E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Maqedonia e Veriut në kaos nga koronavirusi

Maqedonia e Veriut edhe të enjten ka regjistruar shifra të larta të të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë në Shkup, ka njoftuar për 26 të vdekur dhe 1,198 të sëmurë me COVID-19. Viktimat janë; 8 në Shkup, 4 në Manastir, 3 në Ohër nga dy në Prilep, Tetovë, Strugë dhe Veles, kurse nga 1 janë regjistruar në Kumanovë dhe Gostivar.

Në mesin e viktimat janë edhe tre persona, dy të moshës 35 vjeçe dhe një 37 vjeç.

Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë regjistruar 572 raste, në Manastir 92 raste ndërsa numër më i vogël në 29 qytete të tjera.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për 621 të shëruar, 150 prej tyre në Shkup.

Deri të enjten në Maqedoninë e Veriut janë testuar mbi 303 mijë persona dhe prej tyre me COVID-19 janë diagnostikuar 51,213 persona, nga të cilët 1.423 e kanë humbur jetën, 30,204 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 19.586 persona.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i ka propozuar qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...