Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Mjeku akuzon Manastirliun: Ka mbajtur sekret shifrat reale të viktimave dhe infektuarve nga Covid-19

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëri, tendera sekretë me vlerë miliona euro për Covid-19

Mjeku i njohur, Erion Dasho akuzon Ministrinë e Shëndetësisë, përkeqmenaxhim të situatës Covid-19, dhe se ka mbajtur sekret shifrat e viktimave apo të të infektuarve.

Sipas tij, nga 1 korriku kur rastet me COVID nisën të rriteshin ndjeshëm dhe deri më sot, dy spitalet COVID kanë trajtuar midis 400 dhe 600 pacientë të tillë.

Në të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 340 persona duke e bërë vdekshmërinë reanimatore nga COVID ndër më të lartat në botë.

Postimi i mjekut Dasho në Facebook

Edhe njëherë për ata që nuk janë sqaruar akoma!

80% deri 85% e pacientëve me COVID shërohen vetë. Detyra e mjekut të mirë të familjes është t’i monitorojë me kujdes, të mos u japë medikamente të panevojshme dhe t’u rekomandojë shtrimin në spital kur kanë komplikacione.

Nga 15% e pacientëve që përfundojnë në spital, pjesa më e madhe kanë nevojë për trajtim të komplikacioneve kryesisht me antibiotikë dhe antikoagulantë. Pothuajse të gjithëve u nevojitet oksigjen në sasi dhe presione të ndryshme. Me menaxhim të mirë edhe këta pacientë në pjesën dërrmuese shërohen. Atyre u nevojiten mjekë që zbatojnë protokollet dhe i monitorojnë. Jo heronj! As supermenë!

Ndonjë koleg patetik që akoma del me maska dhe skafandra për të tërhequr vëmendjen, thjesht është ca muaj i vonuar. Këto skena kishin kuptim në shkurt dhe në mars, në Wuhan, Lombardi dhe New York. Jo në Tiranë në shtator!!!

Fatkeqësisht, për shkak të moshës dhe të sëmundjeve bashkëshoqëruese, si dhe në një numër të vogël rastesh për arsye ende të paqarta, një pjesë e pacientëve komplikohen dhe kanë nevojë për kujdes intensiv.

Këtu hyn në lojë teknologjia, shkenca dhe heroizmi.

Së pari, këta pacientë nuk kanë nevojë për mure të lyer dhe oborre spitalesh me bar, por për pajisje serioze. Nga ato pajisje që duhen blerë rregullisht dhe jo kur bie pandemia.

Së dyti, këta pacientë kanë nevojë për mjekë, infermierë dhe terapistë respiratorë me njohuri dhe aftësi bashkëkohorë dhe jo për protagonistë facebooku dhe instagrami.

Së fundi, në këta pacientë shpesh ka nevojë të improvizohet, në këta pacientë minuta bën diferencën midis jetës dhe vdekjes, në këta pacientë jo rrallë të shpëton intuita dhe jo protokolli.

Nga 1 korriku kur rastet me COVID nisën të rriteshin ndjeshëm dhe deri më sot, dy spitalet COVID kanë trajtuar midis 400 dhe 600 pacientë të tillë. Shifra e saktë është mbajtur sekret nga ministria dhe këto vlera janë përllogaritur bazuar mbi ato pak informacione që raportohen.

Në të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 340 persona duke e bërë vdekshmërinë reanimatore nga COVID ndër më të lartat në botë.

Çdo vend i përgjegjshëm, çdo komitet i përgjegjshëm, çdo ministri e përgjegjshme analizon të dhënat me qëllim që të kuptojë ku vepron mirë dhe ku gabon. Kjo jo për të ndëshkuar, por për të përmirësuar cilësinë e kujdesit në javët dhe muajt që do të vijnë. Ky quhet përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë dhe është një nga shtyllat e mjeksisë moderne.

Për të gjithë këto arsye, ministria bën mirë të harrojë propagandën dhe kolegët të harrojnë patetizmat për t’ju përveshur punëve.

Shqiptarët i pret një dimër i vështirë. Shumë jetë do të kenë nevojë të shpëtohen…

Tags: COVID-19Erion DashoMinistria e Shendetesise

TË LIDHURA

Anëtarësimi në BE, Rama: Jemi më mirë se Serbia apo RMV-ja, por me BE-në si dihet kurrë!
Aktualitet

Anëtarësimi në BE, Rama: Jemi më mirë se Serbia apo RMV-ja, por me BE-në si dihet kurrë!

13:59 | 23/09/2025
Rama për Diellën: Mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë!
Aktualitet

Rama për Diellën: Mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë!

13:36 | 23/09/2025
Kreu ndërhyrje në një klinikë private/ Zbardhet shkaku i vdekjes së Brian Spahiut, mbërrin akt ekspertiza nga Italia
Aktualitet

Kreu ndërhyrje në një klinikë private/ Zbardhet shkaku i vdekjes së Brian Spahiut, mbërrin akt ekspertiza nga Italia

13:33 | 23/09/2025
Next Post
Basha me qytetarët në Kurbin: Rama po e shtyn ekonominë në greminë, paratë i marrin oligarkët

Basha me qytetarët në Kurbin: Rama po e shtyn ekonominë në greminë, paratë i marrin oligarkët

Si do të jetë gjeopolitika pas pandemisë

Si do të jetë gjeopolitika pas pandemisë

Kalon vettingun prokurorja e Tiranës, Afërdita Ndoi

Kalon vettingun prokurorja e Tiranës, Afërdita Ndoi

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Anëtarësimi në BE, Rama: Jemi më mirë se Serbia apo RMV-ja, por me BE-në si dihet kurrë!
Aktualitet

Anëtarësimi në BE, Rama: Jemi më mirë se Serbia apo RMV-ja, por me BE-në si dihet kurrë!

by mirseda
13:59 | 23/09/2025
0

Kryeministri Edi Rama teksa foli për çështjen e integrimit në BE, theksoi se Shqipëria është në rrugën...

Palestina fiton mbështetje globale/ Pse SHBA, Gjermania dhe Italia po qëndrojnë kundër

Palestina fiton mbështetje globale/ Pse SHBA, Gjermania dhe Italia po qëndrojnë kundër

13:48 | 23/09/2025
Babai i Yamal ‘shpërthen’ pas Topit të Artë: Lamine është më i miri në botë me diferencë të madhe

Babai i Yamal ‘shpërthen’ pas Topit të Artë: Lamine është më i miri në botë me diferencë të madhe

13:44 | 23/09/2025
Rama për Diellën: Mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë!

Rama për Diellën: Mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë!

13:36 | 23/09/2025
Kreu ndërhyrje në një klinikë private/ Zbardhet shkaku i vdekjes së Brian Spahiut, mbërrin akt ekspertiza nga Italia

Kreu ndërhyrje në një klinikë private/ Zbardhet shkaku i vdekjes së Brian Spahiut, mbërrin akt ekspertiza nga Italia

13:33 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com