pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winnesinecasino giriştambetcashwin girişnesinecasinojojobet girişcashwinesbet girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetesbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibommatbetsuperbetincasibomCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mitet mediatike të Najadës e Luljetës në përdorimin prej spin doctor-i të Ramës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga: Alfred Lela

E majta, në botë dhe në Shqipëri, ka qenë dhe mbetet instrumentale në krijimin e miteve. Individë, që më shumë se luftëtarë të lirisë ishin vrasës, si Che Guevara apo Myslym Shyri për shembull, i sheh të himnizuar në t-shirte dhe këngë, apo në emra rrugësh kryesore.

Ndryshe nga e djathta që e ka mitologjinë në thelb të mendimit ideologjik, e majta e përdor vetëm si instrument. Të majtët, traditën dhe mitologjinë i konsiderojnë trillime (shih ‘Shpikja e traditës’ nga Eric Hobsbawm), por janë të pareshtur në përdorimin e tyre politik.

Mitet e së majtës, ngritur mbi një flu të përgjithshme ideali, sundojnë sot ligjërimin kryesor të botës intelektuale-popullore. Shumë prej kësaj e majta e ka arritur me anë të medias, kanalet më të shumta të së cilës i zotëron, këtu dhe në botë.

Dhurata të tilla mediatike janë edhe mjekja Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo. Të dyja janë prodhime të krizës, apo më saktë të reagimit kundër saj, anti-krizës. Bozo u gjet si ‘recetë e gatshme popullore’ për ‘kurimin’ nga tërmeti dhe pasojat e tij, kurse Çomo si një prizë ku njerëzit fusnin spinën e tyre të frikës nga Covid-19 dhe vdekja.

Kësisoj të dyja janë prodhime jashtë serie të një spazme shoqërore, dhe si të tilla nuk mund ta kenë vlerën që u mvishet. Nëse profilet e tyre i nxjerr nga konteksti i madh i krizës dhe panikut, të dy zonjat (megjithë respektin dhe asgjë kundër tyre) bëhen një nga qindra Luljetat dhe Najadat e Shqipërisë.

Manteli i posaçëm që u mveshi media lidhet edhe me atë që ajo bën më mirë: inxhinjerimi dhe spini i personazheve që e afrojnë me audiencat. Thënë këtë, dhe ndoshta duke rënë në cinizëm, Luljeta dhe Najada janë dy banore të ‘Big brotherit’ të madh mediatik, që e hap syrin vuajerist çdo ditë prej nevojës për të krijuar prenë e vet në masën amorfe të audiencës. Media postmoderne (moderniteti ka pasë operuar me narrativat e mëdha, të cilat postmoderniteti i rrëzoi) është thika e madhe që ndan më dysh viktimat nga qytetarët. Këta të fundit kanë mbetur pak, fatkeqësisht.

Media bën edhe një gabim tjetër teksa ka vrarë figurën e ekspertit në favor të ‘gjithologut’, apo edhe ka paraqitur si ekspertë njerëz që nuk janë të tillë. Duke pasë krijuar vetë këtë vakuum, ajo e ka më të lehtë ta mbushë po vetë me figura ekspertizën e të cilave as nuk e gjykon dot.

Dyshoj se redaktorët e medias e kanë ftuar Luljeta Bozon nëpër studio apo riqarkulluar në portale, sepse ia kuptonin thellësinë inxhinjerike. E kundërta, ata ranë pre e një kërkese popullore për të, duke parë te ajo një ‘gjyshe të mirë’ që mund të fliste (pa shih?!) edhe për inxhinjeri. Shtoji kësaj thinjat dhe vitet e largëta që e çonin me nënndërgjegje shqiptarin mbi 40 vjeç, që është edhe konsumtatori më i madh i televizonit, te një periudhë që ende shihet si e sigurt, koha e diktaturës.

Zonja Bozo erdhi në skenë për të shpjeguar inxhinjeri dhe sizmiologji, por u bë vetë bullon në ingranazhin e madh të inxhinjerimit mediatiko-social.

Kryeministri, që ka antenat e Ari Gould, talent agent-it të famshëm të serialit hollivudian Entourage, i pikasi këto dy mundësi spini dhe, me guximin e zakonshëm të dikujt që merr vendime vetë dhe i sigurt, e mori mitologjinë e tyre për emblemën e stërpikur me mosbesim të qeverisë.

Duke i dyshuar heroinat e tij, nuk mund të dyshojmë te veprimi efikas i marketingut politik. Nuk është debati këtu nëse e shpëtojnë ose jo Rilindjen e Ramës Bozo dhe Çomo. Ndoshta asgjë nuk e shpëton këtë propozim tashmë tetë vjeçar mitesh të rremë, por rënia në debatin moral për dy zonjat është huqje e thelbit dhe nuk i shërben demontimit të Ramës dhe qeverisë. Madje shkon në të kundërtën.

Rama, edhe njëherë, ka arritur ta lexojë kulturalisht hapësirën e komunikimit publik në Shqipëri dhe vepron në përshtatje me këtë lexim. Antistrofa nuk është përgjigja./Politiko.al

Tags: alfred lelaedi ramaLuljeta BozoNajada Comoopinion

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

Spanjë/ Madridi zgjedh "mbretin", Barcelona kërkon të përfitojë

Nis fushata brenda Infektivit për Çomon, MSH detyron pacienten të dalë me video

OBSH refuzon planet e BE-së për librezat e vaksinimit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com