Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mitet e rreme politike që lulëzuan në kohën e koronavirusit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një doracak për të kuptuar ato që thotë e bën Ilir Meta

Nga Alfred Peza

Kjo periudhë e karantinimit të popullsisë, si masa e vetme mbrojtëse përballë pandemisë globale që ka shkaktuar Covid-19, ka sjellë veç të tjerash edhe problemet e saj në jetën social- ekonomike të vendit. Por, nga ana tjetër na ka ndihmuar në shumë raste, që të shohim më qartë, disa nga mitet e rreme politike përmes të cilave janë munduar që ta realizojnë propagandën e tyre, liderët e opozitës shqiptare.

Mitet janë bindje apo besime kolektive, që nxiten dhe krijohen pa u bazuar në fakte, duke u munduar që ti shesin ato si të vërteta përpara opinionit publik, përmes legjendave urbane, fantazive, dëshirave personale, të dhënave konfuze dhe folklorizmit.

Në pamundësi për ta bazuar luftën e vet politike dhe propagandistike në prova, fakte, dokumente dhe të dhëna të tjera përmes burimesh të besueshme, zyrtare e të pakundërshtueshme, është e njohur qasja e opozitës shqiptare, për tu mbështetur tek mitet e rreme. Me sa duket, si e vetmja mundësi për të hedhur baltë mbi kundërshtarin politik, mazhorancën qeverisëse.

Kjo qasje dhe kulturë opozitare, u pa në rastin kur para epidemisë qeveria kritikohej përmes shifrash e përqindjesh alarmante, se papunësia kishte arritur në nivele që po i detyronin të gjithë që të iknin nga Shqipëria! Ndërsa tani që janë lançuar masat ekonomiko-financiare për përballimin e pasojave të pandemisë, jepen nga opozita shifra sikur të mos ketë ikur kurrë askush, e sikur në këtë vend të mos ketë as edhe një të papunë.

Si ky shembull mund të jepen edhe shumë të tjerë, për ta ilustruar këtë qasje.

Ishte opozita shqiptare ajo që bënte një presion të jashtëzakonshëm në fund të muajit shkurt dhe në ditët e para të muajit mars, për të mbyllur kufijtë e Shqipërisë nga frika e importimit të koronavirusit, përmes udhëtarëve që vinin nga zona dhe shtete që ishin prekur nga pendemia.

Pasi qeveria e mori këtë vendim, ishin të njëjtët që nisën të bënin presionin më maksimal, por këtë radhë për të kundërtën. Duke kërkuar me forcë që të hapen kufijtë dhe të lejoheshin për tu futur brenda të gjithë, në kundërshtim me protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe rregullat e rrepta që dikton karantinimi.

Ishte opozita shqiptare ajo që për ditë e javë akuzoi në fillim Kryeministrin Edi Rama, se përse nuk i mbylli më herët qytetarët shqiptarë brenda nëpër shtëpi, e bashkë me to edhe bizneset dhe shërbimet e tyre, si masë parandaluese ndaj virusit vrasës.

Janë po të njëjtët që pak ditë më parë, e akuzuan mazhorancën socialiste për të kundërtën, pasi Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi kërkesën e qeverisë për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, deri më 23 qershor. Opozita dhe opozitarët shqiptarë, kërkuan në mos hapjen e menjëhershme, përcaktimin që tani të një afati të afërt, ndërkohë që është Komiteti Teknik i Ekspertëve autoriteti që e dikton këtë masë, në varësi të dinamikës së kurbës së të prekurve në terren.

Ishte opozita jonë ajo që në vijimësi e kishte akuzuar qeverinë për fshehjen e shifrave të të prekurve, të të vdekurve, të të shëruarve dhe të rasteve të tjera të rënda, deri tek ato që nuk mereshin në konsideratë nga emergjenca kombëtare.

Ndërsa pak orë më parë, ishin përfaqësuesit e Partisë Demokratike ato që deklaruan se me numrin e të prekurve nga virusi dhe të të vdekurve që ka Shqipëria, “nuk justifikohet aspak zgjatja deri në 23 qershor, kur (shtetet e) tjera me kriza të vërteta shëndetësore, po i zgjasin me 3-4 javë”.

Këto e shumë shembuj të tjerë tregojnë se jo vetëm gënjeshtra, por edhe mitet e rreme politike, i paskan këmbët e shkurtra. Ndaj edhe koha i rrëzoi lulet e tyre dhe nuk i la që të lulëzonin, as tani në pranverën e koronavirusit!

Tags: Alfred Pezakoronavirusmitet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Mbretëria e Bashkuar shënon bilancin më të rëndë për sot në Evropë

Mbretëria e Bashkuar shënon bilancin më të rëndë për sot në Evropë

Pajisjet nga BE/ Basha: Kemi më shumë nevojë për të mbrojtur ekipet shëndetësore dhe njerëzit

Pajisjet nga BE/ Basha: Kemi më shumë nevojë për të mbrojtur ekipet shëndetësore dhe njerëzit

FSHF i çon qeverisë propozimet për rinisjen e kampionatit të futbollit

FSHF i çon qeverisë propozimet për rinisjen e kampionatit të futbollit







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit
Showbizz

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

by mirseda
22:25 | 01/04/2026
0

I ftuar në Top Albania Radio në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron ishte ish-konkurrent i...

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

21:52 | 01/04/2026
Ish-gjenerali: Dislokimi i forcave në Lindjen e Mesme, sinjal për Iranin

Ish-gjenerali: Dislokimi i forcave në Lindjen e Mesme, sinjal për Iranin

21:34 | 01/04/2026
Lavrov: Rusia gati të ndërmjetësojë në konfliktin në Lindjen e Mesme

Lavrov: Rusia gati të ndërmjetësojë në konfliktin në Lindjen e Mesme

21:31 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com