Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Mitt Romney: Do të votoj pro shkarkimit të Presidentit Trump

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Mitt Romney: Do të votoj pro shkarkimit të Presidentit Trump

Një nga senatorët republikanë, Mitt Romney, deklaroi se do të votojë pro akuzave të ngritura ndaj zotit Trump me qëllim shkarkimin e tij ndërsa momenti i votimit përfundimtar në gjyqin kundër Presidentit po afron.

Zoti Romney i cili e ka kritikuar edhe më parë zotin Trump për çështje të tjera, e quajti kërkesën që Presidenti i bëri autoriteteve në Ukrainë për të hetuar rivalin e tij politik Joe Biden “një gabim të rëndë” dhe tha se zoti Trump ishte “fajtor për shpërdorim të rëndë të besimit publik”.

“Ajo që ai bëri nuk ishte “perfekte”, tha zotit Romney në Senat, duke iu referuar mënyrës se si Presidenti Trump e ka përshkruar bisedën e tij telefonike me presidentin e Ukrainës.

“Ajo ishte një sulm flagrant ndaj të drejtës sonë për të zgjedhur, sigurisë sonë kombëtare dhe vlerave tona themelore”, shtoi senatori republikan.

Deri përpara kësaj deklarate, asnjë prej 53 senatorëve repuplikanë nuk kishte dhënë ndonjë sinjal se do të votonte kundër Presidentit Trump, për shkarkimin e të cilit nevojiten votat e dy të tretës së anëtarëve të Senatit me 100 vende. Por edhe pas deklaratës së zotit Romney shanset për ta shkarkuar zotin Trump duken të pakta dhe pritet që shumica republikane që e kontrollon Senatin ta shpallë presidentin të pafajshëm nga akuzat e ngritura prej demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve për abuzim me detyrën dhe pengim të hetimeve të Kongresit.

Anëtarët e Senatit do të mblidhen për votim të mërkurën pasdite, pas një procesi gjyqësor dy-javor.

Asnjë nga 47 demokratët nuk ka dhënë shenja se do të votojë në një linjë me republikanët për ta liruar presidentin nga akuzat.

Gjatë fjalimit të tij vjetor mbi situatën e vendit që u mbajt të martën në mbrëmje Presidenti nuk e përmendi procesin për shkarkimin e tij. Por ai e ka kritikuar në mënyrë të vazhduar duke e cilësuar si “gjueti shtrigash”, e duke theksuar se nuk ka kryer asnjë shkelje.

Akuza për abuzim me detyrën ka të bëjë me nxitjen e autoriteteve në Kiev që të nisin hetimet ndaj ish-nënpresidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden, në mënyrë që të fillonte dërgimi i një ndihmë ushtarake prej 391 milionë dollarësh për Ukrainën.

Presidenti Trump akuzohet gjithashtu se ka penguar hetimet që po kryente Kongresi rreth marrëdhënieve të tij me Ukrainën duke mos i lejuar zyrtarët e administratës së tij që të dorëzonin dokumente e dëshmi për komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve.

“Administrata, zyrtarët kryesorë të saj dhe republikanët e Senatit po fshehin të vërtetën”, tha senatori Chuck Schumer. “Akuzat janë jashtëzakonisht të rënda. Ndërhyrja në zgjedhje, shantazhimi i një vend të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet tona, këto cënojnë thelbin e demokracisë sonë”, tha ai.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell, i cili luajti rol kyç në zhvillimin e një procesi të shkurtuar gjykimi, duke mos lejuar thirrjen e dëshmitarëve, tha se akuzat ndaj presidentit Trump “nuk përbëjnë aspak një çështje që mund të çonte në largimin e parë nga detyra të një presidenti në historinë amerikane”./VOA

Tags: Mitt RomneypresidentiproshkarkimiTrumpvotoj

TË LIDHURA

Mediat iraniane: Mbi 200 viktima dhe 750 të plagosur nga sulmet e SHBA-Izrael
Bota

Mediat iraniane: Mbi 200 viktima dhe 750 të plagosur nga sulmet e SHBA-Izrael

19:06 | 28/02/2026
Thriller në Greqi: Shtatzëna gjendet e pajetë, hetohet bashkëshorti
Bota

Thriller në Greqi: Shtatzëna gjendet e pajetë, hetohet bashkëshorti

18:18 | 28/02/2026
Raketa godet hotelin në Palm Jumeirah, 4 persona të plagosur.
Bota

Raketa godet hotelin në Palm Jumeirah, 4 persona të plagosur.

18:11 | 28/02/2026
Next Post
“300 mijë euro për vrasjen e ish-policit”, Artan Hoxha zbulon skemën

“Bandat e rrezikshme”, Artan Hoxha: Ata ishin më tepër të zhurmshëm

Poli Hoxha: Ja kush ka qenë banda më e egër në historinë e Shqipërisë

Poli Hoxha: Ja kush ka qenë banda më e egër në historinë e Shqipërisë

Kush ishin 10 personat më të mbrojtur në botë për vitin 2019

I lirë nga akuzat, Senati voton kundër shkarkimit të Trump







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Zhvendosen protestuesit, marshojnë drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë
Aktualitet

Zhvendosen protestuesit, marshojnë drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë

by mirseda
20:17 | 28/02/2026
0

Protestuesit e PD janë larguar nga rruga që të çon drejt Policisë së Shtetit, aty ku patën...

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë, një qytetar humb ndjenjat nga gazi lotsjellës

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë, një qytetar humb ndjenjat nga gazi lotsjellës

19:58 | 28/02/2026
Rama për protestën e PD: Shqipëria me botën e lirë, opozita kundër qytetarëve

Rama për protestën e PD: Shqipëria me botën e lirë, opozita kundër qytetarëve

19:56 | 28/02/2026
Pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, Berisha: Ky është një tubim paqësor

Pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, Berisha: Ky është një tubim paqësor

19:39 | 28/02/2026
Përplasje në protestë: Gurë e molotovë ndaj policisë, ndërhyrje me ujë dhe gaz lotsjellës

Përplasje në protestë: Gurë e molotovë ndaj policisë, ndërhyrje me ujë dhe gaz lotsjellës

19:37 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com