Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës në Emiratet e Bashkura Arabe ka përmendur problemet me ndarjen e kufinjve detarë. Ndër të tjera, ai ka vënë në dukje dhe dakordësinë që ka me Shqipërinë për ta dërguar çështjen e kufirit detar në një gjykatë ndërkombëtare.
“Si qeveri greke, ne arritëm të nënshkruajmë një marrëveshje demarkacioni me Italinë, Egjiptin dhe ramë dakord me Shqipërinë për të apeluar çështjen e kufirit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e lënë gjykatën të vendosë në emrin tonë për shënjimin e zonave tona detare,”-ka thënë ai.
Më tej kryeministri ka thënë se i vetmi problem që nuk është zgjidhur është ai me Truqinë. Ndërkohë ka shtuar se është i hapur të flas me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, sipas tij propozimi që ka është shumë i thjeshtë, ai kërkon që Turqia të ndalojë sfidat në det dhe më pas ata do të ulën dhe të diskutojnë.
“Turqia duhet të ndalojë sfidat në det dhe pastaj ne do të ulemi në tryezë, në kontekstin e kontakteve eksploruese, për të diskutuar çështjen e shënjimit të zonave tona detare. Nëse nuk mund të biem dakord, atëherë ne do të apelojmë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të biem dakord që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë një vendim në emrin tone,” tha kryeministri grek.