuk shfaqeni vazhdimisht në sytë e publikut, ka shanse që njerëzit të mos lodhen aq shpejt me ju.

Ndërkohë, defiçiti ndoshta më i madh i saj, është ajo si komunikatore. Asaj i mungon instrumenti jetik i lidershipit: aftësia për të elektrizuar njerëzit me një mesazh të qartë, apo për të shpjeguar plotësisht se përse merr vendime të caktuara në emër të tyre. Angela Merkel, e ka kompensuar këtë mungesë, duke fituar besimin e popullit të saj, se ajo po punon seriozisht në emër të tyre.

Megjithatë, aktualisht jemi në ujëra të panjohura dhe të trazuara politike, në të dyja anët e Atlantikut, dhe është e paqartë nëse stili i saj i qetë i qeverisjes, është i qëndrueshëm për një kohë të gjatë.

Brenda 1 ose 2 vitesh, Merkel do të largohet nga skena botërore, e cila është mbushur me populistë pasionantë. Megjithatë, modeli Merkel duhet të frymëzojë si gratë, ashtu edhe burrat në politikë. Dhe gratë, që kanë shumë pak modele të suksesit politik, mund të frymëzohen pikërisht nga Angela Merkel.

TIRANA TODAY

Tags: Angela Merkelburratpushteti

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Tragjike/ Arbitri ndërron jetë gjatë ndeshjes (video)

Tragjike/ Arbitri ndërron jetë gjatë ndeshjes (video)

Basha intervistë për BBC: Ja pse ka zemërim e protesta në Shqipëri

Basha intervistë për BBC: Ja pse ka zemërim e protesta në Shqipëri

BE i kërkon sqarime Serbisë për ndalimin e zyrtarëve nga Kosova

BE i kërkon sqarime Serbisë për ndalimin e zyrtarëve nga Kosova

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com